Kastriot Dervishi: 55 vjet nga ekzekutimi i klerikut dhe dërgimi i trupit pa jetë në kadavër

29.09.2026, 06:55 PM (GMT+1)

Dom Shtjefën Kurti u arrestua më 11.6.1970. Nga leximi i të dy dosjeve (formulare dhe hetimore-gjyqësore), del fare qartë se pushkatimi nuk mund të përligjej edhe sipas legjislacionit të kohës. Me vendimin nr.54, datë 30.7.1971 të Gjykatës së Rrethit Krujë u dënua me vdekje për “sabotim” dhe agjitacion e propagandë. U la në fuqi me vendimin nr.806, datë 8.9.1971. Më 23.9.1971 Presidiumi i Kuvendit Popullor i refuzoi faljen e jetës. Nga data e këtij vendimi e deri në ekzekutim kaluan disa ditë. Vonesa dhe trajtimi nga Dega e Punëve të Brendshme Krujë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, me sa duket është bërë për arsyen e kërkesës nga Fakulteti i Mjekësisë.

Ekzekutimi u krye më 29.9.1971 në “vendin e caktuar” në Dajt. Gjatë kësaj kohe, Dom Shtjefni u mbajt në Repartin nr.313 në Tiranë.