Idriz Zeqiraj: Lidershipi i shantazhuar nga Hashimi rrënoi LDK-në, Vjosa dhe Donika bënë ndryshimin e domosdoshëm
LIDERSHIPI I SHANTAZHUAR NGA HASHIMI RRËNOI LDK-NË,
VJOSA DHE DONIKA BËNË
NDRYSHIMIN E DOMOSDOSHËM

Pranimi
"unanimisht", realisht, është relativ. Prodhimi i pakënaqësive,
tashmë, u manifestua hapur nga nostalgjikët e
atyre që e përzunë Vjosë Oamanin dhe Donikë Gërvallen.
Por,
sa kanë të drejtë kontestuesit e grupimit kundërshtarë të kthimit të Vjosë
Osmanit në LDK si dhe kryesimit të listës garuese dhe të propozimit të 19
kandidatëve për deputetë nga Lista e Vjosës?
Përgjigja e saktë është: Zëro (o) të
drejtë!
Këtë e argumentojmë me fakte:
Në manaxhimin e LDK-së, krahas Isa
Mustafës, hisedar ishte edhe Hashim Thaçi, me SHIK-asit e PDK-së, i cili
rekomandonte edhe emërimin e disa ministrave të LDK-së.
Çmontimi i rugovizmit filloi me mbylljen e
Aktivave. Nga 53 Aktiva në një komunë të nivelit të tretë, u reduktuan në 4
Nëndegë. LDK-Qendër shpërfilli bashkëpunimin me bazën partiake. Përjashtimi i
debatit demokratik dhe mohimi i votës së fshehtë, degradoi LDK-në, deri në
degjenerim, duke e sjellur nga 47 % të lënë në epokën e Rugovës, e zbriti në
9.8 % dhe jo 12 %, siç proklamohet falsifikueshëm, sepse pjesë e garës ishte
edhe Pacolli, me disa partiza minore.
Bojkotuesit e sotëm të Këshillit Përbashkues
të LDK-së, janë ata që koordinuan me PDK-në, respektivisht, PAN-in, për t´ia
vazhduar mandatin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafës dy herë radhazi me
aklamacion, votim të hapur.
Në Kuvendin e 8-të "Zgjedhor",
këta kundërshtarë të sotëm ishin në sallën kuvendore, kur Vjosa kërkoi debat
demokratik dhe votim të fshehtë. Në vend që të dilnin në mbrojte, deri në
ndërprerjen e Kuvdendit, të pakënaqurit e sotëm, "heshtën si
peshqit", për dramën me protagoniste Dr. Vjosë Osmani, atëbotë, vajzë 33
vjeçare!
Lidershipi i ri, i kryesuar nga Lumir
Abdixhiku, ngjalli shpresën e ngritjes në afro 18 %, në zgjedhjet e 9 shkurtit
2025. LVV shtoi ngritjen e pritshme, sepse populli i Kosovës refuzoi kthimin në
pushtet të "komandantëve" të cilët gjykatat vendore dhe ndërkombëtare
i penalizuan për vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas
luftës, si dhe hajninë industriale. Dhe, mbi të gjitha, makro-kontrabandën,
pothuaj se, zyrtare, i shkaktuan miliarda euro humbje shtetit.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Albin
Kurti i ofroi bashkëqeverisje LDK-së, duke refuzuar PAN-in e kriminalizuar.
Por, klani i Mustafës brenda kryesisë, në konspiracion me PDK-në, pengoi
koalicionin.
Qeveria Kurti, për ta bindur Evropën dhe
botën se asgjë e keqe nuk vjen nga hapja e urës së bllokuar mbi Lumin Ibër,
prej një çerek-shekulli, vendosi ndërtimin e dy urave paralele, me atë të
bllokuaren.
Firma e tenderuar filloi punimet me tre
ndërresa, non-stop-, nga frika e ndalimit të punës, sepse reagoi Serbia dhe BE-ja.
Për
çudë, reagimit iu bashkua edhe shefja e Grupit parlamentar të LDK-së dhe
PDK-ja, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese -ndalimin e punimeve-, si ndërtim
një burimor! Ky veprim sabotues irritoi shqiptarët, sepse nuk kishte kohë dhe
mundësi, për t`u marrë me tenderime përzgjedhëse.
Fati i mirë, Komandanti i KFOR-it tha se
"urat i bashkojnë njerëzit". Kjo mjaftoi që ndërresa e tretë të
reduktohet dhe puna të vazhdojë pa frikën e ndërprerjes. Albin Kurti sfidoi dhe
turpëroi Serbinë dhe burokracinë e BE-së. Ndërtoi dy ura, njëherësh, duke e
shumëzuar me zëro (o) Urën e gjigante të harkuar të Evropës, të mbyllur për
qëllime të poshtra e kriminale ndarëse! Dhe, vërtet, asgjë nuk ndodhi.
Caktimi i datës të zgjedhjeve më 28
dhjetor 2025, nga presidentja Vjosë Osmani, pas konsultimit me subjektet
politike, ngjalli reagime sa idioteske aq edhe të turpshme nga opozita. Kjo
ishte një armiqësi e hapur kundër shtetasëve në mërgim. Akuzuan Presidenten pse
favorizoi Mërgatën shqiptare, për të qenë e pranishme në votime, duke
favorizuar edhe LVV. Sipas tyre, kjo u mundëson mërgimtarëve të votojnë me
shumicë për LVV! Opozita "nuk çanë kokën" për rrugëtimet e
kushtueshme dhe të mundimshme të mërgimtarëve dhe humbjen e ditëve të punës së
tyre. E gjithë kjo torturë e mëri e opozitës ndaj Mërgatës, reflektohet në
votimin kundër, hakmarrës.
Ministria e Jashtme dhe e Diasporës, për
lehtësi votimi, hapi disa pika shtesë, përveç Ambasadave dhe Konsullatave, në
disa shtete me të mëdha. P.sh. në Gjermani 10 pika votimi. Arsyetimi ishte
njerëzor, për të shkurtuar distancën që kanë me përfaqësitë diplomatike.
Republika e Bavarisë ka një Konsullatë në Mynih. Kjo mbulon edhe Republikën e
Thüringenit, me 450 km. largësi, por ardhje dhe kthim janë 900 km. Edhe disa
qytete tjera të Bavarisë i ndajnë nga 200 deri në 600 km., dy rrugëtimet. Vetëm
po të konkurronte familjari apo daja, do ta bënin këtë sakrificë rrugëtuese të
largët votuesit.
Ishin pikërisht të pakënaqurit e tanishëm,
për kthimin e Vjosë Osmanit në LDK, ata që e dërguan në Gjykatën Kushtetuese
mos pranimin e hapjes të pikave shtesë për votim në Evropë dhe botë! Dihet
mirëfilli se mërgimtarët kanë qenë me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në e tij. Por,
qasja kaq e vrazhdët ndaj tyre, pakëson simpatinë dhe anëtarësinë në LDK.
- V i j o n -




