Sevdail Hyseni: Balada e flijimit

Sevdail Hyseni
Satirike
Balada
e flijimit
(Rexhep Qosja – Sfinga e gjallë)
Në
Ditën Botërore të Librit
u
shua një artist me kulturë,
-
një mendje që rron përjetë
për
të mos vdekur kurrë!
Ai
tha: “Nuk dua kamera!”
-
ata sollën aso me dronë,
se
dhimbja pa “live” thonë
duket
si varri pa beton.
Ai
kërkoi heshtje të plotë
-
një filozofi shumë e rrallë,
ata
sollën disa altoparlantë,
me
zëra që ngjallin mall...
Ai
deshi thjeshtësi me qetësi
-
mbi varr një gur, një kujtim,
ata
sollën lulet plastike,
ta
nderonin me ngushëllim.
E
amaneti i shkruar në letër
u
bë testamenti për dekor,
këtu
i gjalli është barrë,
kurse
i vdekuri - sponsor.
Ku
njeriu i gjallë n’këto anë
paraqet
rrezikun për rehati,
ndërsa
i vdekuri është paqe -
një
statujë pa gojë e pa sy.
Dhe
ja, përsëri shfaqen zërat:
Duke
u ndarë kundër dhe pro;
Ai
s’flet më - kjo i bën të lirë,
ta
duan, ta shajnë, apo jo?
Shoqëria
qan me kamera
e
qesh në heshtje tinzare,
që
vret mendimin kur flet
dhe
e ngjall kur s’është fare.
A
ia vlen të vdesësh sot
për
të qenë nesër i mirë?
Apo
më mirë të jetosh
i
padurueshëm, por i lirë?
Se
këtu, në këtë baladë
Pa
fund e pa varg të drejtë,
heroi
nuk është ai që jeton,
-
por artisti - ai që s’flet.
Dhe
amaneti mbet i mekur:
Jo
si një kujtim për mikun,
por
si turp për të gjallin
e
nderim për Akademikun!









