Kadri Tarelli: Nikolla Priska - Një jetë me arsimin, matematikën dhe muzikën


Koha
që kemi në dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.
Ju nuk mund ta zotëroni, por mund ta përdorni atë!
Ju nuk mund ta mbani, por mund ta
shpenzoni atë!
Pasi ta humbni, nuk mund ta
ktheni kurrë më!
Adriano Çelentano
NIKOLLA
PRISKA
Një
jetë me arsimin, matematikën dhe muzikën
Lindur
në katundin Sukth më: 13 Shtator, 1946, në një familje të madhe vendase. Babai
Zefi (Lal Zefi, siç e thërrisnin) dhe nëna Dila, me dëshirën e madhe për
shkollimin e fëmijëve, e rregjistrojnë në shkollën 7 vjeçare.
Në
vitin 1952 – 1959 mbaroi shkollë shtatvjeçare në Katund Sukth me rezultate të
shkëlqyera. Ai tregon me ndjesi të forta, dëftesat dhe fletët e nderit që shoqërojnë
këto dëftesa, të cilat i ka ruajtur me shumë kujdes, bashkë me distiktivin e
nxënësit të dalluar të shkollës, që e ka marrë në përfundim të shkollës
7-vjeçare.
Në
fund të dëftesës së klasës së 7-të, bie në sy firma e drejtorit, Mësuesit të
dalluar nga Elbasani Z. Myrteza Verçani. Ai më përmend dhe drejtorë të tjerë pjesë
e histories së kësaj shkolle, Z. Mejser Voci e më pas Z. Çajup Rusmajli.
Përmend dhe mësues të tjerë si Z. Maksim Dimitresku, Z. Sotiraq Gjergo, Z. Ruzhdi
Qorri, Z. Osman Mema, etj.
Tregon
me përpikëri, se bashkë me shokun e kolegun mësuesin e matematikës nga Durrësi,
Z. Agim Shehu, kanë arritur ta takojnë mësuesin Maksim Dimitresku në vitin 1995,
në Tiranë. E kujton këtë moment të veçantë sepse Mësues Maksimi, i ka treguar
një nga fletoret e shënimeve që e ruante me fanatizëm si diçka të shenjtë, ku kishte
mbajtur shënime për karakteristikat e të gjithë nxënësve që kishte patur në
shkollë, e aty kishte dhe shënimet për tNikollën.
Me
dëshirën e këmbënguljen e mësuesit Maksim Dimitreskut, (mësues kujdestar) dhe
drejtorit Z. Myrteza Verçani dhe me bekimin e prindërve, ndjek shkollën e mesme
në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit, (Normalja e Elbasanit) 1960–964. (Një
shkollë kjo mjaft e njohur për nivelin e saj arsimor, pedagogjik e patriotik, e
cila në fillesat e saj ka patur si themelues drejtues Verprimtarin atdhetar
Luigj Gurakuqi e Z. Aleksandër Xhuvani (1909)). Keqardhje që kjo shkollë sot
është mbyllur, pvarësisht për vendin që ze në histzorinë e Arsimit Shqiptar.
Kështu
falë sakrificave të prindërve dhe familjes për ta mbështetur, arriti të përfundojë
me sukses “Normalen e Elbasanit” me rezultate të shkëlqyera me vlerësimin
maksimal. Kujton dhe drejtorin e Normales së Elbasanit Z. Vasil Kamami i cili
kishte mbaruar studimet për gjuhë e letërsi italiane në Romë e Firence, dhe për
letërsi e gjuhë shqipe në Universitetin e Tiranës. Mësues që është nderuar me titullin
“Mësues i Merituar” për kontributin e tij pedagogjik në arsimin në
Shqipëri. Vijues i punës së sa e sa profesorëve patriotë.
