Ardian Ndreca: Regjimi asht në grahmat e fundit, po cofë i deformuem prej peshës së krimit

Regjimi
asht në grahmat e fundit, po cofë i deformuem prej peshës së krimit
Dy
figurat ma të urryeme janë në kilometrin e fundit dhe shkak u ba lidhja që
shqiptarët kanë me tokën e tyne. Këto ditë ata po tregojnë se nuk pranojnë që
“res publica” të shitet copa-copa.
Ndërkaq
presidenti kukull i Republikës nuk ka nji fjalë të vetme për protestuesit,
ndërsa vetë PS-ja asht nji kufomë në qelbje e sipër!
Në
bulevardin "Dëshmorët e Kombit" po shohim nji fenomen që filozofi
francez Pierre Lévy e ka quejtë “qyteti inteligjent”.
Jo
nji parti, nji grupim politik, por nji popull që e gjen veten në disa vlera
ideale, që koordinohet në mënyrë jokonvencionale, që nuk pranon poshtnimin e
nji pushteti që nuk e përfaqson.
Sot
regjimi bipartizan i krimit e ka humbë stabilitetin e nesër ngrehina e turpit
që mban peng Shqipninë mund të rrëzohet, pa gjak, pa proklamata bombastike, siç
rrëzohet nji nevojtore e kalbun.
Ajo
çka po ndodh në bulevardin “Dëshmorët e kombit” asht nji shenjë shprese që
tregon se pulsi i shqiptarëve rreh ende.
__________
Rama
asht personifikimi i pafytyrësisë. Sot nxjerr pamje ku duket Zverneci plot me
mbeturina.
Asht
në pushtet tash katër legjislatura dhe e ka shetitë gjithë vendin së bashku me
shpurën e hajduteve dhe budallaqeve që i shërbejnë e vetëm sot i paska pa
plehnat e Zvernecit?!
Kështu
asht kur e ke shpirtin pleh, në momentin që bahesh i vetëdijshëm kërkon me ia
shitë dikujt.
Foto:
Zvernec 2019
__________
Po
të kishte kafsha nji kandvështrim të kuptueshëm rreth realitetit, liria për të
do të mbetej diçka e pakuptueshme.
Po
të kishte mjete me u shprehë, kafsha do të shprehej me skepticizëm ndaj lirisë,
pse kafsha asht perfekte dhe e verbët në shtysat e saja jetike-instinktive.
Shtysa
jetike dhe instinkti i kafshës nuk mbërrijnë me përçansue atë që ban shpirti.
Nuk mbërrijnë psh. me kuptue aftësinë e njeriut të lirë me krijue objektiva që
s’i përmban natyra fizike e madje me i realizue ato, me dalë në rrugë e me
protestue pa qenë të shtymë mekanikisht siç shtyhet kafsha me hosten, apo
tërhiqet me kapistall apo me nji thes krunde nën hundë.
Liria
asht diçka e madhe që nuk mësohet në shkollë, zakonisht në shkollë ajo humb e
tjetërsohet tue u kthye në nji mjet shkëmbimi për me jetue me të tjerët, për
vanitet, pushtet e sidomos për nji kafshatë bukë.
Kafshë
e kafshatë janë shumë afër me njena tjetrën, prandaj ata që nuk janë të lirë
priren me besue se liria nuk ekziston as si mundësi e çdo gja që ka frymën e
lirisë asht nji pare kallpe që duhet pa me mosbesim.



