Skënder Kapiti: Patriotët dhe klerikët ortodoks shqiptar, mendimtarë dhe martirë të shqiptarizmës
Patriotët dhe klerikët ortodoks shqiptar, mendimtarë dhe martirë të shqiptarizmës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Atdhetarët
shqiptarë të besimit ortodoks kanë
meritën e madhe pasi ata janë treguar dhe kanë vepruar si patriotë e kombëtarë të mëdhenj, si lëvrues
të letrave e të gjuhës shqipe për zgjimin e ndjenjës kombëtare, sepse fjala
komb kupton gjuhë dhe kulturë.
Atdhetarët
shqiptarë ortodoksë kontribuan për kombin shqiptar kudo që ata ishin në
Shqipëri, Stamboll, Egjypt, Rumani, Bullgari, Itali dhe SHBA si: Konstandin Kristoforidhi,
Dhaskal Todri,Naum Veqilharxhi, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Spiro Dine, Petro Nini Luarasi, Sotir Peçi , Fan Noli e shumë të tjerë.
Dhe
pra, pikërisht gjuhës dhe alfabetit shqip, përhapjes së shkollës dhe mësimit të tyre iu përkushtuan me mish e me
shpirt intelektualë dhe klerikë patriotë
ortodoksë shqiptarë në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Të
gjithë shqiptarët, por sidomos ata ortodoks gjithmonë kanë qenë nën presion e
nën terror të egër nga kultura, gjuha, shovinizmi dhe nga shteti e kleri ortodoks grek synimi i të cilëve ka qenë helenizimi dhe
asimilimi i shqiptarëve pasi sipas
klerit ortodoks helen por edhe atij serb
kush është ortodoks ai është grek apo
serb, ndërsa shqiptarët e besimit musliman janë dëbuar nga trojet e tyre
shqiptare që sot janë nën shtetin grek.
Shqiptarët
ortodoks të Çamërisë dhe ata arvanitas pothuajse janë greqizuar ashtu sikurse
janë sllavizuar edhe shqiptarët ortodoksë në Maqedoni e Serbi si pasojë e
politikës genocidiale dhe asimiluese të
shteteve dhe të kishave ortodokse helene
e sllave.
E
ndërsa shqiptarët muslimanë as nuk u turqizuan, as nuk u sllavizuan e as nuk u
greqizuan por mbi ta gjatë shekullit të 19-të dhe në vazhdim edhe gjatë gjithë shekullit të 20-të janë ndërmarrë
kryqëzata dhe genocid i paparë sllavo-serbo-greko ortodoks duke ushtruar dhune
, krime, masakra, vrasje, tortura, pastrim etnik e dëbim të tyre nga trojet
shqiptare të Kosovës, Toplicës, Sanxhakut, të Maqedonisë shqiptare dhe të
Çamërisë.
Shtetet
dhe kleri ortodoks i shteteve të krishtera, fqinje të shqiptarëve e kanë përdorur fenë për
asgjësimin e shqiptarëve si komb dhe për asimilimin e tyre; dhe duke e ditur
këtë fakt, prandaj edhe u vunë në krye të lëvrimit, të arsimimit dhe të
përhapjes së gjuhës shqipe intelektualë dhe klerikë patriotë shqiptarë ortodoksë si dhe për formimin e Kishës së Pavarur
Ortodokse shqiptare.
Përballë
këtij rreziku e kërcënimi shqiptarët ortodoksë kanë dhënë kontribute dhe kanë
luajtur një rol jashtëzakonisht dhe vendimtar
për Rilindjen Kombëtare gjatë shekullit të 19-të edhe me pushkë, por sidomos me shkrim e me
penë për shkollën dhe gjuhën shqipe, për
zgjimin kombëtar, për kulturën shqiptare
me qëllim për bashkimin e
shqiptarëve në një shtet të lirë e të pavarur gjithkombëtar shqiptar.
Kisha
greke me anë të klerit grek dhe të gjuhës greke të liturgjisë fetare synonte
helenizimin e shqiptarëve ortodoksë, dhe për këtë qëllim ajo vrau, përndoqi e
maskroi të gjithë klerikët shqiptarë që përhapnin alfabetin dhe gjuhën shqipe e
që mbanin mesha në gjuhën shqipe. Shumë klerikë shqiptarë ortodoksë janë
martirë të shqiptarizmës dhe të gjuhës shqipe.
Rilindjes
shqiptare i kanë dhënë hov të madh veçanërisht intelektualët patriotë ortodoksë
të kolonive në Rumani, Bullgari, Egjypt, SHBA etj., si dhe arbëreshët e Italisë
të cilët ishin ortodoksë unitë.
Botimet,
alfabeti, abetaret e shkrimet shqip të tyre hynin fshehurazi nga Stambolli,
Egjypti, Sofia, Bukureshti dhe nga Italia me qëllim për ngjalljen dhe rilindjen
e ndjenjës kombëtare shqiptare, për zgjimin kombëtar.
Patriotët
e shquar shqiptarë ortodoksë kurrë nuk u gjunjëzuan dhe nuk u frikësuan as nga
“mallkimet”, as nga ç’kishërimet e Patrikanës dhe të klerit grek të cilët përdorën edhe krimet e rënda si
helmimet, vrasjet me plumba e me thika si me Papa Kristo Negovanin, Stathi
Melanin, Mjeshtër Todërin, Naum Veqilharxhin, Pandeli Sotirin, Petro Nini
Luarasin etj.
Pas
shumë përpjekjesh, sakrificash e
mundimesh të patriotëve të mëdhenj shqiptarë me 7 Mars 1887 u hap shkolla e
parë shqipe me drejtor të parë Pandeli Sotirin i cili u kthye në Korçë apostafat për këtë mision të lartë
kombëtar. Pas tij drejtimin e shkollës e morën patriotët e tjerë Thanas Sina,
Petro Nini Luarasi e Nuçi Naçi.
Ndësa
shkolla e parë shqipe për vajza u hap në vitin 1891 nën drejtimin e Gjerasim
Qiriazit dhe ku dhanë mësim heroinat e gjuhës shqipe Sevasti Qiriazi, Katerina
Cilka,Polikseni Luarasi, Parashqevi Qiriazi etj.

Pra,
në ballë të zgjimit të ndjenjës kombëtare dhe të Rilindjes kombëtare ishte pena
e intelektualëve shqiptarë ortodoksë, veprimtaria e të cilëve vazhdoi me
përkushtim edhe në fillim të shekullit të 20-të në koloninë shqiptare në SHBA,
ku përmendim veprimtarinë e P.N. Luarasit i cili formoi shoqërinë “Mall i
Mëmëdheut”; në vitin 1906 Sotir Peçi hapi gazetën “Kombi”, dhe sidomos kulmin e
arriti Fan Noli i cili për t’i shkëputur shqiptarët nga ndikimi i kishës greke
shpalli krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare me liturgji fetare në
gjuhën shqipe.
Me
këtë shkrim të shkurtër, por i cili është shumë pak për atë se çfarë kanë dhënë
shqiptarët ortodoksë për Kombin shqiptar, për lirinë, pavarësinë dhe për
shtetin shqiptar, pasi nuk është e mundur që atë ta shkruash në një shkrim
sepse për këtë rol të jashtëzakonshëm që ka dhënë patriotizmi i shqiptarëve
ortodoksë për Rilindjen Kombëtare
Shqiptare ka shkruar me qindra faqe Historia Shqiptare si dhe po hulumtojnë dhe
që po e pasurojnë edhe sot studiuesit , letrarët dhe historianët shqiptarë.









