Kastriot Dervishi: Përpjekje për arratisje dhe vrasje në kufi

Përpjekje për arratisje dhe vrasje në kufi
Nga
Kastriot Dervishi
Më
3.8.1957 shoferët Seiti Çoku dhe Shefqet Pirin bënë planin të arratiseshin në
drejtim të Peshkopisë, duke u nisur nga Tirana me makinën tip “Skoda”, duke u
justifikuar se po shkonin për arsye pune. Seiti drejtonte makinën. Afër
Shupenzës, i ndaloi një kapter i qarkullimit rrugor. Duke dyshuar në veprimin e
tyre, hipi vetë në makinë bashkë me një komunist dhe një shtetas tjetër, me
justifikimin se do shkonin të tre në Peshkopi. Duke ndjerë rrezikun e tyre,
para se të hyjnë në Peshkopi, Seiti dhe Shefqeti përleshen me tre njerëzit e
regjimit. Më pas marrin drejtimin e kufirit. Shefqeti vritet në kufi, në
Ilnicë. Seiti u dënua me vdekje.
Në
foto, makina tip “Skoda” pasi është kryer përleshja midis palëve.















