Gani Mehmetaj: Ç'kanë shqiptarët që mrekullohen me diktatorë të huaj?

Ç'kanë shqiptarët që mrekullohen me diktatorë të huaj?
Nga Gani Mehmetaj
"Putini ua ktheu dinjitetin rusëve", shkruante kohë më parë një shqiptare (durrsake) në rrjetin social, e mrekulluar pse i pari i Rusisë u kundërvihej me egërsi Evropës Perëndimore e ShBA-së. "Serbët janë popull i mrekullueshëm", përgjërohej një tjetër shqiptare pas takimeve Rama- Vuçiç.
Një tjetër shqiptar nga Dardania ishte mrekulluar me Turqinë e Erdoganit mu si dy shqiptaret me Putinin e Rusisë dhe me serbët.
Ç'kanë shqiptarët e mjerë që mrekullohen nga diktatorë të huaj? Putini e ka kthyer diktaturën e Stalinit dhe luftën e ftohtë. Rusët e jo rusët që e kanë shijuar pushtetin e tij tregojnë tmerre.
Erdogani "shpëtimtari i turqve", arrestoi mbi një milion turq, ua hapi dyert e dritaret serbëve, ndërsa ua mbylli me rrapëllimë shqiptarëve.
Po serbët me se u bënë popull i mrekullueshëm? Sepse vranë mbi një milion shqiptarë në njëqind vjeteshin e fundit (njëzetë mijë në luftën e vitit 1999) , vranë mbi njëqind mijë boshnjakë e mbi pesëdhjetë mijë kroatë në vitet e nëntëdhjeta?
Janë budallenj këta shqiptarë, të dashuruar pas diktatorëve të huaj e pas kombit shqiptarëvrasës, apo kanë nevojë për trajtim psikiatrik?


















