Illo Foto: Dukuri të fillimit të Shtetit të Arbërit

DUKURI TË FILLIMIT TË SHTETIT TË ARBËRIT
Mbi
romanin “Andrea Topia dhe princesha Helena” Të autorit Resmi Osmani
Nga
Illo Foto
Historia ka provuar
se shqiptaret, janë
nga banorët e parë të Europes . Bëjnë pjesë në vendet
shtetformuse, krejt
ndryshe sa na kanë akuzuar
fqinjët, që janë mysafirë ne siujdhesën Ballkanike .
Veprimtareinë e gjithanshme të shtetit
arbnor, e ka
përshkruar romancieri , tashmë
i zëshëm, Resmi
Osmani . Resmiu ma dërgoi
dhe e lexova dorshkrimin në interrnet . Pa hyrë ende në analizë
të romanit, duhet t’i
them lexusit, se për mrndimin tim, romani
i Resmi Osmanit “Andrea dhe Helena “, është
romani historik, më i
arrirë i letërsisë shqipe, që unë
njoh. Këtë do rrekem ta provoj në këtë shkrim modest. Nuk e shof të
udhës, të
tregoj që jam një
lexus i rregullt i letërsise
romanciere , këtë e
kam provuar me shumë
rencensa dhe shënime kritike në këtë zhanër letrar .
Dinastia
princore Topia dhe perfaqesusi i saj, Tanushi,
përshkruhet
hollësisht në romanin e Osmanit . Periudha e sundimit të familjes princore dhe
princit, Kont i Arbrit, Tanush
Topia i përket viteve 1335-1350.
Kjo fabul, është
shtjelluar me një përgjegjësi sa
historike , po kaq dhe
artistike- letrare, nga
romancieri ynë . Në sfondin historik, rëndësia
lidhet me faktin se në mesjetën e
hershme edhe përpara shtetit të
Kastriotit, feudalët
shqiptarë kishin krijuar dinasti
dhe princër, që mundën të qeverisnin popullsinë brenda kodeve zakonore . Këto kode, janë
vlerësuar nga shkenca, për
kohën, që kanë
pasur mungesë të shtetit ligjor .
Principata Autonome, e Arbërit, pas
luftrave ne Karl D”Anzhu, mbret i Napolit, kishte pranuar vasalitetin nga Mbreteria e
Napolit, që ishte
një nga shtetet me të fuqishme të
Europës. Mbreti i Napolit, kontrollonte
vasalitetin me një nënmbret dhe
një garnizon, që kishte
selinë në Durrës, qytet
nën administrim të Mbreterisë Napolitane.
Principata kishte qeverisje zyrtarisht
të pjesëshme , por faktikisht
vepronte si principatë autonome, pa dashur tia dijë shumë për vasalitetin, me
administratë, kështjellat dhe ushtrinë e saj .
Tanush
Topia, kryezot katolik, i
njohur nga papati dhe mbreti si ”Kont i Arbërit” qeveriste
pricipatën . Kishte dy djem dhe një vajzë . Gruaja e Tanushit rrithte nga gjak mbretëror . Qeverisja i ecte mirë . Kishte financa dhe
ekonomi të qëndrushme . Autoriteti i tij ishte ne rritje dhe fqinjët
nuk e godisnin, megjithse e lakmonin pricipatën e shëndeteshme dhe produktive .
Vajza
e mbretit te Napolit, Robert
D’Anjou(Anzhu) Helena, e lindur
nga një mardhënie jashtmartesore,
do të udhëtonte me nje
anije te sigurtë, për t’u
martuar me princin franko –gjerman Filip de Qurtenay, që
qeveriste Morenë dhe ishujt e Egjeut. Gjatë lundrimit, stuhia
në det, shkatërroi
anijen napolitane dhe
Helena, me një
grusht shoqërusish u
gjend në breg të
Rodonit, që administrohej nga
principata e Arbërit
. Aty vjen Andrea
Topia një djale azgan
dhe u jep ndihmën e duhur
fatkeqve . Shpejt
e mësuan se kush ishin .
Andrea
dhe Heklena u dashuruan në çast .
