Bashkim Saliasi: Cilët janë faktorët që zgjasin jetën e njeriut?!
CILËT JANË FAKTORËT QË ZGJASIN JETËN E NJERIUT?!

Ajo,
që është për t’u theksuar, se cilët janë faktorët që zgjasin jetën dhe rrisin
jetëgjatësinë, është të kuptuarit e rëndësisë që luajnë faktorët e mjedisit në
jetën e njeriut. Që të jetosh gjatë, në thelb do të thotë, që të dish të
parashikosh e, të administrosh sa më mirë të ardhmen tënde dhe, kjo, në një
masë të konsiderueshme, varet nga aftësitë që individi përfiton gjatë disa
dhjetëvjeçarëve të përvojës së tij jetësore.
Një
program ushtrimesh i moderuar, i rregullt dhe i qëndrueshëm është një ndër
rrugët më të sigurta që i duhet njeriut për të jetuar mbi 100 vjet. Ajri i
pastër ka një ndikim pozitiv në trupin e njeriut dhe në rritjen e jetëgjatësisë
së tij. Në ato vende ku ajri është i pastër nuk ka ndotje, popullsia është më e
rrallë dhe jeta e banorëve që jetojnë në këto mjedise është e qetë dhe më e
gjatë.
Përkundrazi
në zonat urbane dhe, sidomos në qytetet e mëdha ku zhurma, tymrat e makinve,
oxhaqet e fabrikave, ku ajri është më i dendur dhe sasia e oksigjenit është më
e paktë edhe jetëgjatësia është më e shkurtër.
Lind
pyetja? - Po cilët janë faktorët që
ndotin ajrin dhe ulin jetëgjatësinë?
Ndër
faktorët që janë studiuar është dal në përfundim se duhani, pluhuri, rrezatimi,
thatësira ose lagështia e ajrit, avujt e gatimit, tymi i diegies së makinave,
bakteriet, gazra nga lëndët djegëse, mbetjet urbane etj, ulin jetëgjatësinë e
njeriut.
Një
ndër ndotësit më të mëdhenj për njeriun është tymi i duhanit i cili liron
helmin nikotinë. Elementet më aktive dhe më dëmtues për organizmin e njeriut
përmendim: monoksidin e karbonit, dyoksidin e azotit, formaldehidi, etj.
Përdorimi
i duhanit në mjedise të brendshme kontribuon në ndotjen e ajrit ku jeton
njeriu. Jetëgjatësia e personave që pinë duhan është shumë më e shkurtër sesa e
atyre që nuk pinë atë. Shkurtimi i jetëgjatësisë së duhanxhinjve shkon
përpjestimisht me kohëzgjatjen dhe sasinë e pirjes së duhanit. P.sh. Për një
njeri që ka përdorur duhanin për një periudhë 10-15 vjeçare jetëgjatësia
shkurtohet tre herë.
Personat
që përdorin duhanin kanë vdekshmëri më të madhe nga sëmundjet kronike të
zemrës, të enëve të gjakut në tru, të organeve të frymëmarrjes, kanceri në
organet e ndryshme, etj. Rrezikshmëria e shfaqes së kancerit nën ndikimin e
duhanit varet nga disa faktorë:
-Numri
i cigareve të konsumuara, kohëzgjatja e përdorimit të duhanit, mosha e fillimit
të duhanit, sasia e tymit të duhanit që thithë në mushkri, lloji i duhanit që
përdorin, mënyra e përdorimit të duhanit, shoqërimi me pije alkolike, etj.
Përdorimi
i duhanit është i dëmshëm njësojë si për burrat dhe për gratë. Por, përdorimi
nga grat me barrë paraqet një problem se, ai i dëmton rëndë fëmijën në mitër.
Fëmijët e këtyre nënave kanë një peshë 200 gram më të vogël në krahasim me
fëmijët e atyre që nuk pinë duhan.
Kur
nëna e fëmijës pi 20 cigare në ditë vdekshmëria gjatë lindjes rritet 20% dhe në
40% kur nëna pi më shumë se 20 cigare në ditë. Shkencërisht është vërtetuar se
fëmijë e nënave që pinë duhan kanë prapambetje jo vetëm të zhvillimit fizik të
tyre, por edhe të zhvillimit mendor dhe emocional. Te gratë duhani ka edhe
ndikime negative në biologjizmin e përgjithshëm të saj.
Te
këto gra ndërpriten më shpejtë periodat në krahasim me gratë që nuk e pinë
duhanin. Të dhënat shkencore tregojnë se gratë që nuk pinë duhan dhe janë të
martuara me duhanxhinj kanë probabilitet për të zhvilluar kancer të rrugëve të
frumëarrjes dhe të mushkërive 30% më të madhe se gratë analoge të martuara me
joduhanxhinj.
Ndër
faktorët që ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë janë: Lëvizja dhe shëtitjet në
ajër të pastër në lëndina, pyje apo parqe, ekskursionet etj. Të ecurit luan një
rol jo vetëm në mirëmbajtjen e organizmit në tërësi, por dhe në reabilitimin
dhe parandalimin e disa sëmundjeve.
