Kastriot Dervishi: Dinamika e arratisjeve në katër vite
25.12.2021, 09:44 PM (GMT+1)

Dinamika e arratisjeve në katër vite
Nga
Kastriot Dervishi
Sipas
raportit të datës 20.1.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Byronë
Politikë, në vitet 1949-1952 ishin arratisur nga Shqipëria 2381 persona (1645
në Jugosllavi, 711 në Greqi dhe 25 në Itali. Dinamika sipas viteve paraqitej:
-Viti
1949, 973 persona
-Viti
1950, 564 persona
-Viti
1951, 637 persona
-Viti
1952, 207 persona
Nga
këta, 821 i takonin shtresave të varfra, 432 të shtresës së mesme dhe 215 të
shtresës së pasur (të provuar të gjithë “armiq”). 496 veta nuk u dihej
origjina. Spikaste në këtë shifër se 417 persona ishin fëmijë.
Në
vitin 1990, paraqiten shifra të tjera për këtë periudhë, por jo shumë ndryshe
këtyre të asaj kohe.
Të Tjera
Në Fokus