As Mbreti Robert, as Tanushi
nuk e miratuan këtë dashuri, që
cënonte rëndë mardheniet midis mbretërisë dhe principatës autonome të Arbërit, që
zotëronte shumicën e territoreve te Shqiperisë së sotme, nga
lumi Mat deri në Shkumbin. Lufta
hakmarrëse për këtë turpërim, ishte në prag, por nga
ndërhyrjet diolomatike u evitua . Mbreti, pranoi
një tërheqje paqësore, që lejonte
të zhvillohej normalisht
jeta e të rinjve dhe jeta, në gjithë
principatën . Pas kësaj martese, brenda
një dhjetvjeçari u zhvilluan shumë ngjarje të gëzushme
. Plaga kishte zënë kore .
Çifti
u shtua me dy djem, që
gëzonin emrat e paraardhësve mbretërorë . Në ndërkohë, asgjë
nga ati-mbret nuk u harrua. Pabesia mbretërore, inati
shtazarak, u kultivua
në pallatin mbretëror napolitan. Mbreti dhe mëkembësit mendojnë ndryshe nga ç’flasin. Dështoi
një përpjekje tinzare, organizuar
nga nënmbreti, për
helmim të Helenës së bukur . Dhe
më pas për të vrarë Andrean.
Mbreti,
një
Makbeth i fshehur, i thirri në rezidencën mbretërore çiftin arbëroro-napolitan, për tu
pajtuar . Mbreti , preku
kulmin e jetës së tij kriminale,
kur në pallatin-kështjellë i arrestoi
Helenën dhe Andrean, duke
zbatuar sovranitetin e pushtetit
të pa kufizuar mbretëror .
Pas një
limiti kohor, nga
gjiotina dolën dy arkëmorte dhe u varrosën, pa
ceremoni në vorrezat publike . Ishin trupat e
Helenës dhe të Andreas .
Ky
është kreu dhe fundi i romanit.
Si
në ç’do roman historik , edhe në
këtë, që po analizojmë fabula është e shtjelluar
nga historia . Rruga dhe përfundimi i personazheve gjithashtu
. Ç’do roman serioz ngërthen në vetvete një periudhë
historike dhe gjithsesi fundi
i personazheve nuk mund të vendoset apriori , nga
vullneti i autorit . Çështia është
sa harmonizohet jeta reale, me
atë të përshkruar ne romanin
e zakonshëm .
Romancieri Resmi
Osmani , ka
dhënë prova, që i
zbërthen fabulat historike me atë vërtetësi, besueshmëri dhe ritëm, që
rrjedh jeta . Te gjithë personazhet, gjejnë
pozicionin natyral, pa u hallakatur dhe pa parazituar në jetë . Shkrimtari, si
autoritet i vetëm, që ballafaqohet me personazhet, nuk
mund t’u ndryshojë jetën
atyre, por i
vlerëson me kandar
farmacisti , të
tëra bëmat dhe
gjëmat, që
sjellin ata në jetë . Kjo
është e thënë, një
herë e mirë, për
të gjithë personazhet me vlerë historike, ose
jo .
Ne
romanin e Osmanit, të tërë
personazhet gjejnë pozicionin e
volitshëm, ku i shërbejnë zhvillimit të fabulës romanciere . Po analizojmë një nga personazhet e sërës së dytë, Dom Domenik,
vëllai i Tanush Topisë .Domenik nuk mund të
bëhej princ sundimtar, në asnje rast . Ai ishte shuguruar si klerik i
sërës së lartë. Brenda njerut sundimtar,
hedh rrënjë
me shpjtësi ambicja e çfernuar
. Mbreti dhe xhelati janë aliazhi i natyrshëm i
rracës mbretërore, që kanë kaluar një fëmijëri si të gjithe
bashkkohësit, por e
kanë harruar të kaluarën. Dom Domenik
arberori është ndryshe, jo
se qëlloi prift, por
eshte brumë i tipit human e paqësor
. Ky famulltar i mençur dhe i ditur, i
shërbeu familjes princore
Topia, në
Arbëri, në të mirë e në të keq, në hall
e në nevojë, në hidhërime dhe gëzime . Këtu filloi
jeta e tij reale .
Arriti të bëhej jo vetem prift, por
dijetar, këshilltar
i sundimtarit Arbënor . Për
interesa të principatës , u bë pjesë
e nivelit të lartë në oborrin
mbretëror të Napolit, si këshillëtar dhe ambasador i mbretit Robert.