Ecja
lufton dhjamosjen, mban memorien te freskët, lufton kancerin e prostatës.
Këshillohen që në javë të ecet 15 km që mund të bëhet në çdo kohë të ditës,
domethënë 2 km në ditë. Organizimi i udhëtimeve zgjeron mendjen e njeriut dhe
krijon shumë kënaqësi tek ata. Soditja me sy e hapësirave dhe pamjeve të
ndryshme, të cilat njëra pas tjetrës të befasojnë, e simulojnë vazhdimisht
trurin e njeriut. Organizimi i vizitave në park, muze, në galeri, një ekspozitë
apo dhe peisazheve të çfarëdoshm, te njerëzit zhvillohen stimuj shumë pozitivë
të cilët përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme gjendjen emocionale.
Udhëtimi
është një lloji braktisje e realitetit të zakonshëm, për të depërtuar në një
realitet të paeksploruar, i cili ngjet më shumë se me një ëndërr të bukur.
Ushtrimet fizike zgjasin jetën e hipertonikëve, parandalojnë zhvillimin e
diabetit, largojnë depresionin, të mbrojnë nga infeksionet, luftojnë kancerin.
Të
ecurit bënë mirë edhe për sëmundjet e mushkrive, për artritet, për osteoporozën
si dhe për arteriosklerozën. Të ecurit në ujë ka përparësi se gjatë saj, jo
vetëm se digjen më shumë kalori, por se edhe mundësitë e shkarkimit të
dëmtimeve traumatike në këmbë janë shumë të vogëla.
Një
ndër faktorët që luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë është dhe
ngrënia e mëngjesit të bollshëm, i pasur me karbohidrate dhe protein të
cilësisë së lartë, sepse siguron kaloritë dhe jep energjitë e nevojshme për të
kryer veprimtari të ndryshme gjatë ditës. Ngrënia e një mëngjezi rrit shkallën
e vëmendjes dhe pakson dukshëm stresin.
Dashuria
ju zgjatë jetën. Është një faktor i njohur se te njerëzit e dashuruar krijohet
një ndjenjë emocionale e veçantë, në të cilat spikatin mjaftë nota pozitive dhe
optimiste.
Njerëzit
që dashurojnë bëjnë një jetë më të lumtur dhe janë më të kënaqur me jetën. Studimet
kanë treguar se të dashuruarit, jo vetëm që janë më të lumtur dhe me gjëndje
emocionale më të mirë, por kanë një system imunitar më të fortë dhe janë më pak
të rrezikuar nga sëmundjet të cilat prekin njeriun dhe rrezikojnë jetën.
Edhe
gjumi luan një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Përveç gjumit të
natës edhe gjumit i pasdites ndihmon në çlodhjen e shpejtë dhe në ripërtëritjen
e forcave për punë, por ka ndikim të drejtë për drejtë në shëndetin dhe
jetëgjatësinë e njeriut.
Produktet
ushqimore dhe mënyra e të ushqyerit ndikojnë në shëndet dhe në jetëgjatësi, por
rëndësi ka që njeriu të zotërojë njohuri të plota mbi vlerat e kalorive që ai
duhet të marrë për t’u ushqyer gjatë jetës së tij. Rëndësi ka që të respektohet
orari i ngrënies dhe të përdoren sa më shumë fruta e zarzavate.
Është
e kuptueshme se ajëri i pastër dhe natyra e hapur kanë ndikime pozitive në
trupin e njeriut dhe në jetëgjatësinë e tij. Ajëri i pastër, gjelbërimi dhe
natyra e hapur ta shtojnë jetën. Mos harrojmë se gjendja emocionale e njeriut
luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e tij dhe në rritjen e jetëgjatësisë.
Shmangia nga stresi do të thotë shmangie nga sëmundja.
Të
gjithë stresohemi, por njeriu duhet t’i administroi streset e jetës. E qeshura të shton
jetën, të jep kënaqësi dhe ndikon në gjendjen emocionale dhe biologjizmin e
organizmit të njeriut e, si rezultat, ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë.
Fytyra
e qeshur është është kripa e bukurisë, - ka thënë Gëte. Kam njohur një mik
që kur ishte në moment të vështira këndonte dhe qeshte. Në këtë mënyrë ai
largonte stresin dhe mërzitjen.
Së
fundi në këtë shkrim do theksoja se higjena e ruajtjes dhe e gatimit të
ushqimeve përbënë strumbullarin e rritjes së jetëgjatësisë. Nuk do ishte me
vend që të harrojmë rolin që luan pirja e ujit gjashtë deri në tetë gota në
ditë i cili është i nevojshëm për zhvillimin normal të metabolizmit në inde.
Përdorimi i kafesë më shumë se dy filxhan shkakton shqetësime në sistemin
nervor, rrit nivelin e kolisterolit në gjak dhe shton rrezikun e çrregullimit
të punës së zemrës dhe largon gjumin.
Tiranë/ 06/06/2026



