Zymer Mehani: Për ty liria ime
Zymer Mehani
RRUGËT S’FLEJNË
Gënjeshtër
është
Se
rrugët s'flejnë as natën
Ato
rrinë zgjuar
S'flejnë
dot
Nëse
s'ecën kush mbi to
Ato
ecin vetë
Udhëtojnë
Kthehen
Rendin
A
ngarendin
Por
edhe vrapojnë
E
ne ecim bashkë me to
Ato
mbarim s'kanë
Të
pafund janë
KAH T'IA MBAJ...
kah
t'ia mbaj me vargun tim
Mos
m'lërë vetëm, lapsi im
Shpirt
e zemër i shqetësuar
Porsi
vala n'det t'trazuar
Gjak
shqiptari e soj albani
Shpërthimtar
si llavë vullkani
Muza
vargje m'dhuron n'jetë
Zemrën
seç ma çon përpjetë
Varg,
o varg shpeshherë i zverdhur
S'ia
dimë vlerën gjakut t'derdhur
Mirëpo,
dije, o zemra ime
Se
i huaji s' sjell miklime
Në
këtë botë ka rënie e shembje
N'shpirt
e n'zemër m'sjellin dhembje
PËR
TY, LIRIA IME
I
Për
ty, liri
Unë
kam shkuar
si
cjapi te kasapi
Te
mizori e satrapi
Për
ty, liri
Unë
kam shkuar
në
burgje e falanga
Jam
lidhur me pranga
Për
ty, liri
Unë
kam shkuar
Maleve
dhe brigjeve
Në
foletë e shqipeve
Për
ty, liri
Unë
kam shtegtuar
e
kam vrapuar
Me
pushkë në duar
II
Ti
je si buka
N'sofër
që e qesim
Ti
je si zjarri
N'vatër
që e ndezim
Ti
je ujë i pastër
Në
verë i të eturve
Ti
je kurora
E
të pavdekurve
Ti
je si vala
Si
dallgë e detit
Ti
je si yjet
Që
ndritin qiellit
Ti
je e bukur
Hijeshi
e ylberit
Ti
je e ëmbël
Si
buzëqeshje fëmije
Ti
je më e shtrenjta-
Zjarr
dashurie









