Sami Islami: Lëvizja ilegale në shërbim të çështjes kombëtare
LËVIZJA ILEGALE NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE
(Përkitazi me librin e Ibish Nezirit “Ahmet
Haxhiu- një jetë në lëvizjen ilegale”, Prishtinë, 2001, f.251)
(popullore)
Nga
Sami Islami
Botuar
nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, libri “Ahmet Haxhiu, një jetë në lëvizjen
ilegale” do të thoshim se është libër që, duke hedhur shumë dritë veprës së madhe patriotike
të Ahmet Haxhiut, njëkohësisht hedh
dritë edhe mbi lëvizjen ilegale
popullore për çlirimin e Kosovës. Në libër vihen në pah angazhimet e patriotëve
shqiptarë që nga përfundimi i Luftës së
Dytë Botërore e deri me çlirimin e Kosovës më vitin 1999. Dhe kjo lëvizje qe
ngushtësisht e lidhur me emrin e Ahmet
Haxhiut, të cilin thjesht mund të quhet strumbullar i lëvizjes ilegale.
Po
kush ishte Ahmet Haxhiu?
Ahmet Haxhiu ishte një njeri i thjeshtë e patriot i
devotshëm. Vinte nga një familje me traditë patriotike. Punonte në një
punëtori mekaniku. Gjyshi e babai i tij
e kishin dëshmuar shumë herë veten e tyre si atdhetarë të mëdhenj. Babai i
Ahmetit, Shaipi, kishte luftuar krah për krah me Mustafë Hoxhën dhe patriotë të
tjerë kundër pushtuesit sllav.
Pas
1945-ës, kur sërish interesat e shqiptarëve tradhtohen, ai me Adem Gllavicën
nga Gllavica e Lipjanit e Ukë Gashin nga
Majaci, Jashar Bicin nga Burinca dalin në mal. Për fat të keq, në këtë kohë,
Shaipi, në luftë me forcat çetnike vritet. Dhe ky rebelim nuk përfundon me kaq.
Fill pas kësaj vrasjeje nisin maltretimet edhe për Ahmetin e ri, i cili në atë kohë ishte vetëm 14 vjeçar.
Ahmeti
u “burrërua” para kohës, prandaj donte me çdo kusht të futej në lëvizje për ta
luftuar regjimin serb, regjim ky i kishte sjellë atij, familjes së tij, po
ashtu edhe tërë popullit shqiptar të Kosovës, vetëm të këqija.
Ai
u bashkua në LRBSH (Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve),
themelues i së cilës ishte Adem Demaçi. Në bërthamën e kësaj organizate përveç
Ahmet Haxhiut dhe Adem Demaçit ishin edhe Zeqir Gërvalla, Azem Beqiri, Abdyl
Lahu e Fazli Graiçevci. Përveç tyre në këtë organizatë qenë inkuadruar (më vonë)
edhe shumë intelektualë e patriotë të tjerë, si: Ilmi Rakovica, Enver Mehmeti,
Rrustem Retkoceri, Tefik Straja, Xhafer Mahmutxhiu, Tefik Sahiti, Elhame Shala,
Mejreme Berisha, Bahtie Berisha, Sabit Sveqla, Zeqir Hertica, Rushit Rusha,
Vezir Uka, Tahir Shala, Hazir Shala, Hamdi Obertinca etj. Në Pejë vepronin:
Hysen Daci, Ramadan Shala, Shefqet Deçani, Mehemet Krasniqi, Remzi Baloku,
Nezir Gashi, Sylë Shala, Vesel Shala, Selatin Daci, Ejup Kastrati, Ahmet Zherka
etj. Në Gjakovë: Kadri Kusari, Din Spahia, Avni Lama, Hasim Vula, Besnik Koci,
Hyda Dobruna, Murteza Nura etj. Në Mitrovicë: Mustafa Venhari, Arif Hoxha,
Ismet Koshutova etj. Këta udhëhiqeshin nga Zeqir Gërvalla (i cili kishte ardhur
nga normalja e Prishtinës në atë të Mitrovicës).