Kur ndodhi gjëma e madhe ne pallatin
mbretëror, Dom Domenik
gjeti mënyrën dhe u kthye , pranë
bonjakëve të viktimave, në
Krujën arbërore duke vijuar jetën, që
kishte nisur. Ai ishte dhe mbeti misionar, jasht
priviligjeve , që i
siguronte detyra e
fituar në kryeqytetin, Napoli
. Domenik, për nga
volumi jetësor , si
personazh, kishte
disa rrugë, për
autorin Osmani .Ta ruante si
personazh princor , ashtu
siç ishte në realitet, duke
e lënë të zhytur ne lluks , në
Napoli . Një jetë e lakmushme, nga
shumica e njerzve . Kjo ishte më
emundëshmja, për një plak të rëgjuar, kopetent
vetem i kanonizmit fetar . Mund ta kthente në
një vajtoc të fatit të viktimave,
e
të tjera rrugë të mundëshme, natyrale
Zhvillimi natyral i ngjarjeve, ja
ndalonte autorit të
bënte arbitrarite , sado të vogla . Mund ta kthente në një personazh krejt episodik , që dhe
vetë lexusi nuk kishte për ta kujtuar kurrë . Romancieri u kujdes, për
këtë personazh dhe
ja riciklioi jetën . E solli në
Krujë, pranë
bonjakëve të çiftit viktimë mbretërore . Na i bëri Domenikun, ne
dhe njerëzisë një
personazh të dashur dhe të pa
zëvëndesushëm, për mënyrën si rrodhën ngjarjet e zhvillimit
të familjes Topia, një
Domenik tjetër, nuk do
të ishte i përbuzur nga lexusi i
ç’do niveli . Romancieri i regjur, voton
me publikun, me lexusin
e gjerë . Autokracia kultivohet
dhe në metodën e
shkrimtarit dhe shprehet, kur nuk
i vendos personazhet në vendin e merituar. Domenik dhe ne lexusit, ndjehemi mirë, me
pozicionin njerezor të tij .
E
kam lexuar romanin me tendencë, për
të gjetur ndonjë personazh, që devijon rrugën natyrale . Personazhe episodike
ka plot, por janë në vendin e tyre, me
detyrat dhe rolet e tyre, si individë të spikatur dhe tipizuar, pasi
jeta nuk zhvillohet normalisht pa ata .
Një prej tyre është Shambellani, prezantusi mbreteror. Nuk besohet se ka nomeklaturë më të ulët . Megjithatë roli i
tij vizatohet, me
ngjyra realiste . Edhe kur e harrojmë, na e
kujton trokitja e spektrit, tri
herë, në dysheme . Të vërtetë, të
besueshëm e të veçantë, që mbahen mend, janë
edhe personazhet nga populli, burra e gra, malësorë, ushtarë,
bujq e barinj.
Gjithnjë e më shpesh
dëgjojmë sot, autorë të letërsisë, që
rrahin gjoksin, duke
thënë se i sjellin lexusit ngjarje reale, të shkëputura nga jeta dhe për to, nuk ka
kritik dhe lexus , që i
kritikon . Te këta autorë , duhet
ndalur seriozisht, duke i
bindur se autori letrar, nuk
është kronist i ngjarjeve .
Secili
mund të shkruajë , ç’do
temë , që e
ndjen se i duhet shoqerisë.
Lertërsia është tjetër fushë . Ështe fushë
ku luhet artistikisht, ku
jeta dhe fjala kthehen në art, pa i
bërë reklamë vetes dhe personazhit .
Ç’do
roman ka brenda vetes jetën normale, sepse
edhe ato, që nuk kanë ndodhur, do të
ndodhin . Romancieri dallohet, në
se ai
arrin ta veshi personazhin
me artin e mjeshterisë të fjales, të
dialogut dhe te solucionit jetësor .
Romani
i R. Osmanit, që
është i shtati në serinë e kolanës ”Libri i mbretërve”, përbën
kulmin e një romani historik, që nuk
çfryn, në asnjë nga karakteristikat e një romani të përsosur . Nuk ka pse të mos
më besoni, por do
të bindeni, si unë,
kur ta lexoni këtë roman historik shqiptar, me
vlera të
pashoqe, brënda këtij zhanri. Vepra e
Resmiut, është
roman i nivelit të lartë . Nuk ka rendesi numuri faqeve. Rrok
një diapazon të gjerë jetësor, me
ngjarje të rënda dhe të gezushme, që të
mbajnë të mberthyer , si
lexus . Ka zgjidhje të mëdha, të
kontradiktave , qe krijon
shoqëria . Në fund të fundit, vepra
e Osmanit, është
guri kilometrik, ku fillon të ngrihet shteti
shqiptar, nga
Topiajt, që u zhvillua
dhe bëri emrin e madh ne Europe
me shtetin e Gjergj Kastriotit . Gjergji pranonte se ishte
pasardhës i topiajve .
