Vladimir Shyti: Ku u fshehën yjet e qiellit!?

2h më parë

Vladimir Shyti

Ku u fshehën yjet e qiellit!?

Në ëndërra shoh yjet e qiellit,

Kallzat e grurit njomur nga vesa,

Hëna si zjarrë lozte me yjësit,

Ne i numëronim me gishtat përpjet.

Ku vajtën yjet,përse u fshehën?

Hëna përse ndritë e zemëruar?

C’ndodh me pafundësinë e hapsirës?

Ku dhe xixëllonjat janë larguar.

Atmosferë e ndotur nga mbetje toksike,

Tymnaja e pluhura nga miliarda oxhaqe,

Dhe yjet si veshukë të argjendë,

Kanë shuar ngadalë kandilat e tyre.

Bota kapitaliste shqyen planetin njerzor

Dhëmbë të hekurtë ngulen mizorisht në të,

Tashmë përjetësisht do të jenë të dënuar,

Veprimet e njeriut nuk do të rroken kurrë.

Po vdes mikja jonë,natyrë e shenjtërisë,

Yjet nuk i’a ndrisin  më udhën rrugëtarit,

Kozmonaut të fala bëju yjve të qiellit!

Shkencëtarë bëhuni roje të gjithësisë!

Dua të luaj me velin tënd zonja natyrë,

Si lule e varur tek Ti të qëndroj hareshëm,

Të ndjej aromën tënde në shi e në diellë,

Në çdo tingull të të ndjejë përshërimën.

Etiketat: Vladimir Shyti