Fahri Xharra: Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim
Ne të pluhurit dhe të llaçit harruam se kush ishim
Shkruan
Fahri
Xharra
«Nëpër
fytyrat tona rrëshqiti një gëzim, dhe ndër zemrat tona ngriti një fole, e një
jete, e bukur e një jete të re, me dëshira të shumta, po buzëqesh ne lulëzim «
-kështu kisha nxënë nga Migjeni t`i gëzohem fitores ,fitores së madhe .
Ishte
koha kur ne kërkonim dhe bukur gjatë ndër shekuj : Pak dritë! Pak dritë, o
shok, o vëlla. Të lutem, pak dritë në
këtë natë kur shpirti vuan , kur të dhëmb dhe e di se ç’të dhemb e ku të dhemb ; kur urrenim dhe e dinim se ç ‘urrenim, kur donim dhe dinim se ç ‘donim : Ishte drita
, ishte dielli , ishte dija që na mungonte me shekuj .
Askush nuk na njihte , as ata që përpara nesh loznin
nuk na njihnin .Po pse ? Errësira i
kishte ndryshkur shekujt dhe ata edhe pse na njihnin loznin për hesapin e tyre e në për hesapin tonë
. Ne ishim të pluhurit dhe llaçit dhe telashet tona shpresonim që na i dinte vetëm zoti.
Ndoshta
na kishin hallin apostujt e mëshirës dhe
te dashurisë… Ndoshta, ndoshta…
«
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezur! Me flakën e pishës në qiellin e natës ta shkruejsha kushtrimin »-kishte nga ata që
e kërkonin por shpejtë digjeshin si
mizat e natës rreth dritës së qiriut .
Por
sidoqoftë edhe pse atëherë gjithkush i
kishte punët dhe telashet e veta, ashtu
edhe ne : dhe pse shumë herët kishim
fillua me shikua punët tona . Edhe pse
ecnim nga dalë edhe pse shikonim djathtas e majtas , edhe pse buza nuk na
qeshte kurrë, por gjithnjë ecnim deri sa të mbërrinim në cakun tonë. Ishte vështirë ; tradhti pas tradhtie ,pluhur
pas pluhuri që të zinte frymën , llaç pas llaçi
ku ngeleshin këmbët deri në gjunjë, por ne ishim te llaçit, të pluhurit, të urisë, të
territ, të pa dijes dhe ..
Askush
nuk na njihte , ndoshta edhe na njihnin por ne e kishim famën e keqe ,dhe
ngurronin të na ndihmonin.
Dergjeshim n ‘errësire pa gjumë dhe pa dritë… Askush
s’na dëgjonte , çirreshim kot më kot,
nata ishte e shurdhër , e shurdha nuk ka
jehonë.
Ne
ishim të llaçit dhe shtëpitë nga llaçi i kishim , ne ishim të pluhurit edhe me
bukën tonë pluhurin e kishim mëlmesë. Ne ishim në terr…..
Kur
gjeli këndon thonë se asht drita afër ,
– Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur
ti këndon thonë se asht afër drita… Por
ne s’ i besonim fjalëve të botës……
…Dhe
dallëndyshja erdhi… Si shpirt n ` ekstazë, ne hovin e shenjt u shtri, me
qiellin rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare~ mandej poshtë vërsulet tue dhurue me cicërim përshëndetje një mijë.
…Dhe
vesa shkëlqen… Ne një pike t` argjendtë pasqyrohet jeta , tërheqëse si ëndrra
dhe si vizatimi ndër orët e hyjnimit, kur shpërthen agimi e rrezet e arta
rrëshqasin ndër fleta. »
Dhe
një ditë nëpër fytyrat tona vezulloi
gëzimi , filloi një jetë e re, por ne e harruam, shpejtë e harruam që ishim të
llaçit e pluhurit .
Zoti
e bëftë mirë për ne ! : “Nëse sot flasin profetët e rremë , nesër ka turbullira
dhe gjak”.. (A. Sh.)
Fahri Xharra &
Migjeni















