Entela Binjaku: Shqipëria pret Seminarin e 29-të të Minoriteteve Sllave në Europë

2h më parë

Shqipëria pret Seminarin e 29-të të Minoriteteve Sllave në Europë

Nga Entela Binjaku

Shqipëria sapo ka realizuar edhe një hap tjetër drejt BE-së: në takimin e tetë të Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë të mbajtur në Bruksel u konfirmua përmbushja e piketave të ndërmjetme nga vendi ynë dhe u përcaktuan piketat përmbyllëse për Grupkapitullin 1 “Themeloret”.  Në angazhimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian zënë edhe pakicat kombëtare. Javën që vjen  në Tiranë pritet të vijnë anëtarë të Grupit të Punës të Pakicave Sllave (AGSM) në Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Prej datës 4 deri në 7 qershor do të mbahet Seminari i 29-të i këtij Grupi që ka vendosur që përvjetorin e 30-të themelimit ta përkujtojë në Shqipëri. Ky Seminar i përvitshëm, mbahet për herë të parë në vendin tonë dhe  ka  partnere organizatën anëtare  të FUEN-it,  Shoqatën Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë e drejtuar nga z. Nikolla Gjurgjaj.  Hapja Zyrtare e Seminarit të 29-të të AGSM-së do të mbahet në mjediset e Hotel "Tiranës" më 4 qershor 2026 ndërsa pritet me interes diskutimi në Panel: “Ballkani Perëndimor dhe pakicat e tij  kombëtare në rrugën drejt BE-së”.  Ky Grup u themelua në vitin 1996 dhe bashkon organizatat e pakicave sllave nga vende të ndryshme evropiane. Si pjesë e rrjetit të FUEN-it, ai u ofron anëtarëve të tij një platformë për shkëmbim, bashkëpunim dhe përfaqësim të përbashkët të interesave.  Seminaret mbahen çdo vit në një rajon të ndryshëm ku jeton një minoritetet sllave dhe që u ofron njohuri nga terreni mbi situatën e minoritetit përkatës.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të FUEN-it:  "Seminari do të mbledhë përfaqësues të minoriteteve sllave nga e gjithë Evropa dhe do të ofrojë hapësirë për shkëmbim, rrjetëzim dhe konsultime të brendshme. Vetë organizata e cilësinë tejet të rëndësishëm këtë organizim "për grupin e punës dhe për folësin e tij, Dr. Hartmut Leipner, Zëvendëspresident i FUEN"-it. Sipas njoftimi të kryer në faqen e fuen.org në qendër të Seminarit pritet të jenë tema me rëndësi për minoritetin  kombëtare maqedonase në Shqipëri, si dhe në çështjet e gjuhës, arsimit, identitetit kulturor, pjesëmarrjes politike dhe njohjes institucionale. Përveç kësaj, seminari do të trajtojë rolin e minoriteteve kombëtare në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Diskutimet do të përqendrohen në rëndësinë e të drejtave të minoriteteve, sundimin e ligjit, bashkëpunimin ndërkufitar dhe pjesëmarrjen sociale për perspektivën evropiane të rajonit. Sidomos në një rajon të larmishëm si Ballkani Perëndimor, pakicat nuk janë vetëm subjekte mbrojtjeje, por edhe aktorë të dialogut dhe mirëkuptimit rajonal. Pritet që në seminar të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat e minoriteteve, politika, administrata, akademia dhe shoqëria civile. Përveç kontributeve dhe diskutimeve të ekspertëve, janë planifikuar edhe sesione pune të brendshme të AGSM-së, gjatë të cilave organizatat anëtare do të raportojnë mbi zhvillimet aktuale në komunitetet e tyre dhe do të koordinojnë veprimtaritë e ardhshme. Takimet me vendin pritës janë gjithashtu pjesë e programit: pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi historinë e Shqipërisë, realitetin e sotëm dhe peizazhin institucional, si dhe mbi gjurmët e minoriteteve në Tiranë. Për të gjithë të interesuarit Seminari mund të ndiqet në kanalet e mediave sociale të FUEN-it.