Gjon Keka: Pranimi i gazit amerikan do të thotë rreshtim në anën perëndimore të shtetit të Kosovës

2h më parë

Pranimi i gazit amerikan do të thotë rreshtim në anën perëndimore të shtetit të Kosovës brenda Rendit të Ri ndërkombëtar

Nga Gjon Keka

Sa herë që Kosova ka pranuar projektet amerikane, kanë qenë të dobishme ,të natyrshme dhe projekte shpëtimtare për vetë Kosovën dhe ekzistencën e saj si dhe për vetë kombin tonë në përgjithësi; mjafton të kthehemi prapa në histori, projekti i presidentit Wilson me 14 pikat e tij jetike për ekzitencën e kombit tonë për të mos humbur nga harta gjeografike e Europës dhe Botës, pastaj presidenti Klinton me projektin e tij shpëtimtar për popullin e Kosovës dhe ndërhyrjen e ShBA dhe NATO-s ,si dhe presidenti Bush që me deklaratën e tij historike të 10 qershorit të vitit 2007 se :„mjaftë është mjaftë Kosova është e pavarur" tregon mjaftueshëm se sa e rëndësishme është rreshtimi i Kosovës si shtet në krahun gjeopolitik dhe gjeostrategjike me ShBA dhe botën perëndimore, pra është shpëtim gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Kosovës pranimi i gazit apo projektit amerikan.

Nëse refuzohet projekti i gazit të ShBA-s do të ishte vetëvrasje gjeopolitike dhe gjeostrategjike e shtetit të Kosovës, se lëre më vetvrasje politike e atij që e refuzon atë, kjo është tepër e qartë.

Duhet ditur dhe ndoshta askush sot nuk ka arritë ta thotë, se çështja e gazit amerikan nuk është vetëm çështje e energjisë dhe asgjë tjetër, por në fakt është çështje e ekzistencës brenda rendit të Ri ndërkombtar të Kosovës si shtet dhe rreshtimi i saj në krahun e vendeve demokratike dhe të civilizuara të Rendit të Ri ndërkombëtar, sepse ndarja e dy botëve brenda këtij rendi tanimë ka ndodh vetëm se rreshtimet e të gjitha vendeve ende nuk kanë ndodh , prandaj çdo rreshtim i Kosovës në botën tjetër lindore e aziatike do të thoshte vetvrasje e shtetit të Kosovës dhe të ardhmes së tij.

Është jetike, më saktësisht ekzistenciale rreshtimi i Kosovës në anën pozitive e të natyrshme të saj, pra në krahun e ShBA, çështja e gazit amerikan është vetëm hapi i parë në këtë drejtim, sepse lufta e sotme brenda kësaj vije ndarëse të dy botëve të këtij Rendi të Ri ndërkombëtar që po merrë formë shihet nga ky rreshtim dhe nga përputhja me interesat gjeostrategjike, gjeopoplitike të përbashkëta dhe kanalet e këtij gazi amerikan e që nuk do të jetë vetëm gaz në kuptimin simbolik, por edhe siguri dhe energji për vetë Kosovën si shtet dhe për të ardhmen e saj të sigurt drejtë integrimit në Bashkimin Europian dhe anëtarësimit në NATO.

Shpresoj që Kosova dhe udhëheqësit e saj që sot janë në pushtet nuk e bëjnë këtë gabim fatal, pra nuk e fusin Kosovën në qorrsokak dhe në krahun e gabuar të vetvrasjes gjeopolitike e gjeostrategjike nëse e refuzojnë gazin amerikan. Prandaj rreshtimi në krahun e natyrshëm të shtetit të Kosovës në këtë kohë është tepër i rëndësishëm jo vetëm për të tashmen e vendit, e atdheut tonë, por edhe për të ardhmen e tij dhe të brezave që do të vijnë.

Mendjemadhësia se „unë bëjë edhe pa gazin amerikan apo pa amerikën", fjalët boshe, refuzimet e gabimet politike, gjeopolitike e gjeostrategjike jo vetëm që nuk duhet të jenë në mendjet e pushtetarëve pa identitet, vizion e shkurtëpamës, por as edhe të mos dalin më nga goja e tij dhe lëre më të merret ndonjë vendim i tillë i gabuar e fatal për të ardhmen e Kosovës e cila aspiron të jetë pjesë e botës dhe familjes perëndimore e anëtarësuar një ditë në NATO dhe e integruar natyrshëm në Bashkimin Europian.

Pranim i gazit amerikan,pra i projektit amerikan do të ishte një pranim gjeopolitik e gjeostrategjik i shtetit të Kosovës në botën e re të Rendit të Ri ndërkombëtar dhe në rrugën e përbashkët të vendeve perëndimore dhe të civilizuara e demokratike.

Po të ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova do të nënshkruanet një projekt të tillë menjëherë, sepse ai e dinte se populli i Kosovës e gjeti shpëtimin te ShBA dhe vendet mike europiane dhe ai mbështetej vazhdimisht në ta, projektet amerikane ai i shihte si projekte të cilat sjellin paqe, liri, demokraci,pavarësi ,integrim dhe siguri më të madhe kudo që ato realizohen ,prandaj edhe testament i tij është që Kosova të jetë gjithnjë në miqësi me miken e madhe ,shpëtimtaren e Kosovës, ShBA-n.

Me pak fjalë duhe ditur se nuk e ka askush të drejtën e aq me pak pushtetarët e sotëm, që krye në vete ta refuzojnë projektin amerikan të gazit, sepse Kosova, pra shteti i Kosovës nuk është i tyre, as i lëvizjes së tyre politike apo partisë, por i popullit të Kosovës, i paraardhësve, heronjëve, dëshmorëve, i atyre që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë ,e pavarur dhe pjesë e botës perëndimore demokratik, në miqësi të sigurt me ShBA dhe e brezave që do të duhej të rriten të sigurt në gjirin apo kahërorin shpëtimtar amerikan dhe brenda kësaj ombrelle të përbashkët me ShBA dhe vendet tjera mike europiane.