Albert Zholi: Ilia S. Larti – Vdekja e brendshme e shoqërisë, një problem jetik që kërkon zgjidhje
Flet Prof. Dr. Ilia S. LARTI:
Vdekja
e brendshme e shoqërisë problem jetik që kërkon zgjidhje sa më të shpejtë nga
organet shtetërore

Në këtë intervistë Prof
Ilia Larti ngre shqetësime serioze. Sa më sipër titujt tregojnë se problemet
nuk janë utopi të pamundura, por mundësi konkrete që kërkojnë vullnet politik
dhe mobilizim kolektiv. Vende dhe komunitete të tjera tashmë po eksperimentojnë
me modele të ndryshme: matës të lumturisë kombëtare bruto, ekonomi të
mirëqenies, arsim kontemplativ, dizajn urban të përqendruar te komuniteti, politika
teknologjike që i japin përparësi shëndetit mendor.
- Shoqëria e sotme shqiptare ka shumë probleme. Si mund
ti përkufizojmë ato në raport me kohën?
Ajo që na nevojitet nuk është të shpikim zgjidhje nga e para, por të
përshtatim dhe zgjerojmë qasje që tashmë po tregojnë sukses. Rrugëtimi për të shëruar këtë vdekje të
brendshme nuk do të jetë as i lehtë dhe as i shpejtë.
Ai kërkon: Vënien në
pikëpyetje të supozimeve themelore mbi mënyrën se si duhet të jetojmë, supozime
aq bazike, saqë rrallë i shqyrtojmë me vetëdije. Heqjen dorë nga disa forma
lirie dhe komoditeti, në këmbim të formave më të thella të kënaqësisë dhe
kuptimi ndaj tyre.
Zhvillimin e tolerancës ndaj mërzisë dhe pasigurisë, gjëra këto që kultura jonë na i ka mësuar
t'i shmangim me çdo kusht. Akoma më e vështirë është nevoja për të gjetur
guximin për të jetuar sipas vlerave tona më të thella, edhe kur kjo na vendos
në kundërshtim me pritshmëritë mbizotëruese shoqërore. Por alternativa nuk
është thjesht vazhdimi i vuajtjes në heshtje. Alternativa është të shohim
shoqërinë tonë të fragmentohet edhe më shumë. Të shohim rritje të ankthit,
depresionit, varësive, dhunës dhe mungesës së shpresës, fenomene që tashmë po
shenjojnë epokën tonë.
Lajmi i mirë është se nuk kemi nevojë të presim ndryshime sistemike për të
filluar shërimin tonë kur çdo:
Individ që zgjedh thellësinë në vend të sipërfaqësisë. Person që i jep
përparësi marrëdhënieve autentike ndaj lidhjeve të leverdisshme. familje që
krijon rituale kuptimplota.
Komunitet që organizohet rreth vlerave njerëzore, e jo efikasitetit
ekonomik. Kompani që vlerëson mirëqenien e punonjësve, e jo vetëm fitimin. Çdo shkollë
që mëson të menduarit, e jo vetëm informacionin. Ndryshimi i vërtetë shoqëror
ka nisur gjithmonë nga individë dhe grupe të vogla që patën guximin të jetonin
sipas një vizioni të ndryshëm, duke krijuar shembuj konkretë që të tjerët mund
t'i ndiqnin dhe t'i përshtatnin. E ardhmja që krijojmë varet nga zgjedhjet që
bëjmë sot për mënyrën se si duam të jetojmë dhe të lidhemi me njëri-tjetrin.
Mund të vazhdojmë ta pranojmë pasivisht një mënyrë jetese që na ofron mundësi
të pafundme, por pak kuptim; lidhje të pafundme, por pak përkatësi; shpërqendrime
të pafundme, por pak kënaqësi. Ose mund të zgjedhim rrugën më të vështirë, por
më shpërblyese nëpërmjet: rindërtimin
e një shoqërie që ushqen humanitetin tonë të thellë.
-Vdekja e brendshme që po përjetojmë besoj nuk është e
pashmangshme? A ka rrugëzgjidhje?
Ajo është rezultat i zgjedhjeve kolektive që kemi bërë, shpesh pa i kuptuar
pasojat e tyre. Dhe kjo do të thotë se, përmes zgjedhjeve të ndryshme, mund të
krijojmë rezultate të ndryshme.
Shërimi është brenda mundësive tona. Ai
ndodh sa herë që dikush zgjedh praninë në vend të shpërqendrimit, sa herë që
dikush zgjedh angazhimin në vend të mundësive të pafundme, sa herë që dikush
zgjedh t'i shërbejë diçkaje më të madhe se vetja.
