Shpëtim Kastrati: Homeri

22.11.2011, 07:57 PM (GMT+1)

Shpëtim Kastrati

 

HOMERI

 

sonet

 

Në renë e vjetër

Magjia e habitur,

E çmuar e trishtë që do të jet,

 

Dhe ishte…

 

Asi i tufës, grenzë - Helena! si fytyrë kafshe

Nëpër mjegullat e ngjyrosura – Odiseja! Kur

 

Nën lukun e tyre

Orkestronin një paqe të rrezikshme

Shakullimë, hyjnitë. Tani pluhur

 

Kohësh dhe plagësh që nuk përmbyllen, në cipën

Delikate të harmonisë së rrumbullt

Plot tmerre, dhe

 

Homer thirret:

Për shpirtin e tij avatar!