Florim Zeqa: Artistët na e sollën Shqipërinë në Itali

Artistët na e sollën Shqipërinë në Itali
Në mbrëmjen e 21 shtatorit në Teatrin
"Marcello Mascherini", nën patronatin e Këshilltarit Komunal, z.
Ervin Ramaliu në Azzano Decimo (PN) u mbajt koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe
Valleve nga Tirana.

Shqipëria e këngëve dhe valleve të traditës popullore
Programin e hapi koreografi Enkel Zhuti, ideator
dhe organizator i këtij eventi muzikor, i cili i falenderoj të gjithë
pjesëmarrësit, në veçanti, Dott, Massimo Piccini (Kryetar i komunës në Azzano
Decimo), Paul Vatamanu (Kryetar i Këshillit Komunal), dhe të madhin Ervin
Ramaliu (Këshilltar Komunal i Deleguar për Politikat e Emigracionit), të cilët
prezantuan me nga një fjalë përshendetëse.
Kurse
programin artistik e hapi moderatorja e shkëlqyer dhe më përvojë në prezantimin
e eventeve kulturore në Shqipëri, Suela Demiri e cila i falenderoj të gjithë
organizatorët e këtij eventi artistik dhe ju urojë mirëseardhje me fjalët e
shpirtit të gjithë atyre që ishin të pranishëm në këtë mbrëmje të hareshme; "Ne nuk kemi ardhur thjesht për një koncert, ne
kemi ardhur këtu për t'iu sjellur këtu Shqipërinë e këngëve dhe valleve, të
traditës, të ritmeve, të ngjyrave dhe energjinë e jashtëzakonshme të
shqiptarëve".
Muzika, këngët dhe vallet janë arti më i bukur që e
kuptojnë të gjithë popujt e botës
Vërtetë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të
Tiranës na bëri të ndjehemi krenarë jemi që jemi shqiptarë.
Ishin 33
artistët e kalibrit kombëtar me kostume të llojllojshme që i sollën në mesin e
mërgimtarëve vallet dhe këngët më të bukura nga të gjitha trevat shqiptare nga
jugu në veri të Shqipërisë.
Muzika, vallet
dhe kostumet e bukura tradicionale tashmë janë një trashëgimi e njohur jo vetëm
për komunitetet e tjera në Itali, por e njohur edhe nga UNESCO.
Ansambli
Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore e dëshmoj se këngët dhe vallet janë
elemente të fuqishme për bashkimin e njerëzve dhe përhapjen e kulturës sonë
edhe përtej kufijve të shtetit shqiptarë, duke dhënë mesazhin e paqes,
integrimit dhe bashkëjetesës mes popujve.
Ishte ky një
privilegj i madh dhe i jashtëzakonshëm për të gjithë mërgimtarët që t'i
përcjellin nga afër ajkën e artistëve të kalibrit kombëtarë, të cilët i
shpalosën para nesh vlerat artistike dhe muzikore, kostumet dhe traditat tona
popullore.
Të gjitha
këngët dhe vallet ishin live të përcjellura nga tingujt e bukur të
instrumenteve tradicionale popullore nga mjeshtrit e orkestrës profesioniste
nga Tirana.
Padyshim,
secili prej tyre e meriton të vlerësohet për përformancën e shkëlqyer para
publikut, por meqë numri i tyre ishte i madh, po ju themi nga zemra të
gjithëve, faleminderit që na kënaqët dhe na mbushët shpirtin me atdhedashuri me
këngët dhe vallet e bukura popullore nga të gjitha trevave etnike.
Shqipëria edhe
pse një vend i vogël në hartë, ka shumë begati popullore, tradita, ngjyra kostumesh
tradicionale të cilat varijojnë nga njëra krahinë tek tjetra, porqë e kanë një
gjë të përbashkët-shpirtin e shqiptarit, atë që e bartë secili mërgimtarë në
vendin e huaj, që na e sollën artistët nga Shqipëria.
Të gjithë
këngëtarët dhe valletarët ishin në nivelin e lartë profesional dhe artistik, të
cilët e elektrizuan atmosferën në ambientet e Teatrit "Mascherini" në
Azzano Decimo.
Falenderim për
Drejtorin Artistik të Ansamblit, z. Sokol Marsi, për Koreografin Genc Kastrati
si dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Operas dhe Baletit, z. Aulon Naçi.
Organizim i shkëlqyer dhe madhështorë
Mërgimtarët në Azzano Decimo dhe rrethinë,
asnjëherë më parë nuk e kanë përjetuar një organizim kaq të shkëlqyer dhe
madhështorë! E gjithë kjo është meritë e punës së palodhshme të veprimtarit të
devotshëm të çështjes kombëtare, të madhit Ervin Ramaliu i ndihmuar nga
bashkëshortja Flogerta Baça dhe vajza Alisa Ramaliu, të cilat e mbështetën
fuqishëm me tërë qenjen e tyre gjatë gjithë kohës duke i dhënë forcën dhe kurajon
shpirtërore. Përderisa Ervini forcën shpirtërore e kishte nga familja,
mbështetjen morale e gjeti tek bashkëpunëtorët dhe miqtë e vërtetë dhe të
sinqertë, të cilët i dhanë vullnet dhe kurajo deri në përmbylljen e këtij
aktiviteti kulturor.
Ne shqiptarët
kemi arsye të ndjehemi krenarë me punën dhe angazhimin vlerëmadh dhe
shumëdimensional të bashkombasit tonë, Ervin Ramaliu, veprimtarë i çështjes
kombëtare dhe Këshilltari i parë komunal në pjesën veriore të Italisë, i cili
me dinjitet të lartë po i prezanton vlerat tona kombëtare dhe më përkushtim të
madh po i organizon dhe mbron të drejtat e të gjithë emigrantëve në rajonin ku
jeton. Të lumtë Ervin, jeni krenaria jonë kombëtare!
Realizimi i një ëndrre jetësore
Pjesëmarrës në këtë event të madh kombëtarë ishin
mërgimtarët e ardhur nga disa provinca dhe qytete të pjesës veriore të Italisë,
filluar nga Pordenone, Trieste, Vicenza, Treviso etj.
Po ashtu, në
këtë ngjarje prezent ishin kamerat televizive, gazetar dhe publicist të
mediumeve shqiptare dhe atyre italiane, si Mirella Piccini gazetare nga
Gazzettino, Florim Zeqa nga Kosova Sot dhe International Web Post.
Turneu i parë
i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës në Itali ishte ëndërr
kahmotshme e organizatorit dhe koreeografit Enkel Zhuti, i cili ëndrrën e tij e
realizoj në katër qytete: Breschia, Torino, Azzano Decimo dhe Rovereto, kurse
për shumicën e mërgimtarëve takimi me Ansamblin Kombëtar ishte ëndërr jetësore.
Shqiptarët e
emigruar në Itali e gjetën një atdhe të dytë, duke marrë me vete gjuhën,
identitetin, kulturën dhe traditat e bukura shqiptare.
Vitet kaluan,
por shqiptarët mbetën të njëjtë, ata që ishin dekada më parë, me mallin dhe
dashurinë, me shpresën e pashuar për kthim në atdheun e tyre, e cila vlon si
vullkan në shpirtin e secilit mërgimtarë!
Na mbanë shpresa reale, që në dekadën e dytë të
mileniumit të tretë do ta realizojmë edhe ëndrrën e madhe të bashkimit të
trojeve tona etnike!
Zoti e bekoftë idealin e bashkimit kombëtar!
Zoti i bekoftë
shqiptarët!
Zoti i bekoftë
mërgimtarët!
Florim Zeqa, 23.09.2026