Nga kjo, që spjeguam
dhe mënyra e kompozimit letrar, romani
i Osmanit, mbetet
një roman i përsosur, për
zhanrin, të cilit i perket . Nuk ka fqinj
romancier dhe “akademik “, që mund
të ndërmarri sulm kritik ndaj kësaj vepre, që
e quaj të shquar .
E
nisëm me personazhet sekondare, për të
dalë te personazhet, që i kanë dhënë emrin
romanit . Menyra si i ka
pershkruar autori, Helena
dhe Andrea, na bëhen
pjesë e njerzve të dashur, që
kemi takuar në jetë , ose
që jetojmë, për
ditë me ta. Gezohemi dhe hidhërohemi, kur
bëjnë kështu këta dy personazhe, që
kanë zenë vend meritor
, ne panteonin e
historise shqiptare .
Bukuria
e tyre trupore, përshkruar me pathos të spikatur, nga
mjeshtri Osmani, na i shlyen provizorisht nga mendja, të
tëra bukurite njerezore, që kemi
njohur . Të tëra ato bukuri, janë
pjese e indit te
Elenes dhe Andreas . Pasi të keni lexuar këtë roman, kam
bindje, se
bukuritë njerëzore do t’i masni
me kutin sa i ngjan
Andreas, për djemtë dhe
sa i ngjan Helenës, per
vajzat. Kjo është
ana sipërfaqësore, por
ata përfaqësojne botën e brendëshme të dy
njerzve, që hyjnë në jetën e
njeri - tjetrit spontanisht . I ka krijuar natyra, dy
gjysma të barabarta të një
të tëre, që ështe
çifti, që
mban të lidhur shoqërinë dhe e çon përpara atë, pa e
vën re ata vetë . Ata kanë lindur që të
kryejnë vepra të mëdha , duke i
dhëne shoqërise , pjesë
nga dituria, puna mirësia dhe dashuria e tyre e dlire . Përshkrimi i ndërlidhur , për
cilësitë e këtij çifti , duke
na afruar afër tyre, na bën
krenar, për racen tonë
ariane të trashëguar nga Topiajt,
te
Gjergji dhe e tërë historia e kombit , nga me
të lashtët në Europe . Asgjë axhitative, asnjë
reklame!
Bota
dhe pasuria rrokullisen natyralisht . Në të tërë galerinë e personazheve shqiptarët
shquhen per bukuri dhe shpirt te gjerë, sepse
janë rritur në klimën më të mirë të
Globit, dhe e
kanë nxjerrë bukën me vështirësi , pothuaj nga
guri, prandaj shkelqejnë midis
bashkëshokëve dhe shoqeve të kombeve të tjerë . Autori, po t’i
përshkruante ndryshe, do të bënte gabim te pafalshëm, duke
rënë në mediokritet . Në Pallat , autori
na përshkruan personazhe me veti të spikatura
njerëzore, por pallatet mbretërore, si
gjithnjë edhe në këtë rast, e mbajtën të
fshehur qëllimin e errët, që
perfundoi me tragjedinë makbethjane
ndaj çiftit, që mishëronte kampionin e bukurisë, të dashurisë
dhe të harmonisë njerëzore .
Themelet e
pallateve mbretërore , ngrihen
mbi kufoma dhe gjak njeriu . Pallati
i Robert D’Anzhu nuk ka pse të bënte përjashtim . Ndryshonte vetëm në një
pikë : Giotina mbretërore, nuk
kishte prerë koka më të bukura se
Helena dhe Andrea Topija, nga
Kruja e Arberise .
