Gjon Keka: Lindja e Gjergj Kastriotit nuk ishte rastësi, por një plan hyjnor për shpëtimin e Arbërisë

Lindja e Gjergj Kastriotit nuk ishte rastësi, por një plan hyjnor për shpëtimin e Arbërisë
(Me
rastin e 621 vjetorit të lindjes së kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut)

"Ku
ka shumë dritë, ka edhe hije të mëdha", thotë një proverb, dhe në të
vërtetë, shpesh gjejmë shumë hije të theksuara tek njerëzit e mëdhenj gjatë
historisë. Ndër figurat e pakta historike që shkëlqejnë në dritë pothuajse të
pastër, karakteri i të cilit është plotësisht harmonik dhe plotësisht fisnik,
është Princi arbëror Gjergj Kastrioti.
Gjergj
Kastrioti është një pasardhës i rrënjëve të lashta iliro-arbërore të kombit
tonë, i shtëpisë princërore të Kastriotëve. Ai lindi 621 vjet më parë respektivisht
më 6 maj të vitit 1405 dhe ishte më i riu nga katër djemtë e Gjonit dhe
Vojsavës. Që në rini të hershme, Gjergji ynë kishte një prirje të veçantë për
një karrierë ushtarake. Kjo na është bërë e ditur nga përshkrimet e
bashkëkohësve të tij në veprat që ne sot bazohemi dhe kronikat e dokumentet
historike arkivore, se si i vogël Gjergji kishte treguar talent të rrallë në
artin ushtarak dhe këtë e kishte zbuluar me kohë vetë babai i tij Gjon
Kastrioti.
Lindja
e këtij arbërori të madh nuk ishte një rastësi, por një plan hyjnor me qëllim
shpëtimin e Arbërisë dhe mbrojtjen e lirisë së saj dhe civilizimit të
përbashkët europian. Ai që në djep nga ninullat që nëna e tij Vojsava ia
këndonte iu bashkua biografive tëe njerëzve të mëdhenj të historisë së Arbërisë,
Europës dhe Botës. Sa më tepër që rritje fizikisht si trup, aq më shumë ai
shfaqte talnetin e tij në dritë dhe tregonte se cilët ishin, heronjtë e
historisë që do të bëheshin frymëzim i tij, sepse ai i imitonte ata, ai donte
të bëhej si ata, si paraardhësit e rrënjëve të tij Aleksandri i Madh dhe Pirro.
Sikur
tregojnë fakte historike fiziku i vogël,por që kishte tregues të zhvillimit të
tij, sepse ai vazhdiisht dontë të ushtronte, nuk qëndronte pasiv, kërkonte
sfida, beteja, luante me babain e tij lojërat e artit të njohur ushtarak
arbëror që kishin mbetë në traditën e vendit nga Aleksandri i Madh dhe Pirro e
që do ta bënin atë jo vetëm një sy shqiponje, por edhe të përshtatshëm për një
jetë ushtarake në të ardhmen.
Por
mbreti dhe babai i tij Gjon Kastrioti tanimë e kishte idenë se një shpirt i
fuqishëm banonte brenda këtij trupi të thjeshtë e të vogël të birit të tij
Gjergjit. Ai ishte i destinuar apo më mirë të thuhet thirrja e tij ishte që të
bëhet një Aleksandër i dytë i Madh, një Pirro i dytë i Madh dhe kështu ndodhi
,ai jo vetëm se u bë një gjeneral e burrështeti i madh, por edhe një nga
mbrojtësit e mëdhenjë të atdheut dhe civilizimit të përbashkët arbëror. Ai nuk
mund të dilte ndryshe nga rrënjët prej nga rridhte si filizi i ri i
Iliro-Abrërisë,dhe gjatë gjithë jetës së tij që nnga fëmijëria edhe pse i
privuar nga babai dhe nëna e tij ,duke qëndruar si peng në oborrin e sulltanit
,ai sërish tregoi një lidhje të pashkëputshme me këto rrënjë dhe asnjë herë nuk
i harrojë ato. Jo rëstësisht ai kur u mor nga duart e babait dhe nënës së tij
nga sulltani, ai kishte premtuar babait Gjonit dhe nënës së tij Vojsavës se nuk
do t'i harronte asnjëherë rrënjët e tij, djepin që e përkundi dhe u rrit me
ninulla të ëmbëla iliro-arbërore, dhe se një ditë do të kthehet atje me krahun
e tij të fortë për ta çliruar Arbërinë e tij të dashur. Aty ku u lind dhe i
mori hapat e parë të jetës dhe atdhedashurisë, aty ku shpirti e fryma e kanë
lirinë e tyre atërore, aty ku u rritë nga duart e arta e të bekuara të nënës
dhe babait të tij, aty ku e mësoi ABC-n e gjuhës, lirisë, jetës dhe
patriotizmit.
Kur
Princi arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) u mor peng në oborrin e sulltanit
ai gjatë shërbimit të pavullnetshëm ,pra pa dëshirën e tij ndaj kësaj
perandorie pa me sytë e tij së si persekutoheshin dhe vriteshin popujt e
pafajshëm, por edhe se si vritej e persekutohej edhe populli arbëror, familja e
tij dhe vëllezërit e tij arbëror, ai i pa të gjitha por i mbajti në zemrën e
zij që i pikonte nga dhmbj për atdheun e tij që dergjej në mjerim e pushtim
otoman,sepse në atë kohë sikur dihet gjysma e tokave arbërore e dardane
rënkonin nën shtypjen e tmerrshme të gjysmëhënës otoman(turke).
