Gjon Keka: Avokatë të ideologjisë fetare nuk i nevojiten Kosovës si shtet laik
Avokatë të ideologjisë fetare nuk i nevojiten Kosovës si shtet laik

Avokatët
e ideologjisë fetare apo të pushtetit të Errësirës, nuk mund ta ndalin
Ringjalljen dhe Rikthimin në udhën e Gjergj Kastriotit të kombit tonë, as
dritën dhe as të ardhmen dhe rikthimin në familjen e natyrshme europiane.
Për
t'ia rikujtuar avokatëve të tillë të ideologjisë fetar se deri më sot askush nuk ka mundur t'i mposhtë bijtë e
dritës dhe të Gjergj Kastriotit.
Tek
Romakëve 8: 31, 33, 34, shkruan:
„Ç'të
themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër
nesh?"...Kush do t'i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Askush, sepse
Perëndia është ai që i bën të drejtë.
Kush është ai që do t'i dënojë? Askush,..."
Po
të ishte avokat i drejtësisë së paanshme dhe atdhetar, kur sulmohen e njollosen
figurat kombëtare e humane si : Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) Pjetër Bogdani,
Idriz Seferi, Nënë Tereza etj, pastaj kur gjuha jonë arbërore sulmohet ,kur
identiteti ynë kombëtar sulmohet,kur njerëzit e lirë të Dardanisë kërcënohen
nga errësira e ideologjisë islamike, pse ky i ashtuquajturi avokat nuk ka ngre
asnjë padi deri më sot?
Avokat
të ideologjisë fetare sikur i ashtuquajturi avokat Asdren Bytyqi nuk i
nevojiten Kosovës si një shtet laik, sepse lloji i këtij të ashtuquajturi
avokat nesër mund të jetë edhe avokat i një lloji të "shtetit islamik të
Kosovës".


