Ilir Muharremi: Nuk jemi më

02.01.2013, 03:00 PM (GMT+1)

Ilir Muharremi

Nuk jemi më

Provoj të shkruaj atë që e dijë
Rreshtoj vargjet paksa me zili
Budalla i dashuruar  ekstrem në ty
Kapitaliste rrjedhojë e befasisë dhe e shfrytëzimit

Lotët e shpirtit dergjen mbi trupin tim
Dhimbje e madhe pa mbarim
Vena e kuqe shërbim i harrimit
Nganjëherë magmë e ngacmimit

Nuk të dua, lehtë ta shprehi më fjalë
Çdo ditë më e madhe sa një mur
Unë me të kuqen dashuri, e ti me gurë
Vuaj, vuaj kështu shënuan perënditë

Bukuri  e verdhë si Afroditë
Kaligulë e pa mëshirshme djallë i hidhërimit
Premtimet e thyera egocentrike të gëzimit
Digjem vazhdoj të digjem si një hero i shpartallimit

Guri i Sizifit  dhe zjarri i Prometheut
Vërshuan mbi kokën  dhe trupin tim si të Apogjeut
Rënkoj në vetmi dhe mendoj në ty
Si një i varfër  artist i zhytur në melankoli

Të dua të gjithë e dinë
Lejoj vala e madhe të më përpinë
Vritem se vetëm kështu është zgjidhje
Dëgjoje këtë se ta them me plotë bindje