Idriz Zeqiraj: Kundërshtarët e Vjosës amnistojnë shkakun, akuzojnë për pasojat!
KUNDËRSHTARËT E VJOSËS AMNISTOJNË SHKAKUN, AKUZOJNË PËR PASOJAT!

Është
padrejtësi, njëherësh, edhe fajësi e madhe e të gjithë atyre që kanë rezerva,
ose kundërshti të hapur kthimin e Vjosë Osmanit në shtëpinë e saj lindake, LDK.
Ata akuzojnë pasojat, duke amnistuar shkakun.
Ishte
29 maji 2015, data kur mbahej Kuvendi i 8-të maskaradë "Zgjedhor" i
LDK-së. Dr. Vjosë Osmani, me guximin qytetar dhe intelektual që e karakterizon,
shpalli kandidaturën për kryetare të LDK-së. Ajo donte ta sfidonte kryetarin
Isa Mustafa, i cili partinë e Dr. Rugovës e kishte bërë bisht e patericë të
PDK-s.
Kryetari
me Kryesinë klan kishin uzurpuar krejt paligjshëm, kryesimin e Kuvendit, edhe
pse tradicionalisht u përket delegatëve ta zgjedhin komisionin drejtues të
Kuvendit.
Debati
që duhet t`i paraprijë zhvillimit të Kuvendit zgjedhor, tashmë, paradoksalisht,
ishte përjashtuar. Sikur nuk mjaftonte kjo, vunë në zbatim klauzolën e shpikur
dhe të shpifur nga klanorët -50+1-, kusht për t`i hyrë garës së presidentit.
Gati
për votim me aklamacion, votim i hapur, me ngritje dore! Vjosë Osmani e
doktoruar në Drejtësi në SHBA, kërkoi, madje ngulmoi për votim të fshehtë,
"sepse po zgjidhet kryetari i LDK-së". Drejtuesit e Kuvendit e dinin
se Isa Mustafa ishte katapultuar në kreun e LDK-së nga Hashim Thaçi me SHIK-un
e tij. Andaj, votës së fshehtë në Kuvend nuk i mbijetonte.
Dr.
Vjosë Osmani, në përballje me matrapazët, shkelës të rregullave dhe ligjeve më
elementare demokratike, kundër ndalimit të debatit demokratik dhe votës së
fshehtë, u largua nga salla kuvendore
Po
atë ditë delegatëve të Degëve të LDK-së të Zvicrës dhe të Gjermanisë, të prirë
nga kryetarja Donikë Gërvalla, nuk iu lejua pjesëmarrja në Kuvend.
Pak
muaj më vonë u mbajt Konventa e LDK-së. Kryetares të Degës ia dhanë materialin
enkas për Konventën. Sapo hyri në sallën e Kuvendit, tre bodiguardë të
ministrave të Isa Mustafës e tërhoqën zvarrë nga salla.
Sjellja
skandaloze, deri në rrugaçëri, u transmetua nga të gjitha mediet vizive dhe të
shkruara. Asaj dite, në shenjë zhgënjimi dhe proteste, mijëra anëtarë u larguan nga LDK-ja.
Rikthimi
i ish-presidentes Dr. Vjosë Osmani dhe pranimi në familjen e saj LDK, është
dëshmi vetëfolëse se ndarja e vitit 2020 ishte më shumë se gabim, ishte faj i
rëndë poilitik i një lidershipi të korracuar nën çadrën e PDK-së dhe SHIK-ut të
saj.
Ndërsa
pala tjetër, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, do të konsiderohej gabim, sikur
të largoheshin dhe të pasivizoheshin, siç ka ndodhur me shumë individë dhe
grupe, të cilët i bërrylonte Lidershipi dhe nuk jepte asnjë mundësi aktivizimi
në strukturat e LDK-së.
Përkundër,
binomi Vjosa-Donika, ishin përkushtuar për misionin e shumëpritur nga
shqiptarët, në përgjithësi, dhe nga populli, në veçanti. Misioni i shenjtë
ishte bërja e ndryshimit të madh dhe jo kundër LDK-së. Synimi ishte largimi nga
pushteti i "komandantëve", të cilët përgjakën kundërshtarët politikë,
të ndihmuar nga shtetet armike të Kosovës, uzurpuan pushtetin dhe zhvatën
pasuritë e brezave shqiptarë.
Bashkë
me "komandantët" u shporrën nga drejtimi i LDK-së, klani që mbajti në
pushtet PDK-në, me aleatët e saj, të koalicionuar në PAN-in kriminal.
- V i j o n -