Revolucioni që do ta shpëtojë shoqërinë tonë nga vdekja e brendshme nuk do
të ndodhë përmes teknologjisë apo politikës, por përmes rimëkëmbjes së ngadaltë
dhe kolektive, të aftësisë sonë themelore njerëzore për të krijuar kuptim
përmes dashurisë, punës dhe reflektimit së thellë midis brezave. Në
shoqërinë tonë harku kohor midis brezave ka ndryshuar shumë pak e cila ka një
ndikim të madh në ecurinë e jetës njerzore dhe zhvillimit ekonomiko shoqëror e
tje.
Atëhere çështë Brezi në
aspektin e zhvillimit njerëzor...!?
Brezi
jetik njerëzor i referohet jetëgjatësisë
maksimale biologjike të species sonë (aktualisht e llogaritur rreth 115–125
vjet), ndërsa në kuptimin e zhvillimit personal përfshin ciklin e plotë të
jetës përmes të cilit kalon çdo individ. Një brez (gjeneratë) nga babai te
djali (ose nga gjyshi te babai) llogaritet mesatarisht 25 deri në 30 vite.
Prandaj,
për të kaluar nga gjyshi te nipi, llogariten dy breza:
Pra nëse në një familje,
vllazëri, shoqëri nuk krijohen e nuk fuksionojnë, pëson boshllëqe të mëdhaja në
ecurinë jetësore, marrdhenieve shoqërore dhe sociale dhe sidomos në aspektin e
rritjes së nivelit profesional, vlerave intelektuale sa studimore dhe
shkencore..!
Po u prish kjo ecuri
normale midis brezave, duke filluar që në familje...marrdhëniet, edukata,
tradita nuk përcillen ashtu siç duhet, sidomos kur fëmijët rriten nga prindër
të divorcuar, e mjaft aktuale kur njëri nga prindërit e sidomos baballarët
emigrojnë për një jetë më të mirë drejt shteteve Evropiane, apo njëri nga
prindërit ndëron jetë. Ku si pasojë formimi dhe edukimi familjar bëhet i
cunguar. Sikurse kur gjyshrit nuk ndodhen pranë nipërve dhe mbesave, siç ndodh
rëndomtë braktisen nga bijtë dhe bijat e tyre duke u larguar në vendbanime të
tjera, apo emigrojnë, ku si pasojë këta gjyshër me përvojë dhe dashuri të pa
kursyer për pasuesit e tyre s`kanë kujt t`ja japin...kështu që krijohet një
boshllëk i madh edukimi midis brezave..!
Po kështu, ndodh kalimi nga
brezi në brez në angazhimin për të kontribuar për ecurinë normale të shoqërisë
në fushën profesionale dhe detyrave të besuara në hierarkinë shtetërore.
Në këtë aspekt, ka mungesa
dhe papërgjegjshmëri të madhe nga drejtuesit, duke mos kombinuar brezat që çdo
gjë të shkojë stafetë, ku brezi t`i lëshojë normalisht vendin dhe kryerjen e
detyrave. Kështu, nuk mund të ketë ngecje, ulje ritmesh, por dhe mos
patje hapash mbrapa. Lidhur me këto ndodhira të kohëve të fundit në jerarkinë e
administratës hiqen të aftët me ndershmëri qytetare dhe vihen persona të pa
aftë, pa përvojë, duke e quajtur veten të pa prekshëm e gjejnë rrugë nga më
tëndyshmet që të jetojnë sa më gjatë nëpërmjet formave korruptive. Jemi
dëshmimtarë të kohëve të fundit se si lozin e tallen me kryerjen e detyrave.
Këtë kategori e gjen gjatë kohës së punës në kafene, me celuar në vesh dhe
cingare në gojë dhe kur ju drejtohet ndonjë qytetar hallexhi...se përfillin,
tallen, lëshojnë batuata banale dhe vazhdojnë qefin e tyre...!? Kjo vjen jo
vetëm nga paaftësia, mospërgjegjshmëria por dhe mos kontrolli hierarkik sepse
ata janë si tullat, po lëshove të parën bien njëra pas tjetrës..!
Ndaj, në pasjen e frymës
grupit....për të kuptuar drejt shtetin demokratik, atë ligjor dhe liritë dhe të
drejtat e njeriut, duhet përgjedhshmëri, duhet nivel profesional, vlera
intelektuale dhe pasja e të drejtës morale që të diktosh MORAL...! Pra shkurt,
veç tyre, duhet të ndërthuren BREZAT, që puna të ecë, të përcillet përvoja në
mënyrë normale dhe të fuksionojë fryma e grupit nå mënyrë demokratike.
Som
Çdo shkollë që mëson të menduarit, e jo vetëm informacionin. Ndryshimi i vërtetë shoqëror ka nisur gjithmonë nga individë dhe grupe të vogla që patën guximin të jetonin sipas një vizioni të ndryshëm, duke krijuar shembuj konkretë që të tjerët mund t'i ndiqnin dhe t'i përshtatnin. E ardhmja që krijojmë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot për mënyrën se si duam të jetojmë dhe të lidhemi me njëri-tjetrin.