Nikolla
përmend dhe mësues të tjerë, Z. Nazmi Gurmani i gjuhës, Z. Resmi Stringa –
gjuhë, Z. Besim Qorri – Psikologji, Z. Abdyl Karanjaku – pedagogji, Z. Shyqyri
Demiri – Histori, (madje më thotë dhe një detaj, që Mësues Shyqyriu kishte
mbaruar shkollën në Austri dhe sipas tregimit të tij kishte qenë shok klase me
Hitlerin), Z. Ndoc Ndrio i gjeografise, Z.
Alfir Bajraktari e Z. Kiço Zizi matematikë, Z. Shefqet Peni – Fizikë, Z. Vilson
Todri e Z. Leonard Shyteriqi - Muzikë, Boro Shoshkiç – rusisht, mësues Kadriu i
punës me dru e metal, etj. Z. Vasil Toli – pikture e art. Ndërkohë nxjerr një
arkiv të tërë me vizatime me ngjyra të renditura në një dosje-album të ruajtur
me shumë kujdes.
Që
në fillim të studimeve, bëhet pjesë e grupit të mandolinatës dhe per 3 vite ka
qene pjesë e grupit të muzikës së shkollës. Kur u rindërtua salla e teatrit të
Elbasanit (sot Skampa), Znj. Marie Dhamo mori pjesë si këngëtare dhe kërkoi të
shoqërohej nga orkestra me nxënësit e Normales së Elbasanit e jo nga ajo e
teatrit. Aty Nikolla ishte mandolinë e parë. Orkestra ishte e përbërë nga
mandolinat e para, të dytë, mandollat, kontrabasët dhe bateria.
Mandolina
e ka shoqëruar dhe e shoqëron akoma në gëzime e festa. Falë mandolinës bëhet
pjesë e orkestës së Pallatit të Kultures në Durrës. Ai ka marrë pjesë në shumë
shfaqje e koncerte në festivale. Ai përmend festivalin e Beratit ku orchestra e
ansamblit të Durrësit ka zënë vendin e dytë në shkallë Republike. Në festa e
gëzime shoqërore, mandolin vazhdon të dëgjohet ende. Mes tyre janë edhe shumë
vlerësime me diploma, si instrumentist i dalluar.
Me
mbarimin e Shkollës Normale, mundësia për t’u shkolluar në universitet ishte ishte
pothuajse e pamundur për shkak të pengesave të regjimit ndaj familjes. Por falë
këmbënguljes e ndërmjetësimit të drejtpërdrejtë të drejtorit Z. Vilson Kamami,
Nikollës ju mundësua rregjistrimi pranë “Institutin e Lartë Pedagogjik” të
Shkodrës, në degën Matematikë-Fizikë. Për këtë ai kujton se i është dashur të
punojë shumë me kurse paraprake pasi kurrikula e Normales së Elbasanit nuk
përfshinte Trigonometrinë, pjesë e studimeve së Institutit të Lartë Pedagogjik
në Shkodër, në degën e matematikës.
Kështu
në vitin 1965, fillon “Institutin e Lartë Pedagogjike në Shkodër deri në vitin 1967.
Pasi përfundon Institutin, fillon punë për pak muaj në fshatin Armathë të
Durrësit. Më pas, po gjatë atij viti, thirret për shërbimin ushtarak në bazën e
ishullit të Sazanit në Vlorë, shërbim të cilin e mbylli me sukses gjatë viteve
1967 – 1969.
Pasi
kreu shërbimin ushtarak, në vitin 1970, vijon studimet pasuniversitare në degën
e matematikës, në filialin e Durrësit, ku përfundon me rezultate të shkëlqyera,
për të mbrojtur më pas diplomën po në “Institutin e Lartë Pedagogjike” në
Shkodër, ku merr dhe diplomën e kualifikimit (sot klasifikohet si niveli Master
shkencor në profiling Matematikë). Në vitet e shkollës në Shkodër njihet edhe
me bashkëshorten e ardhshme Znj. Çiçile
Gazulli, (sot Priska).
