Kastriot Dervishi: Musineja dhe reparti i Rrëshenit

08.07.2022, 07:08 PM (GMT)

Musineja dhe reparti i Rrëshenit

Nga Kastriot Dervishi

Për të kuptuar më mirë idiotësitë e dosjeve formulare (agjenturiale-operative) të Sigurimit, në të cilat hidheshin të dhëna për objektet, si dhe hartoheshin planet e përpunimit të tyre, mjafton të lexohet kjo faqe. Dy bashkëpunëtorë, “Piktori” dhe “Lisi”, në vitin 1975 informonin Musine Kokalari (e cila lëvizte gjithnjë e vetmuar) shfaqte interes për një repart ushtarak, i cili rastiste në të njëjtën rrugë dhe të vetme që bënte Musineja. Vlerësohet e dhëna dhe kërkohet të kihet kujdes.