Flet
agronomi Rifat Kullolli:
Populli po helmohet pasi
Enti Shtetëror i Farërave dhe AKU, heshtin para problemeve me normat,
standardet dhe cilësitë e pesticideve dhe farërave
-Në
Shqipëri ka problem për përdorimin e pesticideve mbi normat e lejuara, sidomos
në perimet, bostanoret dhe frutat e hershme sepse s'ka specialistë
-
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve vuan nga formaliteti, korrupsioni dhe
efektiviteti i tij i ulët në terren
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ka shqetësime se në disa raste pesticidet përdoren në doza më të larta se
normat e lejuara për të përshpejtuar pjekjen dhe daljen më të shpejtë në treg
të produkteve bujqësore. Sa i vërtetë është ky fenomen në Shqipëri?
Në Shqipëri ekziston realisht
shqetësimi për përdorimin e pesticideve mbi normat e lejuara, sidomos në
kultura intensive si perimet, bostanoret dhe frutat e hershme. Arsyeja kryesore
lidhet me presionin ekonomik për të dalë më shpejt në treg dhe për të përfituar
çmime më të larta. Problemi nuk është vetëm tejkalimi i dozës, por edhe
përdorimi i preparateve të palejuara ose mosrespektimi i periudhës së karencës
(sigurisë) para vjeljes së prodhimit. Në kësi rastesh Enti Shtetëror i Farërave
dhe Fidanëve ose hesht ose ka bër kompromise.
A marrin fermerët udhëzime dhe trajnime të
rregullta për përdorimin e pesticideve apo secili vepron sipas përvojës dhe
dëshirës së vet?
Një pjesë e fermerëve marrin trajnime
nga specialistë të bujqësisë, kompani inputesh apo projekte të ndryshme, por në
praktikë shumë prej tyre vazhdojnë të mbështeten te përvoja personale, nga
përvoja e punës në fermat e huaja ose nga këshillat e tregtarëve të
pesticideve. Kjo sjell përdorim shpesh jo profesional dhe të pasigurt të
preparateve kimike...
Kush i kontrollon sasitë dhe llojet e pesticideve që
përdoren në ferma?
Kontrolli formal i pesticideve kryhet
nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, strukturat fitosanitare, laboratorët
përkatës dhe inspektorët e mbrojtjes së bimëve. Megjithatë, mungesa e
kapaciteteve laboratorike dhe numri i kufizuar i inspektorëve si dhe
formaliteti e bën kontrollin jo gjithmonë efektiv. Por edhe faktorë të tjerë si
korrupsioni...
A ekzistojnë standarde të detyrueshme për dozimin dhe
periudhën e pritjes para korrjes së produkteve?
Po, ekzistojnë standarde të
detyrueshme për dozimin, kulturat ku përdoret pesticidi dhe periudhën e pritjes
para korrjes. Çdo preparat ka të përcaktuar nivelin maksimal të mbetjeve të
lejuara. Problemi qëndron më shumë te zbatimi në terren sesa te mungesa e
ligjit.Por një problem jo pak i rëndësishëm qëndron tek vetë fermerët, që në
rrugë informale sigurojmë preparate nga vendet fqinje, dhe kjo përbën rrezikun
më serioz në dëm të konsumatorit..
Sa raste janë konstatuar vitet e fundit
kur prodhimet shqiptare janë kthyer mbrapsht nga vendet e BE-së për shkak të
mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara?
Shqipëria ka pasur raste të
përsëritura kur produkte bujqësore janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian
për shkak të mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara, apo të përdorimit të
preparateve qëjanëtë ndaluara nga B.E. Janë përmendur raste me speca, domate,
mandarina, luleshtrydhe...
Cilat janë dëmet ekonomike që pëson vendi kur
eksportet refuzohen në tregjet europiane?
Dëmet ekonomike nga refuzimi i
eksporteve janë të mëdha. Humbet ngarkesa, paguhen kostot e transportit dhe
asgjësimit, dëmtohen kontratat me importuesit dhe ulet besimi dhe imazhi ndaj
produkteve shqiptare në tregjet europiane.
A kryhen analiza laboratorike të rregullta në tregjet
vendase për të mbrojtur konsumatorin shqiptar?
Analiza laboratorike kryhen por jo
mjaftueshëm, me korrektësi dhe në numerikun e duhur për tregun vendas, jo për
të garantuar mbrojtje të plotë të konsumatorit shqiptar. Kontrolli mbetet më i
fortë për produktet që eksportohen.
Kush mban përgjegjësi kur konstatohet përdorim i
pesticideve të palejuara ose tejkalim i normave?
Kur konstatohet përdorim i
pesticideve të palejuara ose tejkalim normash, përgjegjësia ligjore bie mbi
fermerin, por teorikisht përgjegjësi mbajnë edhe subjektet tregtare, agronomët
këshillues dhe institucionet kontrolluese që nuk kanë funksionuar si duhet.
Sa e sigurt është origjina e farërave që tregtohen në Shqipëri?
A janë të gjitha farërat që importohen të certifikuara sipas standardeve europiane?
Kush i kontrollon dhe certifikon farërat që hyjnë në vend?
Origjina e farërave që tregtohen në
Shqipëri është e përzier. Një pjesë vijnë nga kompani serioze dhe të
certifikuara, por qarkullojnë edhe fara me origjinë të paqartë ose të futura në
mënyrë informale. Jo të gjitha farërat që importohen mund të konsiderohen të
certifikuara realisht sipas standardeve europiane, edhe pse dokumentacioni në
letër shpesh rezulton i rregullt. Kontrolli dhe certifikimi i farërave bëhet
nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve, strukturat fitosanitare dhe
laboratorët përkatës, në bashkëpunim me doganat.