Ai
përmend me nostalgji dhe disa nga petagogët e tij në Shkodër dhe në Durrës, Z. Nikolin
Preka – matematikë elementare, Z. Gjon Çiftja
e Znj. Jozefina Pepitoni – Fizikë, Z. Maliq Gjyli – analize matematike, Z. Spiro
Papa e Z. Mishel Katundi,– matematikë, etj. Kurse në filialin e Durrësit, më
pas Z. Halil Myderizi – analizë matematike, Z. Vangjel Tati – Matematikë e lartë,
e Z. Salvador Sotiri.
Në
vitin 1967, merr pjesë në aksionin e hapjes së rrugës në Malësi të Madhe me
bazë në Selcë.
Më
pas fillon karriera në arsim. Në vitin 1970 -74, emrohet që në fillim si pjesë
e stafit që hapën shkollën e pare 8-vjeçare të mirfilltë në Jubë të Durrësit me
drejtor Z. Shefki Bocerri, më pas me drejtor Vangjel Basha. Gjatë kësaj
periudhe ka bërë dhe trajnimin e mësuesve të muzikës së zones, falë formimit
professional muzikor.
Më
pas në vitin 1974-1975, thirret për t’u bërë pjesë e stafit që ngritën shkollën
e parë të Mesme në katund të Ri, me dy klasa: gjimnaz dhe bujqësore, “natën”.
Mbi këtë bazë në shtator 1977, u krijua Shkolla e Bashkuar e Katundit të Ri, (ditën
dhe natën), si shkollë e Mesme e Bashkuar e Katundit të Ri, (Gjimnaz dhe
bujqësor), që sot mban emrin “Jusuf Hoti”.
Në
vitin 1989, e detyrojnë të shkojë e të shërbejë për 2 vite, si mësues në
shkollën e Mesme të Bashkuar në Surroj të Kuksit, në një zonë shumë të vështirë
e të thellë. Në këtë shkollë falë përvojës si mësues e drejtues. që në fillim e
emërojnë nëndrejtor shkolle.
Pas
përfundimit të dy viteve mësimin në Surroj të Kukësit, kthehet në vendlindje
dhe po atë vit zgjidhet kryetar komune. E mbart këtë detyrë si “Kryetar Komune”.
Është “Kryetari i parë pluralist”, deri në vitin 1992.
Ndërkohë
me organizimin e zgjedhjeve të reja, rikthehet në arsim si drejtor i shkollës 8-vjeçare
“Katundi Ri”. E më pas si nëndrejtor e mësues matematike në Shkollën e Mesme
“Katundi Ri”. Përmend kolegët: Z. Azem Berisha, Z. Hajdar Gjergji, Ruzhdi
Xhaferri, Agim Meni, Fadil Elezi, Shehide Hoti, etj
Pjesë
e stafit të shkollës së mesme prej shumë vitesh, përmend me nderim të gjithë
mësuesit, ish drejtorin e shkollës së mesme dhe një ndër kolegët e punës me të
cilët ka punuar më gjatë Z. Jusuf Hoti, Islam Alikaj, Maks Bonjaku, Sofokli
Garo, Thoma Varfi, Dajlan Shaipi, Pashk Sinani, Nadire Deda, Pullumb Kasa,
Bilal Koçi, Rifat Busulla, Ilir Qesja, Parashqevi Pollogu, Naxhie Truma, Ali
Balliu, Tom Meshkurti, Sulejman Mema, Mustafa Kashari, Pjetër Sula, Kadri
Tarelli, Genc Alizoti, Agron Shameti, Ilir Tanku, Burbuqe Hoti, Bashkim Seiti.
Ndjesë, nëse janë harruar mësues të tjerë……..!
Nikolla,
njëkohësisht për tetë vite me radhë ka mbajtur funksionin si kryetar i këshillit
të Komunës “Katundi Ri”, e më pas ka vazhduar si anëtar Këshillit të Rrethit,
Durrës, për tetë vite të tjera.
