Kastriot Dervishi: Batalioni komunist vrau dhe dogji At Lekë Lulin
Batalioni komunist "Perlat Rexhepi" vrau dhe dogji Atë Lekë Lulin
80
vjet nga ngjarja
Nga
Kastriot Dervishi
Më 16 korrik 1944 Atë Leka udhëtoi nga Kastrati
i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave
politike. Komunistët e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku
ishte "ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve". Partizani vrasës
kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:
"Vrasja u krye në
pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit
Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe
me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e
ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të
popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më
vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i
gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.
