A licencohen subjektet tregtare që shesin fara dhe
material mbjellës? Çfarë garancish ka fermeri se fara që blen do të jape rendimentin
e premtuar? Përse në disa raste prodhimet kanë rezultuar të dështuara, siç është
përmendur shpesh rasti i patates në Maliq? A është hetuar origjina dhe cilësia
e fares së përdorur?
Po, subjektet që tregtojnë fara dhe
material mbjellës janë të licencuara por në praktikë ekziston edhe treg
informal, sidomos në zonat rurale, ku disa nga fermerët janë kthyer në prodhues
të fidanëve, por pa asnjë kontroll dhe origjinë të farës. Garancia e
fermerit mbështetet te etiketa, certifikata dhe reputacioni i kompanisë që shet
farën. Megjithatë, ka pasur shumë raste që fara ka rezultuar problematike, dhe
demin e ka paguar vetëm fermeri i cili nëkëtë treg shpesh ka mbetur i
pambrojtur ekonomikisht... Rastet e dështimeve në prodhim, siç është përmendur
shpesh edhe rasti i patates në Maliq, janë të lidhura me cilësinë e dobët të
farës, sëmundjeve të fshehura, përshtatjeve të dobëta klimatike në zonën dhe në
shumë raste ka pasur mungesë kontrolli serioz laboratorik. Dje me ë keqja që ka
ndodhur është se hetimet nuk kanë dhënë përgjegjësi të qarta publike.
Kur një farë rezulton me defekte ose
me parametra të rremë, kush mban përgjegjësi ligjore dhe financiare? Ekspertë
dhe fermerë pretendojnë se një pjesë e farërave futen në mënyrë klandestine në
Shqipëri. Sa i përhapur është ky fenomen? Çfarë kontrollesh kryhen në pikat
doganore për materialin mbjellës? A kanë doganierët dhe strukturat e kontrollit
ekspertizën e nevojshme për të identifikuar farërat e pacertifikuara?
Ligjërisht përgjegjësinë duhet ta mbajë importuesi,
distributori ose kompania prodhuese, por në praktikë fermeri mbetet ai që
humbet më shumë financiarisht.Pretendimet për futjen kontrabandë të farërave
ekzistojnë prej vitesh dhe konsiderohen të besueshme nga shumë specialistë të
sektorit bujqësor.Nëdoganakryhenkontrolledokumentacioni,
certifikatafitosanitaredheherë pas here analiza laboratorike, por jo çdo
ngarkesë kontrollohet në mënyrë të thelluar. Janë futur më mijëra litra
preparate të ndaluara për përdorim bujqësor, e kryesishtnëdomate,
mbasijapinefekteinfertilitettekmeshkujt 1-15 vjeç ..Ministria e Bujqësisë duhet
te gjej "dyert" dhe njerëzit që i kanë lejuar këto preparate , që
kanë një efekt negativ me kohë të gjatë ..
Sa raste të kontrabandës së farërave janë zbuluar dhe ndëshkuar
gjatë viteve të fundit? A mund të konsiderohet futja e farërave kontrabandë një
kërcënim për prodhimin vendas dhe sigurinë ushqimore të vendit? Kur një ngarkesë
e tillë kalon kufirin pa kontroll, ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia
institucionale?
Doganierët
zakonisht mbështeten te specialistët fitosanitarë, pasi jo gjithmonë kanë
ekspertizën e nevojshme për të identifikuar cilësinë reale të farërave.Shpesh
të ndikuar nga mitmarrja , mbyllin sytë në dëm te komunitetit...
Janë
raportuar raste sekuestrimesh dhe ndëshkimesh për kontrabandë farërash, por
numri i rasteve të zbuluara duket i vogël krahasuar me dyshimet që ekzistojnë
në terren.20. Futja e farërave kontrabandë përbën kërcënim serioz për prodhimin
vendas dhe sigurinë ushqimore, sepse mund të sjellë sëmundje bimore, rendiment
të ulët dhe dëme ekonomike për fermerët.. Kur një ngarkesë kalon kufirin pa
kontroll, përgjegjësia nis nga doganat dhe strukturat fitosanitare, por në fund
bëhet përgjegjësi institucionale e gjithë zinxhirit shtetëror të kontrollit.
Enti
Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka mision mbrojtjen e fermerit dhe garantimin
e cilësisë së materialit mbjellës. Sa efektivisht po realizohet ky mision në
terren?
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka një rol
shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e fermerit dhe garantimin e cilësisë së
materialit mbjellës, por formaliteti, korrupsioni dhe efektiviteti i tij i ulet
në terren shpesh ka vënë ne diskutim rentabilitetin e këtij institucioni.Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka si mision
mbrojtjen e fermerit dhe garantimin e cilësisë së materialit mbjellës që
qarkullon në treg. Megjithatë, shumë fermerë dhe specialistë të bujqësisë
shprehin shqetësimin se ky institucion nuk është mjaftueshëm i pranishëm në
terren, nuk arrin të evidentojë dhe parandalojë në kohë problematikat që
shfaqen në sektor dhe, në disa raste, akuzohet për tolerim të shkeljeve apo për
cenueshmëri ndaj praktikave korruptive.