Agron Tufa: Diktatura u restaurua plotësisht

11.05.2021, 08:55 PM (GMT)

Agron Tufa:

Ja si na njoftonte dje, në faqen e saj, Ministria e Drejtësisë së shoqes Etilda Gjonaj për Ditën Ndërkombëtare të Dreqësisë...

Vini re tonin e qetë, të sigurtë dhe krenar të shoqes Gjonaj, e cila i drejtohet me "shok" njeriut më të nxirë, ish oficerit  të Sigurimit Odise Porodini, të cilin e paraqet sikur ka punuar që në moshë të re në organet e drejtësisë...

Ky postim tregon se Diktatura u restaurua plotësisht dhe pasardhësit e etërve ndjehen të sigurtë e të familjarizuar me bëmat e shokëve të sigurimit. Sigurimi është për ta Drejtësia.