Kastriot Dervishi: Njeriu i mirë Tomor Aliko

04.07.2022, 04:55 PM (GMT)

Njeriu i mirë Tomor Aliko

Nga Kastriot Dervishi

Këto ditë u nda nga jeta një nga qëndresëtarët tipikë ndaj diktaturës komuniste, Tomor Aliko (1925-2022), i cili vuajti rreth 17 vjet heqje lirie. Në gjithë këto vite të demokracisë, Tomori nuk reshti së punuari për të dokumentuar krimet komuniste, duke koleksionuar foto e shkruar histori, ndonëse kushtet i kishte të pakta e vitet e moshës e rëndonin vazhdimisht.

(Fotografia që i kam bërë më 30.1.2005)