Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë me mangësi artistike
05.11.2009, 07:17 PM (GMT+1)
Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë motiv i mirë por i realizuar me mangësi artistikeShkruan Asllan Dibrani
Historia e një populli pasurohet përmes letërsisë artit dhe kulturë së tij prandaj,për ta realizuar një vepër artistike pikture,pejsazh,natyrë te vdekur natyre e qet, vepra për tu realizuara në stilin realist, gjithmonë artisti duhet ta studioj atë vepër,atë ide ta kombinoj suvatimin e ngjyrave për ta paraqitur një vepër sa ma afër reales, por kur është fjala të portreti duke filluar që nga skica pesë minutash e paraqitjes se një portreti në cilën do teknikë vaj,akuarel grafikë,drugdhendje,pastel apo edhe bronz, artisti duhet ta paraqes një realitet të figurës ,objektit duke e stilizuar në praktikë sepse njerëzimi me punë nder shekuj e kanë ndryshuar ambientin e vet për mes arkitekturës duke zbukuruar shtëpi, pallate ,qytete etj, duke zbukuruar dhe ngrohur hapësirën e objektit pamor duke e ushqyer shpirtin dhe syrin e qytetarit, syrin e artistit dhe te gjitha moshave. Kur jemi të portreti ose skulptura e njëjta gjë është zhvilluar ndërkohë ku artistët paraqesin përmes figurave skena njerëzish, ngjarje historike, figura mitologjike , figura te artit ,legjendave edhe figura te luftëtareve etj. Plot e përplot motive ka që mund te merren për ta publikuar një bust ,portret apo një shtatore në një shesh për ta pasuruar dhe ta nderuar atë figurë,atë shesh apo edhe atë vend qe nderohet me vendosjen e një figure qoftë e kulture ,politike apo ndonjë figure mitologjike.
![]() |
| Shtatorja e Bill Klintonit, Prishtinë |
![]() |
| Permenddorja e heroit tonë legjendar Adem Jasharit |
Edhe një krahasim të vogël ,shumë prej jush e keni pare bustin e parë të heroit tone kombëtar Adem Jasharit ku ai jo qe ka ngrit figurën e tij por përkundrazi me punën e dobët është zbehur figura e tij ,është zvogëluar karakteri i një luftëtari siç ishte Adem Jashari, shih përmendoren tjetër qe lenë përshtypjen edhe një njeri qe nuk e njeh i vëren paraqitjet e karakteristikave figurative të një luftëtari, me një qëndrim trimërie dhe një njeri i sakrificës për ideale kombëtare, një figurë me një gjallëri dhe shkathtësi,edhe qytetari ma naiv e vlerëson si një punim i mire i realizuar artistikisht.
![]() |
| Busti i heroit tonë legjendar Adem Jasharit i deformuar |
Të Tjera
Në Fokus










