Arbana Xharra: Për të gjithë ju që sot shprehni urrejtje ndaj Izraelit...

1h më parë

Arbana Xharra:

Për të gjithë ju që sot shprehni urrejtje ndaj Izraelit, dua t’ju kujtoj një fakt të thjeshtë historik: gjatë luftës në Kosovë, disa nga figurat më të rëndësishme që ndihmuan në çlirimin tonë nga regjimi gjenocidal i Milosheviqit ishin hebrenj, Madeleine Albright, Richard Holbrooke dhe Gjenerali Wesley Clark, komandanti i NATO-s që udhëhoqi fushatën që ndaloi spastrimin etnik në Kosovë.

Urrejtja ndaj hebrenjve nuk ka filluar me Gazën. Antisemitizmi ka ekzistuar shumë përpara krijimit të shtetit të Izraelit. Ai ka marrë forma të ndryshme ndër shekuj, por gjithmonë është ushqyer nga paragjykimet, teoritë e konspiracionit dhe fanatizmi ideologjik.

Populli hebre përbën më pak se 0.2% të popullsisë së botës, por kontributi i tij në shkencë, mjekësi, teknologji, ekonomi dhe kulturë ka qenë jashtëzakonisht i madh. Pas kompanive si Google, Meta, Oracle, Dell dhe Bloomberg qëndrojnë themelues  hebrenj që kanë ndryshuar botën.

Shqiptarët kanë një histori krenare me hebrenjtë. Ne i mbrojtëm gjatë Holokaustit kur shumë të tjerë i dorëzuan. Kjo cfare po ndodh ne trevat shqiptare ka filluar që dy dekada, ku eshte financuar me të madhe ne rritjen e islamizimit e sot po shohim rezultatin!