Delo Isufi: Një vështrim kritik mbi katër poezi të poetit Kujtim Mateli
NJË VËSHTRIM KRITIK MBI KATËR POEZI TË POETIT KUJTIM MATELI

Duke
lexuar vargjet e poetit Kujtim Mateli, nuk ka sesi të mos ndihesh i trazuar në
shpirt e mendime. Unë, nga katër vëllimet poetike:
“Kur
mendon për të tjerët”
“Qetësojmë
shpirtin e trazuar”,
“Eci
mbi një fije shprese” dhe
“Mos
u mposhte o njeri”, zgjodha nga një
poezi për secilin libër.
Në
këto katër poezi të poetit Kujtim Mateli, fjala poetike rrjedh si një lumë i
qetë që buron nga thellësitë shpirtërore dhe zbret nëpër brigjet e ndjeshmërisë
njerëzore, duke mbartur me vete dhimbjen, mallin, dashurinë dhe kujtesën. Janë
poezi që të kujtojnë natyrën e Përmetit, vendlindjen e poetit: tokë e njerëzve
të urtë, të mençur, me kulturë të hollë, ku lulet çelin me një butësi të
veçantë dhe zogjtë cicërojnë si të dinin sekretet e shpirtit njerëzor.
Nga libri: “KUR MENDON
PËR TË TJERËT”
PËRMETARES
Fytyra-dritë
mëngjesi,
Hap
i lehtë si erë e prillit,
Zëri
yt mbush hapësirat,
Tok
me zërin e bilbilit.
Shkon
në punë e dora jote,
Sendin
bën të flasë me gojë,
Fryn
një fllad, çel manushaqja,
Kush
të pa e s'ëndërroi?
Hijeshon
rrugën ku ecën,
A
kur shkon në festivale,
Fustani
zbritur nga qielli,
Si
ylber i rënë në male.
Mbushet
skena me dritë mali,
Me
freski, ëmbëlsi zgjoi,
Hapi
yt - puhizë pranverë,
Kush
të pa e të harroi?
Kjo
poezi është një himn për bukurinë dhe shpirtin përmetar. Që në vargun e parë,
epiteti “fytyra-dritë mëngjesi” hap një horizont drite dhe freskie. Krahasimet
(“si erë e prillit”, “si ylber i rënë në male”) e bëjnë figurën e vajzës
pothuaj qiellore.
Personifikimi
(“sendin bën të flasë”) i jep asaj fuqi krijuese, ndërsa manushaqja që çel
është një simbol i gjallërisë dhe bukurisë natyrore. Këtu ndihen qartë aromat e
luleve dhe dëgjohen onomatope të fshehta në cicërimat e bilbilit, që shoqërojnë
çdo varg.
Kjo
poezi është si një mëngjes pranveror në Përmet: plot dritë, aromë lulesh dhe
këngë zogjsh. Vargjet e Kujtim Matelit këtu janë të lehta si puhiza, të ëmbla
si mjalti i maleve dhe të pastra si burimet e këtij qyteti të bekuar.
Nga libri “QETËSOJMË
SHPIRTIN E TRAZUAR”
DHIMBJE
U
nise në udhë të kurbetit
Duke
kaluar gryka e qafa malesh,
Qielli
i vrenjtur të thosh:
Nxito
pak më shumë,
Muzgu
të këshillon: të ndalesh.
Asnjë
lajm nuk erdhi nga ti,
Asnjë
fjalë e mirë s`trokiti
Tek
derë e shtëpisë sate,
Filluan
të dridheshin gotat e bufesë,
Nga
dhimbja e një nëne.
Dy
lisa me rrush ruheshin për ty
Gjer
në vjeshtën e fundit,
Gjersa
kalbeshin në shi dhe në erë,
Priste
mbi tavolinë gota e qumështit,
Djathi
në feta i prera.
Po
ty nuk të pamë,
Portën
e avllisë s'e shtyve asnjëherë.
Të
lodhi rruga e bora e egër,
Në
shpatin perëndimor të një mali
Vendose
përgjithmonë të shplodhesh.
Një
shqiponjë këlthet pllajës së verbër,
Në
dërgon sinjale ku ndodhesh.

Këtu,
simboli i lisave me rrush është një nga figurat më të bukura: ai përfaqëson
pritjen e gjatë, dashurinë familjare dhe kohën që kalbet në mungesë. Hiperbola
e mungesës totale (“Asnjë lajm…”) e thellon boshllëkun shpirtëror. Ndërsa
tingulli “Filluan të dridheshin gotat e bufesë” sjell një onomatope ogurzezë që
e mbështjell poezinë me trishtim.
