Florim Zeqa: Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!
Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Shkruan: Florim Zeqa
Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk
kishin për çka dhe për kë të votojnë! Qytetari nuk del të votojë kot, dëshiron
alternativë të re dhe të qartë zhvillimore për vendin, e jo përseritje të së
njëjtës lojë të pandershme politike!
Abstenimi në zgjedhje, shuplakë ndaj
kësaj klase politike
Qytetarët janë lodhur nga ata që e
përdorin shtetin për interesat e tyre personale, grupore apo partiake. Pesë
palë zgjedhje në 16 muaj janë dëshmi e papërgjegjshmërisë politike dhe
shtetërore të liderëve partiakë.
Bojkoti
dhe abstenimi i zgjedhjeve nga qytetarët është thirrje e fuqishme për ndryshim,
është ndëshkim ndaj partive politike dhe politikanëve të papërgjegjshëm
kosov®arë.
U
bojkotuan zgjedhjet për faktin se qytetarët e duan më shumë shtetin sesa
politikanët, të cilat po vazhdojnë me avazin e vjetër të kapjes së
institucioneve shtetërore!
Bojkoti
apo abstenimi në zgjedhje është shuplakë e fortë ndaj kësaj klase politike e
cila i ka shkëputur lidhjet me votuesit, për të cilët i bie ndërmend vetëm në
pragë të zgjedhjeve!
Unë Presidente o s'ka qeveri për
Kosovën!
Kjo është thirrja më e çmendur dhe më e
tmerrshme që kam dëgjuar në këto vitet e paspavërësisë së Kosovës, që ndryshe i
bie sikurse zënja e banesave dhe pronave publike pas lufte, "Kjo është e
ima, mos e prek...!"
Kërcënimi
i Vjosa Osmani-Sadriu pas përfundimit të zgjedhjve, duke vazhduar në stilin e
saj të vetëkënaqësisë për 2-3 mijë vota që ia shtoj LDK-së për vendin e tretë,
e ekzaltuar deklaroj :"????????????????????????????????????????????????? ???????????? ???????? ???????????????????? ???????? ????????????????????????????????? ???????????????????? ???????????? ????????????? ????????????????????????????????????????"!
Ish
presidentja Vjosa Osmani, tani deputete e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës si
bartëse e listës së LDK-së, pas fitores bindëse të Albin Kurtit, menjëherë
filloj me sitilin e saj arrogant duke i vënë kushte fituesit të zgjedhjeve nga
pozicioni i partisë së tretë në vend!
Pesha
e saj (e vogël) politike jo vetëm që nuk është garanci stabiliteti politik, nuk
i jepë asaj komoditetin as të mendoj për postin e presidentes e lërë më të
zgjidhet për herën e dytë!
Fjalori
arrogant i Vjosa Osmanit se Vetëvendosja 's'ka asnjë arsye ta refuzojë' emrin e
saj për presidente, do të reflektojë negativisht në arritjen e një marrëveshje
politike mes LVV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje të mundshme!
T'i
vëshë kushte partisë pothuajse fituese absolute e zgjedhjeve me 17 % të votave
si subjekt politik dhe me peshë të vogël personale, duket çmenduri politike e
Vjosa Osmanit!
Një
personalitet si Vjosa Osmani e cila nuk paraqet unitet politik në partinë e
saj, si do të krijojë unitet mes forcave politike në vend!?
Edhe
përkundër entuziazmit të madh për ngritjen e lehtë, LDK-ja mbetet sërish e
treta dhe me një distancë të madhe prej mbi 25% nga Vetëvendosja!
Me
këtë entuziazëm, Abdixhiku këtë rezultat që e mbanë partinë në pozicionin e
tretë, po e kthen në një festë për të forcuar pozicionin e tij brenda partisë,
pasi në realitet nuk bëhet fjalë për rikthimin e madh të LDK-së, pasi ajo
mbetet sërish në vendin e tretë!
Me
këtë rezultat, LDK përveq kapjes nga grupet e interesit, tani është edhe e
ngulfatur nga nepotizmi i binomit Lumiri-Vjosa, të cilët nuk kanë gjë të
përbashkët me filozofinë politike rugoviane, e aq më pak me interesin e shtetit!
Vendi
i tretë, i idhët për LDK-në, i lumtur për binomin fatkeq Lumiri-Vjosa!
Batuta
zgjedhore "13-18", "18-13..."!
Përkthyer
ndryshe i bie vendnumërim për LDK-në!
Republika
e Kosovës nuk është pronë private, presidenca nuk është monarki që trashëgohet
nga askush. Kosova ka qenë më mirë para ardhjes së Vjosës presidente, sikurse
LDK pa Lumirin në krye të saj!
Për fund, një thirrje publike për Vjosa
Osmanin
Motermira Vjosë, para Teje i kemi pasur
edhe pesë President, por, asnjëri prej tyre nuk ka rënë në këtë deregje, për ta
kërkuar edhe mandatin e dytë!
Lirohu
nga egoja për pushtet për hirë të dinjitetit njerëzor dhe imazhit pozitiv që
kishe tek qytetarët e Kosovës!
Tërheqja
nga ambicia për mandatin e dytë presidencial do t'ua shtojë mbështetjen dhe
respektin e qytetarëve.
Në
të kundërtën, sëmundja (egoja) e juaj nuk do të gjejë shërim nga Albin Kurti
dhe as nga opozita e përçarë!
Egoja
dhe urrejtja e rrënojnë çdo personalitet!