Për
të qenë
në pajtim me ndërgjen dhe me ju, që me
lexoni, po paraqes
disa episode , ku jam ndalur
gjat leximit të romanit . Ne
faqen 6, gjendet një bashkëbisedim i Mbretit, Robert
me të bijën Helenë . Është nje monolog
i babait, qe të
kujton bisedat më të çmuara, që keni
dëgjuar , midis prindit
dhe të bijës, por që i përket realisht vitit 1330. Dashuria
prindërore i kapercen shekujt dhe këtu mësojmë se kariera
e ben pluhur dashurinë
prinderore . Ketë handikap, nuk e shpjegojnë dot gjenetistët .
Kantjeri
i anijeve në Ishëm, pershkruhet
ne faqen 111. Behet fjalë, për vitin 1340 . Thirrni kujtesës dhe ndërgjegjes tuaj : Ne Ishëm kantjer ndertimi per anije ! Sot nuk ka nje te tille, jo në
Ishem, por as
ne Durrës, as në Vlore
.
Ne
faqen 18 pershkruhet momenti, kur
Andrea, merr dorën e
Helenes në pallat . Gëzimi është
i atyre përmasave, sa të duket se
flasin edhe muret, dritaret, dyshemeja . Gjithçka bëhet
pjesë e këtij gezimi sublim .
Ne
faqen 26, përshkruhet
zyra dhe vete Tanush Topia në punë
e sipër. Autoritetin e kësaj
zyre, vështirë se
e has edhe sot, pas
mbi 700 vjet . Eshte një event, që na nderon si komb dhe i bën pluhur pretndimet, se ne nuk kemi
histori shtetformuse . Nuk ka as një fraze , që e thotë këtë fakt . E thotë zyra, kancelaria,
arkiva, biblioteka, noteria,
i
zoti i saj, Tanush Topia
dhe puna, që
kryhet në zyrën shteterore . Këtë
aspekt, autori , Osmani,
është
një person, që e monitoron nga larg, por me
hollësi , që na i përcjell në mënyren më të përpiktë të mundëshme. Ne faqen 29, kur pershkruhen momente lufte shumë intensive
bashkëbisedusi psherëtin : Përseri
Troje, përseri
Helene ! Kjo shprehje instiktive, na çon në një
konkluzion historik, se
trojanët, janë paraardhës, të Topiajve
arbnorë . Këtë po e vërteton edhe
historia moderne dokumentare . Unë e kam fjalën te fakti, që dhe
një psherëtimë në gjuhën romancjere, kthehet ne oshëtime historike .
Një
përshkrim , që zgjon ç’do
lloj imagjinate është dasma në keshtjellë, ku
Helena u be nuse . Këtë pershkrim mjeshtëror, nuk ka
komentus ta rigjenerojë . E gjeni ne faqet 33 deri ne
37 . Me epizëm, me gjëmë e kuje sipas zakonit arbëror, jepet
pikëllimi, gjëma dhe zia për vdekjen dhe varrimin e
princit-kont Tanush Topisë.Në të dy rastet shoqëruar jo vetëm me traditën
zakonore, por edhe me filozofinë dhe domethënien e
gëzimit dhe hidhërimit, jetës dhe vdekjes.
Po paraqes një shprehje, nga më
të zakonshmet ne roman . Ne faqen 41
shkruhet : “ Ne Petrele
çatite kuqeronin nga tjegullat .”
Nenkuptohet se në një qytezë të
zakonshme të Arbërise, kultura
e jetesës , ishte e
nivilet europjan, jo ajo jetë
vetëm baritore, që pretendojnë
pseudoshkencëtarët fqinj, deri te
vete Krushovi . Shtëpitë e Topiasve
ishin vila, ose te
ngjashme me to .
Merr
rëndësi të dorës parë , koloriti
gjuhesor, në paraqitjen e tablove të gjera e të
përmasave të mëdha . Ja nje shembull: Përshkrimi i Beratit, me
shtëpitë e bardha një-mbi një, kalanë, kishat,
me kodikët e famshëm, murgjërit shkrues dhe piktorë ne faqen 91, eshte
një perlë stilistikore, që ta sjell Beratin dhe kulturën e hershme arbërore ne tavolinen tende të studimit. Në këtë rast nuk mund të le pa permendur atë që përjetoi
Helena napolitane , kur
vizitoi Beratin, qytetin
e dashur dhe karakteristik të
Arbërisë dhe të Shqiperisë së sotme . “ U bë shkak ardhja ne
Berat, shkruan autori i romnit, që
princesha Helene, perveç
bukurive natyrore të vendit, te njihte një anë tjetër të
Arberisë, botën shpirtërore, që
shtriheshin thellë në histori dhe për të
ishte burim krenarie “ ( F 92 ) Helena
nuk i dha Arbërise vetëm
dashurinë e pastër , por u bë pjesë
e pa ndarë e Arbërise, atdheut
të saj të dytë, për të
cilin u be fli . Në se kjo përtërti
Helenën trojane, këtë ja
diktonte dashuria, për
bashkëshortin, për femijët, për
banorët e papërsëritshem arbënorë
.
