Alma Lama: Çfarë duhet bërë për të shmangur një revolucion të dhunshëm në Shqipëri?

Çfarë duhet bërë për të
shmangur një revolucion të dhunshëm në Shqipëri:
1. Qeveria dhe
Kryeministri të japin dorëheqje.
2. Të zgjidhet një qeveri
teknike, e përbërë nga ekspertë dhe intelektualë, për ta qeverisur vendin deri
në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti duhet të emërojë një personalitet
jopolitik, i cili më pas do të krijojë kabinetin qeveritar me ekspertë. Qeveria
duhet të votohet në Parlament.
3. Qeveria teknike dhe
Parlamenti aktual duhet të marrin vendim për ndalimin e dhënies së të gjitha
lejeve të ndërtimit për një periudhë të caktuar në të gjithë territorin e
Shqipërisë.
4. Të shfuqizohen ligji
për zonat e mbrojtura, ligji për investimet strategjike dhe Paketa e Maleve.
5. Të ndryshohet Kodi
Zgjedhor. Shqipëria të ndahet në 3–4 zona zgjedhore, ndërsa diaspora të përbëjë
një zonë zgjedhore më vete. Listat të jenë të hapura, pragu zgjedhor të jetë
deri në 1%, t’u jepet mundësia listave qytetare të marrin pjesë pa barriera
burokratike, vota të jetë nominale deri në tre kandidatë, të garantohet
përfaqësimi gjinor me kuotë 40%, ndërsa votat e akumuluara në rang vendi të
përkthehen në mandate.
Modeli
i Kosovës me një zonë të vetme zgjedhore nuk mendoj se është më i miri, pasi në
një territor më të madh lidhja midis deputetit dhe votuesit bëhet pothuajse e
pamundur.
Zgjedhjet
duhet të shpallen brenda gjashtë muajsh nga miratimi i Kodit të ri Zgjedhor,
proces i cili nuk duhet të zgjasë më shumë se një muaj.
Qeveria
teknike është zgjidhja më e përshtatshme për të parandaluar një krizë të rëndë
politike dhe shoqërore në Shqipëri.