Në
Gjilan vepronte grupi i udhëhequr nga Rexhep Elmazi, kurse në Besianë (ish
Podujevë) vepronin Sabit Retkoceri, Abdyl Lahu, Gani Mustafa, Ramadan Lahu,
Sabit Lahu, Zeqir Hertica etj. Në Drenas (ish Gllogovc) vepronin Dibran
Bajraktari me shokë, në Prizren, Hysen Bukoshi, Bedrush Çollaku, Bahtie Berisha
etj. Në Shkup vepronin: Musli Kajolli, i vëllai i tij, Mustafa dhe Ismail
Bujaku. Në Tetovë grupi udhëhiqej nga Mujedin Hadri. Ky rrjet ishte shpërndarë
edhe në Shqipëri dhe Turqi e kudo në Evropë. P.sh. grupi në Turqi udhëhiqej nga
Nijazi Straja , që atje e mbante mbiemrin “Saraçogllu”.
“Motor”
i gjithë kësaj lëvizjeje ishte Ahmet Haxhiu, të cilit profesioni i mekanikut i
ndihmonte mjaft mirë për të pasur kontakte me njerëz , duke mos u ra në sy
organeve shtetërore serbe. Madje në momente të caktuara, kur nuk kishte mjete
për nevojat e organizatës, ai gjente rrugë që t’i siguronte ato. Me një rast,
bile, ai e shet një pjesë të oborrit të vet, për ta blerë një makinë shkrimi e material tjetër
për nevoja të organizatës.
Ahmeti
në bashkëpunim me Adem Demaqin, Zeqir Gërvallën marrin vendim, që natën në mes
të datës 12 e 13 prillit të viti 1964, të vendosen flamujt shqiptarë, nëpër
shtyllat e telefonave, në të gjitha qytetet e Kosovës. Aksioni u përgatit në ilegalitetin më të madh nga Adem Demaqi dhe Ahmet Haxhiu. Këta ua
dorëzojnë flamujt personave të caktuar dhe mëngjesi i 13 prillit të vitit 1964
e gdhin Kosovën me flamuj anë e kënd të saj. Aksioni u krye me sukses nga se asnjë pjesëmarrës i saj nuk u
kap nga policia serbe.
Megjithatë,
dy muaj më vonë, në qershorin e vitit 1964 UDB-ja kishte arrestuar një numër të
madh patriotësh, në mesin e të cilëve, edhe Ahmetin, të cilin e kishin
arrestuar. Ahmeti në burgun e Prishtinës përjeton tortura të papara nga
policia, po ai nuk u thye
asnjëherë, as pas kësaj ngjarjeje
, por as pas shumë të tjerave që do të vijnë më vonë. Ai nuk e kishte ndër mend të hiqte dorë nga
qëllimi i tij, drejtim ky që as pas dënimeve të shumta, e të rënda nga
regjimi (në mesin e të cilëve ishin
,përveç Ahmet Haxhiut edhe Zeqir Gërvalla e Adem Demaçi), nuk do të devijohej.
Një
punë të madhe Ahmeti kishte bërë edhe në bashkëpunimin e tij me organizatat e
LPRK-së në Perëndim (që bazën e në Kosovë e kishin në fshatin Dyz). Ahmeti atje
kishte kontaktuar me Emrush Xhemailin e Mustafë Xhemailin në Bashkësia e Degëve
të PSHDK, Zvicër
Në
libër mund të gjenden edhe të dhëna të tjera. Autori vë në pah edhe punën e
Ahmetit për krijimin e celulave të para
të forcave të armatosura. Me ndihmën e tij dhe të tjerëve filluan të vinin edhe
armatimet e para nga perëndimi në Kosovë. Shtëpia e tij për ca kohë ishte një
bazë kryesore prej nga shpërndaheshin ato në pika të ndryshme. Edhe komandanti
legjendar i kohës më të re Adem Jashari kishte një mitraloz, të cilin ia kishte
dhuruar pikërisht Ahmet Haxhiu.
Ahmeti
nuk e imagjinonte dot çlirimin e Kosovës pa luftë të armatosur, prandaj me
vendosmëri e hidhte poshtë mundësinë e
zgjidhjes me “dialog” problemeve me Serbinë.
Edhe
pas burgosjes së pestë të tij, ai vazhdoi aktivitetin, si në Kosovë, ashtu edhe
në Perëndim, duke mos hequr dorë nga qëllimi. Në këtë kohë ai kishte vu lidhje të vazhdueshme me UÇK-në.
Ditët
e fundit të jetës së tij të bujshme dhe frytdhënëse sëmuret dhe shkon për t’u
shëruar në Zvicër, por pasi e sheh se nuk do të kishte përmirësim, kthehet
prapë në Kosovë. Në Kosovë jetoi edhe pak kohë dhe vdiq duke lënë një
veprimtari të jashtëzakonshme patriotike.










