Gani Mehmetaj: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus

Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus
Ç’kanë shqiptarët fatkeq më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pre e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit
Nga Gani Mehmetaj
Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të Xhingis Kanit. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare myslimane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre myslimanëve mesjetarë u gdhinë Azi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm devetë (gamilet) e beduinëve. Nuk kishte as shpata të lakuara arabe, shami beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Arabë pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “beduinëve shqiptarë” se si të rreshtoheshin në formacion lufte.
Atmosfera mesjetare e kohës së xhihadit ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas faljes së “sabahut” zakonisht hordhi beduinësh mësynin kështjellat e qafirëve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë beduinësh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin qafirët për zverku, nuk pushtuan as kështjella kaurësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat arabe, në vend se të falen atje ku e ka dhënë Zoti i myslimanëve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë islamike, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë islamike. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja islame të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër beduinët në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me falje bajrami, nuk u quhet “sevapë” po nuk e ndoqën traditën islamike të sulmit rrënues mbi godinat e qafirëve (qafirë janë ata që nuk e besojnë islamin e nuk u nënshtrohen ligjeve të sheriatit).
A kapën fondet islamike majat e shtetit?
Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre islamikëve. Një grup islamikësh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale. Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta islamike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje aziatike, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup islamikësh të ardhur nga Anadolli e shtetet arabe ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin islamikë për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet islamike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët aziatik që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre aziatikëve ardhacak.
Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë turke. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat islamike, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së Bajramit të madh këtë synim kishte.
Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të beduinëve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan beduinët derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Turqia, Irani e shtetet arabe. Në Tiranë, ditën e Bajramit vdiq shteti laik.


















