Qazim Namani: Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në Beograd në vitin 1997 dhe Pakoja e Ahtisarit
Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në Beograd në vitin 1997 dhe Pakoja e Ahtisarit

Instituti për Studime Gjeopolitike i themeluar në Beograd në
vitin 1997
a.
Projekt - propozim për
ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë
Me qëllim që të hartohet
një projekt-propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë,
në vitin 1997, në Beograd u themelua Instituti për Studime Gjeopolitike “Kosova
dhe Metohija” sfida dhe përgjegjësi, nga grup autorësh për bisedime me faktorin
ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.
Ky projekt u bazua nga disa dokumente të kohës së
Mbretërisë Serbo-Kroate dhe Sllovene, të cilat kanë të bëjnë me reformën
agrare, manastiret ortodokse dhe strukturën e popullatës në Kosovë.
Në dokument thuhet se, duke u thelluar kriza dhe
problemet etnike në Kosovë, është propozuar “Propozim zgjidhja për mbrojtjen
e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, për ta përgatitur
delegacionin e Republikës së Serbisë për bisedimet e rënda që do të pasojnë me
ndërkombëtarët.
Ky projekt iu dërgohet më 19 nëntor
1998:
·
Patrikut serb, z. Pavle
·
Kryetarit të RF të
Jugosllavisë
·
Kryetarit të Republikës së
Serbisë
·
Kryetarit të Republikës së
Malit të Zi.1
Propozim
zgjidhja për mbrojtjen e interesave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi
përmban
gjashtë
pika si në vijim:
·
Formimin e Kantoneve
·
Status të veçantë për
serbët në qytete ku popullata shumicë është shqiptare
·
Rregullimit të ri
territorial dhe formimin e organeve për mbrojtje të popullatës serbe
·
Rregullimin e marrëdhënieve
në mes institucioneve krahinore dhe organeve serbe
·
Strukturën etnike të
popullatës
·
Kantonet me popullatë serbe
shumicë, dhe pasurive të manastireve.2

- Projekt-propozim për ruajtjen e interesave të popullatës serbe në Kosovë3
Në këtë dokument, thuhet se është e domosdoshme që në
marrëveshjen për Kosovë dhe Metohi të shtohen masat që sigurojnë mbrojtjen e
plotë fizike dhe të pronës, duke kërkuar të drejta të plota etnike, fetare dhe
kulturore për popullatën serbe në Kosovë. Në kantone serbe kërkohej që serbët
të përbëjnë shumicën në strukturat administrative, gjyqësore dhe policore.
Ky projekt mbështetet në Kartën e Kombeve të Bashkuar,
Aktin Final të Helsingut, Deklaratën e OSBE-së dhe dokumente tjera
ndërkombëtare, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të
drejtave të pakicave dhe bashkësive etnike dhe fetare. Si model propozohet
formimi i regjioneve dhe mbrojtja e pakicave kombëtare si në shtetet evropiane:
Spanja, Italia, Zvicra etj.

- Paraqitja e enklavave sllave sipas regjistrimit të
popullatës në vitin 19814
Përvojë pozitive konsiderohet edhe marrëveshja paqësore e
Dejtonit për mbrojtjen e të drejtave kulturore, fetare dhe politike të popujve
në Bosnjë dhe Hercegovinë. Me krijimin e kantoneve, kërkohet ndryshimi
territorial i kufijve në komuna, duke përfshirë sa më shumë tokë agrare në
komunat e vogla që do të themeloheshin për t’u përfshirë në kantone serbe.
Kantoneve serbe parashihej që t’iu bashkëngjiten
manastiret dhe pronat e tyre. Po ashtu, kërkohej që manastireve t’iu kthehen të
gjitha pronat që i kishin marr para Luftës së Dytë Botërore. Me këto masa
parashikohet që serbët të kenë në pronësi dhe kontroll mbi 30 % të territorit
të Kosovës.
Projekti për mbrojtjen e interesave të popullatës serbe
planifikonte të formojë këto kantone:
·
Kantoni i Ibrit
·
Kantoni i Fushë Kosovës
·
Kantoni i Artanës
(Novobërdës)
·
Kantoni i Sharrit
·
Kantoni i Metohisë
Në këtë projekt propozim parashihet që kantonet me
popullatë shumicë serbe të kenë administratën e tyre lokale, gjyqësinë dhe
policinë.