Pas
rikthimit të tij në atdheun e tij arbëror dhe në besimin e tij të krishterë, ai
u bë njeriu më i urryer në Perandorinë otomane dhe më i përçmuari në të gjitha
vendet ku kjo perandori kishte pushtuar dhe sunduar në ato vende ku ajo i
shtypte idealet e lirisë dhe të pavarësisë. Por, mbreti ynë arbëror Gjergj
Kastrioti(Skënderbeu) u bë njeriu më i dashur në Iliro-Arbërinë e tij , më i
admiruar dhe më shpesh i përmendur në Europën e asaj kohe,ngase ai tanimë ishte
bërë mburoja e Europës ai ishte qendra ku vendosej për luftën dhe paqen,ai,
arbërorët e tij ,populli i tij ishin bërë muri i pakalueshëm i Perandorisë
pushtuese otomane.
Ai
luftoi kundër ndarjes së atdheut të tij arbëror, dhe në përpjekjet e tij, u
mishëruan dëshirat dhe idetë e të gjitha mendjeve fisnike arbërore që nga
rikthimii i tij dhe çlirimi i Arbërisë më 28 nëntor 1443, ku më pas edhe themeloi
një Arbëri të bashkuar në kuvendin e Lezhës më 2 mas 1444.
Këtu,
u realizua ajo që paraardhësit tanë e kishin për zemër idealin e lirisë dhe të
unitetit dardano-iliro arbëror e që ia mësonin edhe bijëve e bijave të tyre që
ta njihni këtë unitet si një që fiset e Ilirisë i bashkoi Zoti duke i bërë një
në kuvend e në besëlidhje. Që do të thoshte se uniteti i tillë arbëror në
kuvendin e Lezhës i shpartallojë kurthet demoniake të sajuar të armiqëve të
Iliro-Arbërisë. Në kuvendin e Lezhës në krye me Gjergj Kastriotin arbërorët e
quajtën veten një, dhe kështu ata formuan një fuqi, një burim fuqie që dilte
nga kjo zemër e unitetit vëllazëror darano- iliro arbëror. Në qytete dhe në
fshatra dardano-arbërore, në lindje e në perëndm,në jug dhe në veri të kombit,
nga Kruja, Epiri e Lezha e tij deri në Prizren e Ulqin të tij, Arbëria dhe
Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) konsiderohen të lidhur në mënyrë të pandashme si
binjakët Siamezë.
Që
nga ajo ditë e 28 nëntorit e vitit 1443, kur u kthye nga oborri i sulltanit dhe
hyri në Krujën e tij si shpëtimtar e çlirues i atdheut të tij, ai tanimë ishte
bërë një faktor në çështjet europiane, një faktor që fillimisht principatat dhe
mbretërit fqinje të Gadishullit ilirik dhe Europës, e më vonë të gjitha kombet
duhej ta merrnin parasysh. Asnjë njeri i gjallë nuk ngjall edhe sot një shkallë
kaq të lartë interesi kombëtar dhe ndërkombëtar sa ai. Detyra e tij ndaj
Atdheut, e kombinuar me një guxim moral , trimëri e heorizëm të pashoq që
frymëzon admirim edhe sot kudo në mes nesh e në botën e civilizuar, krijoi këtë
kryefigurë historike, heroike arbërore e europiane, e cila është e destinuar të
mbetet në kujtesën popullore për shumë breza që do të vijnë, më saktësisht
përgjithmonë.
Europa
në atë kohë, më në fund e kishte gjetur një njeri , një hero, një burrështeti,
një mbrojtës e liridashës dhe e shikoi atë me habi. Peshoret në të cilat
peshohen njerëzit e mëdhenjë si p.sh: Aleksandri i Madh, Pirro. Konstantini i
Madh, Karli i Madh, Uashingtoni, Linkolni etj, janë për të.
Ai
kishte një vullnet të fortë dhe pavarësi personale duket se këto rridhnin në
gjakun e familjes Kastrioti, sepse ashtu si babi i tij, edhe paraardhësit e tij
kanë luftuar kundër secilit armik që i cenonte të drejtën e tyre të lirisë dhe
pavarësisë. Ai e bëri lidhjen e fortë të patriotizmit,virtytit dhe unitetit
arbëror dhe këto u bënë themele nga Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) për çlirimin e
Arbërisë nga pushtuesi otoman dhe se fisnikët e tij arbëror u bashkuan në një
lidhje patriotike të virtytit e unitetit sikur ishte kuvendi i Lezhës, e cila
Lidhje, shpejt u bë një forcë në çlirimin e Iliro Arbërisë dhe mbrojtjen e
civilizimit europian, por edhe si një shmebull i përbashkimit jo vetëm arbëror
,por edhe i Bashkimit të vetë Europës. Ylli i vogël është ushqyer dhe dashur me
shumë sakrificë dhe kujdes nga prindërit e tij kur ishte ende i vogël para se
ta merrnin peng në oborrin e sulltanit, e që më pas u bë nga një yll i vogël në
yllin e madh-diellin e Arbërisë që edhe sot na bënë dritë dhe na tregon se ku
është e ardhmja jonë si komb brenda familjes europiane.
Me
pak fjalë kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është një thesar i madh,
që askush nuk mund ta matë.
Faleminderit
Zotit e familjes Kastrioti (Gjonit dhe Vojsavës së bekuar), që i dha si dhuratë
kombit tonë Gjergj Kastriotin, shpëtimtarin dhe mbretin e Ilirisë! Lavdi
Perëndisë që në vazhdimësi na e bekoi më figura fisnike arbërore sikur ishte
Gjergj Kastrioti,Pjetër Bogdani, Nënë Tereza,Gjergj Fishta,Ibrahim Rugova etj.
Gjergj
Kastriotit tonë të pavdekshëm, i qoftë lavdi përgjithmonë!









