Kastriot Dervishi: Fakiri dhe Bebi Shameti

08.06.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Më 8.6.1986 u vra në një postë kufitare të Librazhdit, Bebi Shameti (në foto), 40 vjeç me banim në Tiranë. Shokët e tij mundën të arratisen.

Sipas revistës "Në shërbim të popullit" që si rrallë herë publikoi me foto kufitarët e dekoruar, njëri nga vrasësit quhej Fakir.

Trupi pa jetë i Shametit u dërgua në Tiranë me synimin për t'u përdorur për kadavër, por për arsye të panjohura (mundet që kish ardhur ndonjë tjetër më parë), u varros në Tufinë.