- Pesë kantonet e parapara në projekt propozimin e vitit
1998, për ruajtjen e interesave serbe në Kosovë.5
Në zonat e mëdha urbane parashihet qeverisja e përzier
serbo-shqiptare. Në qytetet e mëdha shumetnike kërkohet që kuvendet lokale të
kenë dy dhoma: dhoma e ulët, që do të shprehte vullnetin e qytetarëve, dhe
dhoma e lartë, që do të përbëhej nga gjysma serbë dhe gjysma shqiptarë me të
drejtë të barabartë vetoje.
Kuvendet krahinore do të formoheshin nga përfaqësuesit e
të gjitha kantoneve dhe po ashtu do të kishte dy dhoma. Garantues i
marrëveshjes së kantoneve do të ishte Kuvendi i Serbisë, kurse garantues i
jashtëm bashkësia ndërkombëtare.
Në dokument thuhet se rregullimi i kantoneve në krahinën
jugore serbe do të bëhej me ligj të veçantë të Kuvendit të Republikës së
Serbisë. Kjo çështje pritet që të rregullohet në një afat kohor prej 15 deri në
20 vjetësh.
Për hartimin e këtij dokumenti është marrë për bazë
struktura e popullatës në Kosovë sipas regjistrimit të vitit 1981.

- Struktura etnike e
popullatës në qytetet shumetnike bazuar në regjistrimin e vitit 19816
Pas luftës në Kosovë, duke u mbështetur në këtë Studim
prej më shumë se 500 faqe, ku trajtohet formimi i kantoneve serbe ne Kosovë,
bashkësia e komunave serbe, decentralizimi dhe shumë raporte të botuara në
Serbi për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe dokumente e raporte
tjera të hartuara nga ndërkombëtarët, u harta Pakoja e Ahtisarit.
Ahtisari, në këtë dialog politik, ishte i detyruar që në
këtë pako ti futë për implementim gjashtë pikat e Ban Ki Mun-it, që në fakt, do
të parashihte krijimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, andaj kjo pako
mund të konsiderohet se ishte një kompromis i dhembshëm për Kosovën, por që u
realizuan nga shumë takime e negociata që i zhvilluan ndërkombëtarët.
Në vijim ofrojmë disa nga pikat që kanë të bëjnë më
trashëgiminë kulturore e historike të përfshira në Pakon e Ahtisarit.
b. Pakoja e Ahtisarit
Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës, është plan i projektuar nga Akademia
e Shkencave të Serbisë, i shfaqur si platformë politike në disa periudha të
caktuara gjatë shekullit XX, andaj nëse analizojmë me vëmendje Pakon e
Ahtisaarit gjejmë shumë elemente të modifikuara, të cilat dëshmojnë qartë
synimet për ndarje të pushtetit, dhe një pjese të territorit të Kosovës.
Sipas akademikëve serbë, projekti i tyre synonte ndarjen
e Kosovës në dy etnitete: shqiptarë dhe atë serbë, ku ana verilindore e Kosovës
parashihej për tu ndarë, përmes lumit Sitnica që kalon përmes rrafshit të
Kosovës, të bëhet ndarja e Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve, në mënyrë që
trevat e pasura me minerale do t’i takonin Serbisë.
Ky projekt serbë është përdorur si plan rezervë për
realizimin e synimeve serbe gjatë sundimit të Milloshevicit.

- Ndarja e Kosovës në dy etnitete sipas projektit të
Dobrica Qosiqit
Pakos së Ahtisarit i kanë
paraprirë shumë dokumente, raporte dhe procese të bisedimeve për statusin final
të Kosovës që nga viti 1997 e deri me shpalljen e pavarësisë 2008.
Projekti i Institutit
gjeopolitik i themeluar në Beograd në vitin 1997
Rezoluta 1244 e KS të
OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)
Korniza kushtetuese e
Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)
Plani i implementimit të
standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)
Disa raporte të publikuar
nga Serbia dhe ndërkombëtarët për gjendjen e trashëgimisë Kulturore në Kosovë
1999-2008
Raporti i Kai Aides për
Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)
Gjashtë Parimet e Grupit
të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)
Gjashtë pikat e Ban Ki
Moon’it! (OKB - Nju Jork,
Pas mbarimit të luftës
1999, doli në skenë plani i ndarjes së Kosovës, sipas modelit të ndarjes së
Bosnjës, në rastin konkret përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes
së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit)
edhe veriun në qytetin e Mitrovicës deri në urë të lumit Ibër.
