Gjon Keka: E ndiej veten të bekuar që linda dhe u rrita në epokën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe figurave të tjera mbikohore

2h më parë

E ndiej veten të bekuar që linda dhe u rrita në epokën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe figurave të tjera mbikohore

Nga Gjon Keka

Duhet ta ndiejmë veten të bekuar që na ka ra me lind e me u rritë në epokën e disa nga njerëzve të mëdhenjë të kombit tonë sikur ishte presidenti dr.Ibrsahim Rugova, Nënë Tereza, prof.Anton Çetta, prof.Ukshin Hoti etj.

Unë për vete e falëndëroj Zotin që më ka lind në epokën e këtyre figurave të mëdha të kombit tonë.

Sot, nuk ka më asnjë që ecën gjurmëve të këtyre personaliteteve mbikohore të kombit tonë ,ka mbetë Kosova në duar të njerëzve pa vizion, pa urtësi dhe pa identitet të qartë kombëtar europian dhe pa orientim të qartë europian.

Shpresoj që djersa e fryma e këtyre njerëzve të mëdhenjë të kombit tonë dhe gjaku i dëshmorëve e heronjë të bëhen arsye që kombi ynë dhe vetë Kosova si popull e shtet të shpëtohen e të mos bie në humnerë , mjerim dhe në gropën e haxhiqamilizmit.

Sot kur po kujtojmë ditën e hyrjes së trupave shpëtimtare të NATO në Kosovë, pra datën 12 qershor 1999 si datën e çlirimit, duhet t'ia vëmë gishtin kokës sonë se pa miken tonë ShBA,NATO dhe vendet mike europiane, ,pastaj pa dr.Ibrahim Rugovën, si dhe pa ushtarët e lirisë dhe personalitet tjera të cekura më lartë nuk do të kishte as liri, as pavarësi e as të ardhme si popull ,shoqëri, e shtet.

Faleminderit nga zemra për miqtë si ShBA, NATO dhe vendet mike europiane.

Faleminderit nga zemra për sakrificën,vizionin e durimin, kontributin e përpjekjet të presidentit Ibrahim Rugova, herozmin e ushtarëve të lirisë, dëshmorëve dhe heronjëve, ne vërtetë ishim dhe jemi të bekuar me figurat tona që u cekën këtu e që janë frymëzimi ynë dhe llambat tona të ndriçimit të rrugës sonë drejt rikthimit në familjen europiane.

Figurat e tilla të lartëcekura ashtu sikur figura e pavdekshme e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) janë frymëzim i im sot e deri në frymën e fundit.