Albert Zholi: Enriko Ceko – Shqipëria, banorë pa banesa dhe banesa pa banorë
Flet Prof. Dr. Enriko Ceko:
SHQIPËRIA, BANORË PA
BANESA DHE BANESA PA BANORË
-Në
Shqipëri ndërtohet pa plan, pa vizion, pa standarte duke rrafshuar kujtesën
historike
Paradoksi
i tregut shqiptar të strehimit tejkalon çdo parashikim, 356 mijë banesa nuk
përdoren
-
Mbi një milion banesa në vend, por rreth një e treta rezultojnë të pabanuara,
pasi pastrohen para
-
Kemi 726,325 banesa të banuara kundrejt
755,531
familjeve pra, kemi rreth 0.96 banesa të banuara për familje

Mbi një milion banesa në vend, por rreth një e
treta rezultojnë të pabanuara. Në të njëjtën kohë ndërtohen mijëra banesa të
reja, ndërsa familje të tëra, të rinj dhe të reja, profesionistë dhe
specialistë të rinj në fusha të ndryshme, më aftësi, njohuri dhe kompetenca të
mjaftueshme në fushën e tyre të studimeve dhe në vendin e tyre të punës ku janë
punësuar, nuk arrijnë të përballojnë çmimet e tregut.
Flitet
se më tek ne ka shumë se një milionë banesa, por 356 mijë banesa nuk përdoren?
Në Shqipëri ka
më shumë se një milionë banesa, por rreth 356.000 prej tyre nuk banohen. Sipas
të dhënave të Censusit 2023 të INSTAT, Shqipëria kishte 1,082,529 banesa të
zakonshme, prej tyre, 726,325 ishin banesa të banuara dhe 356,204 ishin banesa
të pabanuara. Numri i banesave të pabanuara përbën rreth 33% të numrit total të
banesave.
Pra një në tre
banesa rezulton e pabanuar. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria ka 356 mijë
apartamente bosh, që janë thjesht të gatshme për t'u shitur apo dhënë me qira.
Në këtë kategori përfshihen edhe banesa të dyta, shtëpi pushimi, banesa të
emigrantëve, banesa në zona rurale që përdoren rrallë, banesa të vjetra apo
prona të bllokuara nga çështje pronësie, trashëgimie ose dokumentacioni.
Pra
del në përfundimin se Shqipëria ka banesa pa banorë dhe banorë pa banesa?
Shqipëria duket
se përbën një rast unikal në botë. Në Shqipëri kemi dhjetëra mijëra banesa të
pabanuara dhe dhjetëra mijëra qytetarë që nuk kanë banesë. Ky është një
paradoks padyshim dhe në këtë kontekst ky paradoks duket se ndërthuret edhe me
emigracionin, plakjen e popullsisë, numrin në ulje të familjeve, numrin në ulje
të lindjeve, numrin në ulje të martesave, të ardhurat e ulëta dhe tërësisht të
pamjaftueshme për të patur një banesë dinjitoze, etj. Nëse e përfshijmë këtu
edhe problematikën e migrimit brenda vendit, atëherë, ndërsa në segmentin
Tiranë – Durrës dhe në disa qytete bregdetare kemi kërkesë të lartë për banesa,
që sjell çmime të larta për sipërfaqe ndërtimi dhe çmime të larta të qirave, për
shkak të përqendrimit urban, në zona të tjera të vendit ka abandonim total të
territorit dhe të banesave, që janë ndërtuar më parë atje dhe që nuk ka asnjë
shans që në këto zona të abandonuara të ketë ndërtime të reja. Duket se problem
nuk është thjesht dhe vetëm se sa banesa ka Shqipëria. Problemi është se ka
banesa pa banorë dhe banorë pa banesa dhe ky problem mund të ndahet në tre
çështje: Ku janë këto banesa? Sa kushtojnë këto banesa dhe qiraja për to?
Kush mund t'i përballojë ato?
Sipas
statistikave në Shqipëri ka 454 banesa për 1.000 banorë?
Sipas të dhënave
zyrtare të Censusit 2023 të INSTAT, Shqipëria në atë kohë kishte rreth 2.384
milionë banorë rezidentë dhe mbi 1.08 milionë banesa. Nga këto shifra, nëse
pjesëtojmë numrin e banesave me numrin e popullsisë del një raport bruto 454
banesa për 1,000 banorë (454/1.000), ose rreth 2 banesa për pesë banorë.
Pra
ndërtojmë, por përsëri strehimi mbetet problem?

Pra pyetja që
ngrihet nuk është "Sa po ndërtojmë"?, por "Për kë po
ndërtojmë"?