Kjo temë
është politizuar, duke e kundërshtuar ushtrimit të pushtetit prej
institucioneve të Kosovës, sipas rezolutës së Unmikut 1244.
Pakoja e
Ahtisarit gjatë vitit 2006, është bërë tema kryesore e Grupit e negociatave të
Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Siç shihet, Pakoja e Ahtisarit është një dokument
Propozim gjithëpërfshirës për marrëveshjen për Statusin e Kosovës, 2 shkurt
2007.
Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, e
dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për
pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit
të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova shpalli pavarësinë më
17 shkurt 2008.
Pakoja e Ahtisarit është miratuar si rezultat i
bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, që u zhvilluan gjatë viteve 2006-2007.
Në takimet për bisedime shqiptaro-serbe rreth
decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që u
zhvilluan gjatë vitit 2006, kanë rezultuar me themelimin e disa komunave të
reja etnike serbe, si dhe për krijimin e dhjetëra zonave (eksterritoriale) të
mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të cilat,
pa kurrfarë baze shkencore, po quhen kisha ortodokse serbe.
Nga Pakoja e Ahtisarit po veçojmë çështjet që kanë të
bëjnë me trashëgiminë kulturore dhe historike të Kosovës.
Në Aneksin III dhe aneksin V të Pakos së Ahtisarit janë
dhënë disa harta, në të cilat përmes decentralizimit dhe eksterritorialitetit
për “kishat e manastiret serbe”, paraqitet qartë kompaktësia territoriale e
enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat e manastiret” dhe
bashkëpunimi funksional i tyre me Republikën e Serbisë.
Në nenin 10 të aneksit të III, për decentralizim,
përcaktohet bashkëpunimi i komunave dhe Kishës Ortodokse Serbe (KOS) me
Institucionet e Republikës së Serbisë, ku në pasuesin 10.1 të këtij aneksi
thuhet:
“Komunat do të kenë të
drejtë të bashkëpunojnë me komunat dhe institucionet e Republikës së Serbisë.
Bashkëpunimi do të jetë në ofrimin e asistencës financiare dhe teknike nga ana
e Institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale”.7
Sa i përket themelimit të komunave të reja, për të cilat
është pajtuar edhe Grupi i Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit
III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet:
“Komunat e reja që do të themelohen, kufijtë e të cilave
do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal”
Për të argumentuar këtë çështje po i referohemi “Shtojcës
së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas
Pakos së Ahtisarit.
Në aneksin V të Pakos së Ahtisarit trajtohet “Trashëgimia
kulturore dhe fetare serbe”
Në pasusin 1.1 të nenit 1 të aneksit V, thuhet:
“Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë
mbrojtje të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet
me këtë aneks”.
Ndërsa në pasusin 1.5 të këtij neni, thuhet:
“Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion
(liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në
objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet e kishës
ortodokse serbe (KOS) të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga
kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet
ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin”.8
Në pasusin 4.1 të nenit 4 të këtij aneksi (V) që
përcakton “zonat e mbrojtura” thuhet:
“Një numër i zgjedhur i manastireve të kishës ortodokse
serbe, si dhe kishave, objekteve tjera fetare, si dhe objekteve historike dhe
kulturore të rëndësisë së veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të
gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “zonave të mbrojtura”.9
Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një
ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi
historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit
dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar
kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve
të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave
pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:
Në nenin 4 pasusi 4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri
nga fushat si në vijim:
a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial,
sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e
energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.
b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve,
siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti
kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të
ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe
qendra të riparimit të automjeteve; super markete; klube nate.10
Në pasuesin 4.1.2 të nenit 4 thuhet:
4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të
kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga
fushat si në vijim, komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me
komunitetin serb:
a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale,
siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve,
restoranteve, lokaleve të natës, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të
ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër rajonet rurale;
b) Tubimet publike, rekreative dhe
zbavitëse;
c) Urbanizimi i tokës bujqësore.11
Duke u bazuar në këto pasuse e nenesh të shkëputur nga
pakoja e Ahtisaarit, kuptohet se këto masa do ta bëjnë jo funksional integritetin
territorial, politik e institucional të shtetit të Kosovës.
Këto kisha dhe manastire që janë përcaktuar si zona me
status të veçantë mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtura nga vetë
shqiptarët.