Romani
i Osmanit, nuk
është një shumicë panoramash historike, patriotike, dashurore . Autori nxjerr në pah shumë veti
të kulturs, sjelljes dhe etiketes, qe nuk
lidhen me pallatet, kurthet
, intrigat, luftrat.Ai na sjell tabllotë tërësore, të
Arbërisë para skënderbejane, atë ngjallje dhe zgjim të frymës së vetëdijës
kombëtare, e cila do të çonte më von në Lidhjen e Lezhës
dhe epopesë së ndritur të qëndresës kundër turqve otomanë.
Ne
faqen 106 , shkruhet : “Mbreti, pas
fitores së luftës, në
Piemonte, ja lejoi vetes luksin e nje dite
zbavitje gjuetie, me bekimin e
Papës Benedikt i 12 “ . Këtu kemi të bëjmë me një rast domethënës, për
punën, për edukatën, për
etiketën, që shoqëria
i imponon ç’do kujt, por jo të
gjithë i njohin si kod të jetesës .Ne këtë rast, ç’do
koment nga unë, merr karakter skolastik . Le ta komentojnë dhe të nxjerrin mësime, shtetarët, eprorët, shërbestarët
e popullit . Hierarkitë nuk
janë tirani, por
jane gardjane te institucionit , te
punës me rendiment . As një lloj
demokracie nuk mund te çvleftesojë
punën, institucionin
e jetës njerezore .
Duhet
të jesh pa ndjenja, që
mos bëhesh bashkë me Helenën dhe
Andrean, kur
zbritën , në Napoli , për të
takuar babanë-mbret biollogjik të Helenës, Robertin D’Anzhu . “Bukuria e natës në det, qe e pa
parë, shkruan
autori ne faqen 114 të romanit
. Hëna derdhte shkelqimin e zbetë . Deti merrte frymë dhe psherëtinte me të gjithë gjoksin dhe vijon : Ata të dy , jetonin
të tashmen, kujtonin të
shkuarën dhe dyshonin, për
të ardhmen “ . Në këtë ditë të takimit, Mbrei
kriminel dhe Babai hipokrit , ju
drejtua Helenës :“ Ke mbi krye dhe në pamje breoren e dritës dhe të hirit mbretëror” Askush nuk do të besonte, se një ditë pas këtyre fjalëve, dhe
gostisë madhështore në pallatin mbretëror, do
ta dergonte çiftin, në
giotinë . Këtë krim makabër mund ta bëjë
vetëm një Baba-mbret, i
ardhur nga katakombet e pallateve të intrigës, hanxharëve
krimit, që fshihet pas perdeve të mëndafshta, ashtu
siç do t’i jepte Shekspiri në tragjeditë e tij.
Këtë pabesi , autori
na i përmbledh me një fraze të shkurter
: “ Nën vezullimin e stolive, fshihet varfëria e shpirtit “ . (f 122 ) dhe më von na jep këtë frazë :“ Fishekzjarret e bënë
qiellin e Napolit, sikur
po binin yje shumëngjyresh “ ( F 125 )
. Cila është pjesa e nënkuptuar e këtyre frazave ? Gjithnjë natyra bëhet pjesë e gjëndjes shpirtërore të njerzve, qoftë
në të mirë, qoftë në të keq . Kjo është arsyeja, që auorët
përshkruajnë mjedisin e gjerë, ku
ndodh një njgjarje e caketuar . Pse e qysh
ndodh kjo, nuk eshtë pjesë e këtij shkrimi, me objektiv
më të ngushtë .