Në
vitin 2007, vlerësohet si “Mësuesi i vitit”, për rrethit e Durrësit nga
drejtoria Arsimore, kohë kur drejtor i Arsimit në Durrës, ishte Z Vasillaq Papaj.
Më pas në vitin 2008, doli në pension si mësues.
Tashmë
edhe pse në pension, prej disa vitesh ka vazhduar të punojë e të konsultojë pa
u lodhur, fëmijë të familjeve të fshatit Sukth, duke i ndihmuar të kapërcejnë
vështirësitë.
Është
babi i katër fëmijëve, 2 djem e 2 vajza, dhe gjysh i lumtur i katër nipave dhe
një mbese.
Është
Ambasador i Paqes, pranuar nga “Federate Universale e Paqes”, dega Durrës.
Duke
e parë këtë shkrim të gjatë, ky është një jetëshkrim i plotë, jo shumë i krehur
për të shmangur ndonjë hollësi e përsëritje. Në dukje, një jetë me aq shumë
mund, përpjekje dhe lëvizje, ku mund të krijohet një roman, apo monografi që e
vlen për familjen por edhe për komunitetin. Gjithçka si shembull për të rinjtë.
Model i mençurisë dhe punës.
Sot
është edhe anëtar i grupit të ish mësuesve pensionistë të Shkollës së Mesme të
Katunditt të Ri, ku bëjnë pjesë: Nikolla Priska, Hajdar Gjergji, Andrea Priska,
Dajan Shaipi, Ali Balliu, Gjon Konika (Nuk jeton më), Pashk Sinani dhe Kadri Tarelli.
Ne, here pas here mblidhemi dhe festojmë së bashku. Kam bindjen, se jemi i
vetmi grup i organizuar që mbetemi të bashkuar edhe në ditët tona të pensionit.
Në biseda me shokët më thonë, se nuk kemi dëgjuar që grupime të tilla të ketë diku
në mbarë vendin tonë. Besoj, kjo është vlerë që u krijua gjatë punës në
Shkollën e Mesme “Jusuf Hoti” dhe vazhdon të gjallojë edhe në ditë tona.
Më
duhet të shtoj pak fjalë që i thashë para një grupimi miqsh e shokësh, shumica
ish nxënësit tanë, në një kuvend libri, të organizuar në shkollën 9-vjeçare të Katund-Sukthit,
ku Ali Balliu përuroi librin e tij “Sportistët më të mirë ndër vite”, libër ku
është përfshirë edhe emri i Nikollës.
I
nderuar z. Nikolla! Je pensionist, mbase
nuk të tepron koha, por duhet plotësuar një boshllëk në jetën artistike të
zonës Katundi Ri. Ku me sa mbaj mend, ka pasur një grup shumë të mirë artistik,
që ka konkuruar dhe është vlerësuar, jo
vetëm në Shijak e Durrës, por edhe në festivale Kombëtare.
Ju
si pjesëmarrës që në ditët e para të krijimit të këtij grupi, kini mundësi të
shkruani, veprimtaritë e tij në ato vite. Kujtesa nuk ju mungon. Është një
pasuri që po humbet nga dita në ditë, sepse njerëzit po largohen, nuk janë të
përjetshëm. Kjo punë do ju nderonte ju dhe të gjithë ata “artistë”, që koha po
i harron dhe harresa po i mbulon. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur, pasi
kërkon pak mundim, pak durim e shumë guxim. Nuk je aq shumë i lodhur e i moshuar.
Jam i bindur se e vlen një punë e tillë.
Urime
miku ynë Nikolla! Jetë dhe shëndet të mirë, mes familjes, miqësisë dhe
shoqërisë. 100 vite nuk janë shumë për t’u aritur.
Kadri
Tarelli
Fillim
maji, 2026.
Shënim:
Pjesa e parë e jetshkrimit, me data dhe vënde, është shkruar nga djali i
Nikollës z. Julian Priska. Pedagog fizike në Universitetin “A. Moisiu”, Durrës.