Në pasuesin 4.1.4 të nenit
4 të aneksit v të Pakos së Ahtisarit, si zona të mbrojtura janë përcaktuar:
·
Manastiri i
Deçanit, Deçan
·
Patrikana e
Pejës, Pejë
·
Manastiri i
Graçanicës, Graçanicë
·
Kisha e
Shpalljes së Virgjëreshës, Lipjan
·
Manastiri i
Deviçit, Skenderaj
·
Manastiri i
Gorioçit, Istog
·
Manastiri i
Budisavcit, Klinë
·
Manastiri i
Sokolicës, Zveçan
·
Manastiri i
Draganacit, Gjilan
·
Manastiri i
Arkangjelit të Shenjtë, Prizren
·
Manastiri i
Banjskës, Zveçan
·
Manastiri i
Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec
·
Fshati Hoqë e
Madhe, Rahovec
·
Manastiri
Duboki Potok, Zubin Potok
·
Kisha e Shën
Gjergjit, Gornjasellë, Prizren
·
Manastiri i
Soçanicës, Leposaviq
·
Kisha e
Hermitëve, Uljaricë, Klinë
·
Monumenti
memorial i Gazimestanit, Obiliq
·
Kështjella
Mesjetare e Zveçanit, Zveçan
·
Qyteti Mesjetar
i Novobërdës, Novobërdë
·
Ura Mesjetare e
Vojnoviqëve, Vushtrri12
· Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren
4.1.5 Zona e mbrojtur për
objektet vijuese do të përkufizohet në 100 metra hapësirë rreth perimetrit të
tyre:
·
Manastiri i
Premtit të Shenjtë, Leposaviq
·
Manastiri i
Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
·
Manastiri i
Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos,
Skenderaj
·
Manastiri i
Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
·
Manastiri i
Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë
·
Kisha e
Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë,
Prizren
·
Manastiri i
Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
·
Manastiri i
Binaçit, Buzovik, Viti.13
4.1.6 Zona e mbrojtur për
objektet vijuese do të përkufizohet në 50 metra hapësirë rreth perimetrit të
tyre:
·
Manastiri i
Dollacit, Klinë
·
Kisha e Shën
Nikollës, Gjurakoc, Istog
·
Kisha e
Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri,
Mushtisht, Suharekë
·
Kisha e
Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
·
Kisha e
Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
·
Kisha e
Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë.14
Po të bëjmë një analizë Pakos së Ahtisarit
mund të pohojmë se ky dokument i rëndësishëm që u hartua nga Bashkësia
Ndërkombëtare, është mbështet kryesisht në të dhënat që përmban dokumenti i
përpiluar nga: Institut za
geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora, Beograd 1977, i themeluar më 19 nëntor të vitit 1997, për ta
pagatitur delegacionin serbë për bisedimet që parashiheshin të zhvilloheshin
pas luftës me delegacionin shqiptarë dhe ndërkombëtarët për Kosovën.
Për përpilimin e këtij dokumenti vërehet
ndikimi i madh i institucioneve ndërkombëtare, Qeverisë së Serbisë, Kishës Ortodokse
Serbe dhe propagandës së zhvilluar të popullatës serbe.
Në këto bisedime, serbët ishin të përkrahur edhe nga disa
diplomat evropian, dhe kishin arritur që në tryezën e bisedimeve të i ofrojnë
dhjetëra raporte për kinse dëmet që janë bërë në monumentet e trashëgimisë dhe
kulturës serbe në Kosovë. Serbët e kishin ofruar konceptin e tyre politik për
formimin e kantoneve dhe decentralizimin e komunave me shumicë serbe, ata
hulumtonin dhe propozonin modelin e kantoneve zvicerane dhe decentralizimin.
Duke e parë mos interesimin e palës serbe, për tu pajtuar
me propozimet e ndërkombëtarëve dhe palës shqiptare, për këtë temë kishte
reaguar edhe Albert Rohan, zëvendës i Ahtisarit, duke u shprehur që mos të
humbet kohë rreth propozimeve serbe, sepse Kosova nuk ishte dhe nuk mund te
krahasohet me Zvicrën.15
Institucionet e Kosovës pas
lufte, dhe liderët politik u treguan të pa organizuar dhe pa përgatitur, për ta
shtruar drejt çështjen e problemit shqiptar në tavolinë, në takime si me
ndërkombëtar ashtu edhe para palës serbe.
