Kastriot Dervishi: Shpenzimet e fshehta të Sigurimit të Shtetit për vitin 1988

03.01.2022, 08:25 PM (GMT+1)

Shpenzimet e fshehta të Sigurimit të Shtetit për vitin 1988

Nga Kastriot Dervishi

Shpenzimet e fshehta të dy drejtorive të Sigurimit të Shtetit ishin 5.814.500 lekë (me kursin e atëhershëm të shtetit mbi 800 mijë dollarë). Shumën më të madhe, këtu e përfitonin dy drejtoritë në qendër (4.8 milion). Te degët hynin edhe shpenzimet e policisë. Këto shpërblime ndaheshin sipas këtyre zërave:

-Shpërblime bashkëpunëtorësh

-Veprime operative sekrete

-Pagë për punëtorët operativë ilegalë në disa rrethe

-Për bashkëpunëtorët e kontrollit postar

-Për bazat sekrete

-Për bashkëpunëtorët e birucave

Njihet fakti se detyra e bashkëpunëtorëve konsiderohej "vullnetare dhe patriotike". Për këtë arsye ata zinin pjesën më të vogël të harxhimeve të fshehta. Jepej vetëm ndonjë shpërblim për raste të veçanta.