Paradoksi
komplikohet edhe për faktin se një treg mund të ketë ofertë të madhe fizike,
por njëkohësisht ka edhe një mungesë të përballueshmërisë së kësaj oferte. Në
Shqipëri, mund të ekzistojnë fizikisht në treg me mijëra apartamente, por kjo
nuk do të thotë se këto apartamente janë lehtësisht të aksesueshëm për qindra e
mijëra familje shqiptare me të ardhura modeste dhe të mesme. Në Shqipëri,
oferta e banesave është krejt e ndryshme nga përballueshmëria e ofertës.
Rreth
74 mijë banesa më shumë, por çfarë ndodh me familjet?
Nëse i
referohemi periudhës 2011 – 2023 për të cilën ka edhe të dhëna zyrtare, del se
në vitin 2011 në Shqipëri kishte 1,008,243 banesa dhe në vitin 2023 kishte
1,082,529 banesa, pra 74,286 banesa më shumë, ose rreth 6200 banesa më shumë
çdo vit.
Ndërkohë numri i
familjeve në vititn 2011 ka qenë 722,262 dhe në vitin 2023 ka qenë 755,950. Pra
janë shtuar për 12 vite 33,688 familje, ose rreth 2800 familje të reja çdo vit.
Nëse shikojmë
numrin e familjeve që jetojnë me qera apo me ndonjë lloj tjetër marrëveshjeje
banimi del se në vitin 2011 kishim 70,630 familje dhe në vitin 2023 kishim
132,563 familje.
Këtu paradoksi
ndërlikohet edhe më shumë, sepse ka një rritej me rreth 50% të numrit të
familjeve që jetojnë me qera apo me ndonjë tip tjetër marrëveshjeje për banim
[(132,563 - 70,630) / 132.563] = 47%. Pikërisht në këtë moment paradoksi
"Banesa pa banorë dhe banorë pa banesa" shpërbëhet në katër çështje
lehtësisht të identikueshme: Më shumë banesa. Më shumë familje në tregun
e qirasë.
·
Më shumë ndërtim. Dhe përsëri vështirësi për të përballuar strehimin.
Sa
metra katrorë për banesë ka familja shqiptare?
Nëse e shikojmë
probematikën e paradoksit shqiptar të strehimiy, duket se problemi nuk është
vetëm numri i banesave, por edhe sipërfaqja dhe numri i personave që jetojnë në
to. Përsëri, po duke ju referuar të dhënave zyrtare, nga totali i banesave të
banuara, 127,552 prej tyre janë nën 40 m², 341,983 prej tyre janë deri në
69 m² dhe 172,398 prej tyre janë 77–99 m². dhe më tej, nëse bëhet fjalë për
strehim normal, pra jo për banesë luksoze dhe tepër komode, një banesë me
sipërfaqe 60–70 m² mund të jetë e përshtatshme për një çift, por mund të jetë e
pamjaftueshme për një familje me katër apo pesë persona. Pra pyetja që shtrojmë
nuk është vetem "Sa banesa kemi"?, por "Sa metra katrorë të
vlefshëm ka çdo person për strehim në Shqipëri dhe sa njerëz jetojnë në çdo
banesë"?
Dhe është krejt
normale që të shtrojmë pyetjen: "Nëse Shqipëria ka kaq shumë banesa,
pse ka ende kaq shumë familje që nuk përballojnë dot strehimin"?
Programi
i Ri i Qeverisë Rama: 7 mijë apartamente deri në vitin 2027?
Ditët e fundit
Kryeministri Rama njoftoi publikun për një Program të Ri të qeverisë sipas të
cilit parashikohet një paketë e re për strehimin, ku përfshihen 7,000
apartamente, 2,000 apartamente me kredi me interes zero, 3,000 apartamente me
kredi të butë, me interes fiks 3%, subvencionim të qirasë për 3,000
apartamente. Për kreditë me interes zero Qeveria synon segmentin e
profesionistëve të rinj dhe çiftet e reja që mund të tentojnë të blejnë
apartamente deri në 60 mijë euro, ndërsa skema e kreditimit me interes 3% synon
familjet e reja me një ose më shumë fëmijë, që ndoshta kërkojnë banesa me
sipërfaqe edhe më të madhe. Një tjetër komponent i politikës së re është edhe
ideja e blloqeve të banesave sipas modelit: 30% banesa sociale, 40% banesa të
përballueshme, 30% tregu i lirë. Pra kemi të bëjmë me një projekt apo model që
nëse rezulton i suksesshëm synohet të krijohet një përzierje e banesave
sociale, të përballueshme dhe atyre të tregut, por në lidhje me këtë komplikim
30/40/30 mund të ngremë disa pyetje, për të cilat edhe publiku kërkon
përgjigje. Këto pyetje janë: Kur fillon projekti? Ku do të ndërtohet? Sa do të
kushtojë? Sa kohë do të zgjasë? Sa do të financojë Buxheti i Shtetit?
Sa
është realisht nevoja për strehim social?