Kjo
poezi ka edhe një antitezë të heshtur mes jetës që pret dhe vdekjes që ka
ndodhur larg, pa dëshmitarë. Shqiponja në fund bëhet simbol i shpirtit që endet
mbi male, si një jehonë e përjetshme.
Vargjet
e Kujtim Matelit këtu janë si gjethe të lagura nga vesa e dhimbjes; ato nuk
bërtasin, por të depërtojnë ngadalë në shpirt, si një kujtim që nuk shuhet
kurrë. Në këtë poezi hasim një ngarkesë të fortë emocionale, ku kurbeti
shndërrohet në një simbol tragjik të ndarjes dhe humbjes.
Nga libri: “ECI MBI NJË
FIJE SHPRESE”
TË PRISJA...
Dashuri
e bekuar,
U
vonove për të ardhur tek unë,
Shpirti
më kishte ngecur në degën e tharë,
Nuk
di si ecej më tutje.
Sëpatat
e trishtimit kishin prerë degë e hardhive
Asnjë
pikë vere nuk vinte nga vreshtat
Të
qetësonte shpirtin e dëmtuar nga pritjet e gjata,
Nga
vështrimet e kota në humnera kujtimesh,
Si
një gardh mesjetar mes nesh që qëndronte heshtja
Të
prisja të vije...
Kjo
poezi është një tablo e pritjes së gjatë, ku koha rrjedh si një plagë e hapur.
Metafora “shpirti më kishte ngecur në degën e tharë” shpreh një gjendje
pezullimi ekzistencial. Personifikimi i “sëpatave të trishtimit” i jep dhimbjes
forcë shkatërruese, ndërsa mungesa e verës nga vreshtat është një simbol i
tharjes së jetës dhe gëzimit.
Krahasimi
“si një gardh mesjetar” është i fuqishëm: ai krijon një mur të pakalueshëm
emocional. Heshtja këtu bëhet figurë qendrore, një alegori e ndarjes dhe e
pamundësisë për komunikimim me dashurinë e vonuar dhe kohën që nuk kthehet më.
Vargjet
e poetit përmetar janë si hardhi që presin të japin fryt, por qëndrojnë të
thata nën peshën e kohës. Ato kanë një bukuri të heshtur, si një vresht në muzg,
ku edhe era duket se ecën me kujdes për të mos prishur qetësinë e dhimbjes.
Nga libri: “MOS U MPOSHT
O NJERI”
NË ÇASTE VETMIE
Seç
më kujton ky zog,
Shpesh
bëhem gati ta përzë me gurë
Ta
ngrejë më tutje folenë.
Ah!
Qenka fëmijëria ime
Kthyer
në cicërima malli,
Më
vjen pranë sa herë vetëm më gjen.
Së
fundi, në poezinë “Në çaste vetmie”, kemi një kthim intim në vetvete. Zogu
bëhet një simbol i kujtesës dhe i fëmijërisë. “Fëmijëria ime kthyer në cicërima
malli” është një metaforë e jashtëzakonshme, ku edhe tingulli (onomatopeja e
cicërimës) merr ngarkesë emocionale. Këtu kemi një antitezë mes dëshirës për ta
larguar zogun dhe nevojës për ta mbajtur pranë, që në thelb është përballja mes
harresës dhe kujtesës. Poezia merr trajta alegorike, ku zogu nuk është më
thjesht zog, por vetë e kaluara që rikthehet në vetmi.
Kjo
poezi është një perlë meditimi dhe kujtese e poetit Kujtim Mateli. Vargjet këtu
janë si cicërima në agim mbi degët e një peme të thjeshta në dukje, por të
mbushura me një mall të thellë ku zogjtë cicërojnë aty gjatë gjithë vitit.
Këtu, Kujtim Mateli arrin të kthejë kujtesën në tingull dhe vetminë në një
dialog të butë me shpirtin.
Në
tërësi, këto poezi janë si një kopsht përmetar ku lulëzojnë ndjenjat: dhimbja
si një lis i rëndë, dashuria si një manushaqe e brishtë, kujtesa si cicërima
zogjsh në agim. Ato ndërthurin mjeshtërisht figurat letrare: metaforën,
krahasimin, personifikimin, hiperbolën, simbolin, antitezën, epitetin,
onomatope-në dhe alegorinë, duke krijuar një univers poetik ku fjala nuk është
vetëm shprehje, por përjetim.
Në
këtë univers, lexuesi nuk mbetet spektator, por bëhet bashkudhëtar në një
rrugëtim që nis nga dhimbja e kurbetit, kalon në pritjen e dashurisë, ndalet te
bukuria e jetës dhe përfundon në qetësinë e kujtesës: aty ku, mes luleve dhe
cicërimave të zogjve, shpirti gjen paqen e vet.










