Petrit Dibrani: Paradoksi i Trenave të Humbur!

29.09.2026, 06:53 PM (GMT+1)

Paradoksi i Trenave të Humbur!

Nga Petrit Dibrani

Ekziston një trishtim i thellë në historinë tonë.

Sepse çdoherë që flasim për fatin e shqiptarëve, na vjen në mendje shprehja se treni i zhvillimit na ka ikur gjithmonë përpara syve tanë.

Kjo nuk dëshmon mungesë inteligjence të popullit tonë, po mjerisht zbulon traumën e një kombi që ka kaluar shekujt duke vrapuar pas kohës, me frikën se bota po ecën përpara pa të.

Tradhtia e Politikanëve.

Nëse sot ky tren i progresit na ikën rregullisht, fajtori ka një emër: klasa jonë politike.

Politikanët tanë e kanë kthyer stacionin në një çiflig personal të zhvatjes dhe premtimeve boshe. Ndërsa bota galopon drejt së ardhmes, udhëheqësit tanë janë të mbytur në etjen për pushtet dhe të paaftë për të parë përtej karriges së tyre.

Sa herë që vjedhin të ardhmen e vendit dhe dëbojnë rininë drejt rrugëve të botës, ata justifikohen:

"Na iku treni, na ndëshkoi fati".

Ata nuk e pranojnë kurrë se u vonuan nga paaftësia dhe lakmia e tyre, por ia faturojnë fajin botës.

Modeli i Gjergj Kastriotit, Hyjnorit tim personal SHQIP dhe Persisht: Pejgamberit, Profetit dhe Simbolit që na Identifikon, se jemi Shqiptar.

Historia jonë dëshmon; se shqiptarët nuk janë të dënuar të jenë thjesht spektatorë të dëshpëruar.

Ne kemi një model që thyen çdo mallkim të vonesës.

Kur perandoritë e mëdha po dorëzoheshin, ishte veprimi dhe shpata e GJERGJ KASTRIOTIT që ndryshoi rrjedhën e kohës.

GJERGJI ynë nuk u ankua për trena të humbur.

Në vitin 1443, ai mori vendimin monumental: u kthye në Krujë dhe ngriti flamurin e lirisë.

Ai i bashkoi shqiptarët dhe u bë vetë makonisti i historisë.

Kastrioti nuk vrapoi pas kohës, por e detyroi kontinentin të rreshtohej pas hapit të tij.

Amaneti i Pavdekshëm.

Fryma e Gjergj Kastriotit është përgjigjja ndaj çdo politikani të sotëm dështak.

Ajo na kujton se liria dhe e ardhmja nuk na jepen nga jashtë. Përballë çdo dëshpërimi modern, sot na jehon më fuqishëm se kurrë thënia e tij e pavdekshme:

"Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta midis jush."

Është koha që këtë liri dhe këtë tren ta marrim vetë në dorë.