Pjesëmarrësit shqiptar nuk kishin të paktën një raport
apo edhe projekt kombëtar për të ju ofruar ndërkombëtarëve. Ekipit tonë si
zakonisht i paraprinin liderët partiak dhe të zgjedhur sipas pozitave
udhëheqëse apo edhe gradave shkencore. Në ekipin e bisedimeve kishte shumë pak
profesionist të fushave bosht që e kushtëzonin bisedimin për statusin
përfundimtar të Kosovës.
Në fushën e trashëgimisë kulturore, që ishte njëra ndër
pikat më të ndjeshme pas ngjarjeve të 17 marsit 2004, në takimin e Vjenës 2006,
si ekspert morën pjesë: Jahja Drançolli, Ylber Hysaj, Enver Hoxhaj, Kemal Luci,
Gjejlane Hoxha, Baki Svirca etj, që asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë
analizë, projekt si të mbrohet trashëgimia kulturore e historike e Kosovës, por
shkuan para ndërkombëtarëve dhe ekspertëve serbë, të pa përgatitur, kundër
ekipit serbë, që i udhëhiqte Dusan T. Batakovici me një ekip profesorësh të
dëshmuar si ekspert dhe ligjërues në shume universitete prestigjioze në Evropë
e kontinente tjera.
Jusuf Buxhovi, shkruan se grupin e ekspertëve vendor nga
fusha të ndryshme, që morën pjesë në takimin e Vjenës, duke i veçuar me emra:
Blerim Shalë, Ylber Hysa, Edi Shukriu, Jahja Drancolli, Arsim Bajrami, Edita
Tahiri, Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri, Hajredin Kuci.16
Ekipi i ekspertëve të trashëgimisë tonë kulturore që na
përfaqësoi në takimin e Vjenës, kishin shkuar pa ndonjë koncept dhe platformë
të shkruar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të krishterë në Kosovë, ata
bënë gabim, sepse e pranuan versionin hegjemonist serb të përvetësimit të
krishterimit ortodoks, duke e trajtuar si trashëgimi kishtare serbe në Kosovë.17
Pala serbe nuk tregohej e përkushtuar dhe serioze për të
vazhduar bisedimet me palën shqiptare. Delegacioni serbë gjithherë, thirreshin
në konventa dhe të drejtën ndërkombëtare, për ta penguar pavarësinë e Kosovës,
edhe pse e kishte konfirmua pjesëmarrjen në bisedime.18
Serbët kërkonin ta përjashtoni palën shqiptare duke
pohuar se Kosova nuk kishte personalitet juridik ndërkombëtar dhe kërkonin që
kjo marrëveshje të nënshkruhet në mes të OKB-së dhe Serbisë. Delegacioni
shqiptar nga Kosova ishin këshilluar nga ndërkombëtarët dhe amerikanët që në
bisedime të tregohen të kujdesshëm dhe bujarë për ta arritur synimet e
aspiratat e shqiptarëve për statusin e Kosovës shtet i pavarur.19
Në këtë periudhë pala shqiptare ishte treguar shumë
humane e pa përgatitur dhe shpesh herë në bisedime shqiptarët ofronin
privilegje për serbet që jetonin në Kosovë, pa ju kërkuar askush në bisedime
nga pala ndërkombëtare.
Në pasuesin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit v të Pakos së
Ahtisarit, si zona të mbrojtura janë përcaktuar: Sipërfaqe prej disa hektarësh
22 monumente të trashëgimisë kulturore, me zonë mbrojtëse janë propozuar 8
manastire ortodokse, dhe me zonë mbrojtëse prej 50 metrave u propozuar një
manastir dhe pesë kisha ortodokse.
Në vijim ofrojmë disa nga hartat për zona të
mbrojtura sipas Pakos së Ahtisarit:

- Manastiri i Deçanit

- Patriarkana e Pejës, dhe - Manastiri i Deviçit

- Manastiri i Graçanicës,
dhe- Manastiri i Shën Arangjelit në Prizren

- Qyteti arkeologjikë i Artanës, dhe - Manastiri i
Sokolicës në Buletin

- Kisha e Shën Florit në Lipjan dhe- Ura e Gurit në Vushtrri
Kosova, pas shumë bisedimeve me Beogradin me ndërmjetësim
të ndërkombëtarëve, më 17 shkurt 2008 e deklaroi pavarësinë. Pas shpalljes së
pavarësisë filluan edhe njohjet e para ndërkombëtare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, hyri në fuqi
më 15 qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një
Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244.