E
kam vene re dhe ne romane te tjera, Resmiu,
nuk i merr për dore dhe
t’u tregoi rrugen personazheve, ose ti
vizatojë me ngjyrat, që do
ai . I le të ndjekin rrugën e tyre, të
veprojnë dhe të flasin ashtu si dinë vetë ata Na i ka përshkruar ashtu siç janë personazhet e oborrit mbreteror, ne
jeten e tyre te lluksit
dhe te begatise . Asnjë nuk ka përçmuar, ose
ta veri ne pozita, për
veprime të shëmtuara . Madje
dhe xhelatët, që shërbejnë në
gjiotinën mbretërore . Ata bëjnë punën, për të
jetuar . Lënda e parë e punës së tyre është krimi. Në pallat jetojnë vërtet midis lluksit, por
kanë vetinë e vetpërmbajtjes
dhe e
të çmuarit objektiv të pasurisë
dhe të lirisë së kufizuar, në të cilën u ka rënë fati të jetojnë .
Dihet,
që kama, helmi
dhe pushka ndodhet pas perdeve të
rënda të sallave, ku
derdhet hareja dhe lluksi i praruar, si lumë
i vrullshëm malor . Afër ndodhet
giotina mbretërore, që i bën hije vetes dhe
klasës së lartë mbretërore .
Ekzekutimi tragjik , që ju
bë çiftit, Helena
dhe Andrea, autori
Osmani , i ka kushtuar
vetem paragrafin e fundit të
romanit . Eshtë skena më e dhimbshme dhe më makabre . Në se kjo skenë do të shkruhej , më
përpara, do
të krijonte një sensibilitet të lartë te lexusi, që do
të ndihej keq, për
të vijuar leximet e mëtejshme . Gjithsesi urrejtja
, per
Mbretin – baba, na mbetet
në mendje dhe na regjistrohet në
ndërgjegje .
Liria
e njerzve nga zakonet
prapanike, të martesës, të gjakmarrjes
dhe të tjera të ngjashme, përbën , në të
gjitha kohrat detyrë parësore , ne
emancipimin e shoqerisë dhe krijimin e
klimës bashkëpunuse të shëndetshme
në shoqeri .
Ne
momentin e ekzekutimit, Andrea
nuk pranoi t’i lidhin sytë . Ju shkreh
xhelatëve : “ Dua ta shoh vdekjen
në sy ! “ ( 130 ) Kjo deshire e
Andreas është ftesë për brezat, që të mos kursejnë asgjë , qoftë
dhe jetën, për lirine
e vërtetë të njerëzimit, që
fillon nga liria e gruas, riprodhuse e
njerëzimit .
Per
stilin dhe gjuhen e perdorur të
romancierit Osmani, mbetet
ajo, që kam pohuar
dhe në shkrimet para ardhes:shqipe e pastër e pasur dhe fjla e zgjedhur
dhe e gjetur në vendin e saj .Në këtë
roman gjuha është më
e stërholluar, sepse, në
përshtatje me kohën për të cilën shkruhet, gjënden
fjaleformime , të krijura
nga dukuritë fonetike
dhe sintaktore . Kjo gjuhë e
struguar , i ka
sherbyer një stili të ri, që e ka bërë prozën, më
të rrjedhshme. Ka faqe të tëra shkruar me prozë poetike .
Gjuha e larmishme e shprehjes në tema kaq të komplikuara, siç
jane temat historike, mundëson
ndriçimin e plotë të enigmës
së thurur nga romancieri . Kësaj, ja
ka arritur ta realizojë R. Osmani, në të
tërë kompleksitetin e punës
të një romani , si ky që analizuam.
E
vetmja vrejtje, që kam
për autorin është kjo : shumë shpesh
Helena i shpreh
fjalë të nxehta dashurie Andreas
. Mendoj të eliminohet kjo skenë , kur
mjekon plaget e tij , pas ditës së gjuetisë . Kjo do të varet tërësisht
nga vullneti i autorit, në
se nuk prishet konteksi i përshkrimit në këtë
kre dhe në të tërë veprën .
Në
mbyllje duke uruar romancierin Resmi
osmani për këtë roman cilsor e dinjitoz që u shtohet romaneve të tjerë
historikë, shpresoj që romani të gjejë rrugën për te
lexuesi, veçanërisht te të rinjtë dhe, duke
qënë roman historik më i realizuar në tërë pikpamjet, të
perfshihet nga Ministria e Kulturës, për vlerësim per çmimin e vitit që jepet për
veprën letrare më të mirë.
Illo
Foto – Studjus, NY.
Janar-korrik 2019