Në fakt shifra
7.000 apartamente është një shifër e madhe. Ndërkaq duhet të kemi parasysh se
kërkesat dhe nevojat për strehim janë një gjendje dinamike dhe kjo sepse çdo
vit krijohen familje të reja që hyjnë në tregun e strehimit, ndërsa çmimet,
qiratë dhe kostoja e jetesës ndikojnë në aftësinë e tyre për të përballuar
banesën. Në rastin aktual ky ndikim është negative sepse çmimet e banesave dhe
çmimet e qerave për to janë në rritje të pandalshme. A është ngopur tregu? A do
frenohen çmimet e banesave? A do frenohen çmimet e qerave për banesa? A do ulen
çmimet? A jemi përballë një flluske në sektorin e ndërtimit?
Këto dhe pyetje
të tjera janë shqetësim për secilin prej nesh në një mënyrë apo në një tjetër,
por dhënia e përgjigjeve për këto pyetje është një diçka e vështirë,
pavarësisht dëshirës për të dhënë përgjigje të sakta.
|
Treguesi |
Numri |
|
Familje që kanë aplikuar për
strehim social, 2020–2025 |
11,000 |
|
Apartamente sociale të
ndërtuara/dorëzuara |
1,685 |
|
Familje që kanë marrë bonus
qiraje/kredi të butë |
6,500 |
|
Familje ende pa zgjidhje |
31,800 |
|
Familje të reja që hyjnë çdo
vit në nevojën për strehim |
4,100 |
Tirana
zona ku presioni përqendrohet
Sipas të dhënave
zyrtare, në qarkun e Tiranës kemi:
247,466 familje,
186,870 — në banesë në pronësi, 39,572 — qiramarrëse, 21,024 — me marrëveshje
të tjera banimi. Sa i përket sipërfaqes në Tiranë kemi: 103,000 familje me
apartament me sipërfaqe 40–69 m². 70,000 familje me apartament me sipërfaqe
70–99 m²
26,000 familje
me apartament me sipërfaqe mbi 99 m². Pra, në fakt, Tirana nuk ka thjesht
problem numrin e banesave apo numrin në rritej galopante të banorëve dhe të
familjeve. Tirana ka problem numrin në rritej galopante të stokut të
apartamenteve që nuk përdoren, kombinuar me papërballueshmërinë e tyre për
familjet që jetojnë dhe punojnë në kë kryeqytet. Tashmë çmimi mesatar për metër
katror në Tiranë është rreth 2.000 euro, kur përpara rreth 6 - 7 vitesh ishte
vetëm rreth 900 euro.
Ku
duhet të shkojë politika e strehimit?
Në tërësi
përfshirë edhe kryeqytetin dhe qytetet e tjera ku kërkesa për apartamente për
blerje dhe për qira është në rritej, nga pyetja "Sa apartamente do të
ndërtojmë?" duhet të orientohemi te pyetjet "Sa familje do të
strehojmë"? "Ku do i strehojmë këto familje?"
Pra del se
politika e strehimit duhet të lidhë (1) banesat sociale me (2) qeratë, me (3)
kreditë, me (4) të ardhurat, me (5) punësimin, me (6) token dhe çështjet e
pronësisë mbi të, me (7) planifikimin urban, me (8) zhvillimin demografik, etj.
Për këto është e
nevojshme të kemi: Regjistër kombëtar të unifikuar të nevojave për strehim
· Përcaktimin e
përparësive për familjet më të cenueshme. Transparencë në përzgjedhjen e
përfituesve. Procedura ankimimi të qarta dhe të zbatueshme për ata që nuk kanë
fituar nga projekti qeveritar dhe që dëshërojnë të ankohen. Lidhje më të fortë
me politikat e punësimit dhe të ardhurave. Dhe në lidhje me sa më lart program
qeveritar duhet të japë përgjigje për pyetjet: Ku ndodhen familjet që kanë
nevojë për strehim? Sa është realisht nevoja për banesa sociale dhe të
përballueshme? Cilat familje do të përfitojnë dhe sipas çfarë kriteresh? Sa
para do të vendosen realisht në dispozicion? A mund të përdoret një pjesë e
stokut ekzistues për të plotësuar nevojat e strehimit?
Sa më lart del
se Shqipëria nuk ka thjesht problem me mungesën e banesave. Në Shqipëri
problematika më e madh që lidhje me këtë çështje është: Shpërndarjen e
banesave. Papërballueshmëria. Boshatisja e disa zonave të vendit. Përqendrimi i
kërkesës për strehim në qytetet e mëdha. Pra, në lidhje me Projektin e Ri
qeveritar të 7.000 apartamenteve, pyetja nuk është vetëm nëse do të ofrohen
këto apartamente që propozohen dhe premtohen, por, nëse këto apartamente do të
ndërtohen dhe do jenë në dispozicion atje ku nevojiten, për njerëzit që kanë
nevojë dhe me një kosto që ata mund ta përballojnë.