Të gjitha propozimet që i kishte paraqitur delegacioni i
Kosovës në këto negociata llogariteshin në atë që statusi i ardhshëm do të
ishte pavarësia20,
kjo ishte bërë pa llogaritur pasojat që do të sillte në të ardhmen
decentralizimi dhe krijimi i komunave të reja pa asnjë kriter. Edhe vet zëvendësi
i Ahtisarit Albert Rohan kishte deklaruar se nuk ishte mirë që të formoheshin
shumë komuna të reja me shumicë serbe sepse mund të ishte jofunksionale një gjë
e tillë, kjo duhej të ishte edhe financiarisht e qëndrueshme 21.
Kishte rekomandime nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave për
partitë shqiptare politike dhe institucionet tona që të favorizoheshin lista të
hapura në zgjedhje të krijohej një hapësirë për zhvillimin e demokracisë
brenda, po ashtu të pengohej thellimi i kleptokracisë (qeverisje e orientuar drejt pasurimit të elitës politike përmes
mekanizmave të pushtetit), brenda partive tona, të inkurajoheshin të
rinjtë në politikë. Profesionistëve të iu epej hapësirë më tepër në fuqizimin e
institucioneve dhe të mendohej më tepër se pasi të shkojnë ndërkombëtarët si do
bëhej tranzicioni (Faza kalimtare) më i lehtë brenda institucioneve të Kosovës22. Fatkeqësia më e madhe edhe pse
ishim në negociata mjaftë të vështira në Vjenë 2006, qëndronte me strukturat e
nëntokës dhe të zbulimit të dy partive tona kryesore mbas lufte LDK-së dhe
PDK-së, shërbimet e tyre nga nëntoka bënin luftë të ashpër se kush do të
kontrollonte institucionet e Kosovës, dhe jo të ishte në fokus kryesor agjenda
e negociatave dhe fuqizimi i institucioneve gjatë tranzicionit23.
Nëse analizohen rrethanat politike si ndërkombëtare po
ashtu edhe të brendshme, se kur ishte përgatitur ky plan atëherë mund të
pohohet që ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për zhvillimet e mëvonshme për
Kosovën në rrugëtimin e saj drejt pavarësisë. Në nenin 1 shkruhej që:
“Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, do të qeverisej
në mënyrë demokratike dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes
institucioneve të veta legjitime, ekzekutive dhe gjyqësore “24.
Sipas këtij plani në nenin 1 pikën 1.11 ishte e definuar
qartë që Kosova duhej të respektonte përkufizimet e anekseve IX, X, XI, ku
ishte rregulluara prania civile dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare në
Kosovë dhe duhej përmbushur me sukses obligimet e saj. Pra shihej qartë që
përveç dispozitave që mundësonin funksionimin demokratik të shtetit do të
kishte kufizime për çështje të caktuara nga institucionet e Kosovës, gjithashtu
një pikë mjaftë e ndjeshme e dispozitave të raportit gjithëpërfshirës së
Ahtisarit do të ishte edhe aneksi V, në këtë aneks ishin të rregulluara
trashëgimia fetare dhe kulturore ortodokse në Kosovë25,
disa nga nenet e këtij aneksi do jenë mjaftë problematike për institucionet e
Kosovës në vazhdimësi. Mendoj që me dispozitat brenda këtij plani në aneksin e
pestë ishin bërë mjaftë lëshime rreth statusit të trashëgimisë kulturore dhe
fetare serbe brenda Kosovës. Në pikën 1.2. të aneksit V ku shkruhet që ;
“Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë,
duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për
qëllime fetare si pjesë integrale të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd”26.
Kjo pikë do të shohim që në vazhdim do të paraqet problem
për institucionet e Kosovës edhe në zbatimin në terren të planit të Ahtisarit
dhe probleme do të paraqiten sidomos edhe në negociatat e mëvonshme që do të
fillojnë në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve në të ardhmen.
