Neki Lulaj: Diçka po më mbyt
Neki Lulaj
Diçka
po më mbyt
Diçka
brenda vetes më currit, fort më sëmbon
Si
gjinkalla në vapë po më zukat nëpër hije.
Qielli
më është bërë gurë e era bishë po frymon
Në
kohën e pakohë diçka sikur një mur po më bie.
Lëngata
si futë e zezë vitesh po djeg si në vapë
Kur
dëgjoj fyerjet, batutat e pëplase si
gjela.
Dashuria
po më thahet si kashta e thatë në mullar
Kur
mësoj se si nga kosherja amë po ikën bleta.
Atje
ku tokës i vjen era nënë dy gjinj do ia puthë.
I
vjen era babë e oxhak-ju shulloheni nën
hije.
Ju
medriokët harruat fjalën besën që dhatë në luftë
Jeni
shndërruar në kasap votash e në kusarë
lirie.
Zabelin
e mëkatëve kurrë s`do t`ua falë.
Mallkimi
ju zë peng dhe koha do ju dënojë.
Në
Purgatorin e Dantes shpirti do ju digjet në zjarr.
Këtë
dënim e kanë tradhëtarët në këtë botë.