Gjithashtu një pikë tjetër e aneksit V të planit gjithëpërfshirës të Ahtisarit
që mendoj që ishte bërë shumë lëshim rreth Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë
ishte edhe pika 1.5.1. e nenit 1, ku shkruan ;
“Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të
cilat përbëjnë pronën e Kishës Ortodokse Serbe, vetëm me pëlqimin e dhënë nga
Kisha ose në rastet kur lëshohet urdhër gjyqësor në lidhje me aktivitetet jo
ligjore, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejt për jetën dhe shëndetin”27
SHBA-ja menjëherë duke parë manovrimet që vinin nga Rusia
dhe Serbia kishte përkrahur hapur projekt propozimin gjithëpërfshirës të
Ahtisarit28.
Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së para se të bënte
publik planin kishte realizuar takim me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe
përfaqësuesit të NATO-së në Bruksel duke u konsultuar rreth publikimit
fillestar të këtij plani. Sipas planit të Ahtisarit ishin të përfshira
dispozitat e përgjithshme për një funksionim të shtetit demokratik. Por me
propozimin gjithëpërfshirës presidenti Ahtisari kishte bërë të përhershme disa
nga dispozitat që kishin qenë më parë në Kornizën Kushtetuese, këto dispozita
ishin të caktuara për periudhën e administrimit ndërkombëtar29 dhe jo që do duhej vazhdonin edhe
pas pavarësisë së vendit, ky ishte një gabim që do të iu kushtoj institucioneve
të vendit pas Interesantë ishte fakti që Kosova edhe pse kishte bërë mjaftë
lëshime me planin e Ahtisarit, Grupi i Kontaktit kishte kërkuar ende të
bëheshin koncesione edhe më të mëdha, kjo kishte bërë që Kosova të ndihej e
zhgënjyer ndërsa Beogradi zyrtarë të shpërblehej duke kërkuar maksimumin,
sidomos rreth dispozitave që lidheshin me kishën ortodokse dhe decentralizimin 30. Por e rëndësishme ishte që
SHBA-të përmes zëdhënësit të departamentit të shtetit Sean Mc Comack kishin
përkrahur propozimin gjithëpërfshirës duke deklaruar që ky ishte një projekt i
mirë, dhe synonte një Kosovë të qetë dhe pa probleme etnike dhe do të ndikonte
edhe në stabilitetin rajonal, gjithashtu theksohej që ky plan duhej të ishte i
pranueshëm edhe për popullin e Kosovës31.
Ndërsa Rusia në anën tjetër ishte duke luajtur lojën e
saj që ata do të pranonin vetëm një plan që do të ishte i pranueshëm për të dy
palët si Prishtinë po ashtu edhe Beogradin, kjo do të thoshte një jo nga Moska
zyrtare. Fatkeqësisht diplomatët deri në fund kishin menduar dhe shpresuar që
Rusia do të përkrahte këtë plan në Këshillin e Sigurimit, derisa Vitali Churkin
kishte deklaruar që ky draft ishte i mbushur me konceptin e pavarësisë së
Kosovës, duke lënë të kuptuar që gjasat ishin zero për tu adaptuar një plan i
tillë në Këshillin e Sigurimit 32.
Duke parë që Beogradi kishte refuzuar planin e Ahtisarit
dhe Rusia kishte bllokuar të gjitha përpjekjet që plani të kalonte përmes
Këshillit të Sigurimit, administrata amerikane e presidentit Bush kishte
filluar të kërkonte zgjidhje tjera duke punuar me aleatët evropian për ti
bindur që ta mbështesnin rreth çështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, por
jo përmes Këshillit të Sigurimit 33.
Diplomati amerikan James Pardew shkruan në librin e tij
“Paqe bërësit”, që miku i tij i mëhershëm rus nga Grupi i Kontaktit Sasha
Bocan-Harçenko, duke parë veprimet amerikane rreth Kosovës, i kishte telefonuar
duke i deklaruar që ju e dini që ne jemi kundër pavarësisë së Kosovës, ne nuk
do të mund të iu ndalim, por çmimi që do të paguani për këtë ishte në Gjeorgji 34.
Nga të dhënat e ofruara në ketë shkrim shihet se Pakoja e
Ahtisarit, është mbështetur në analizën e ekspertëve serbë dhe Institutit për
Studime Gjeopolitike: “Kosova dhe Metohija” sfida dhe përgjegjësi, i hartuar
nga grup autorësh, si parapregatitje për bisedime me faktorin ndërkombëtar për
çështjen e Kosovës.
Vëmendje!
Emërtimi i kishave dhe manastireve janë shkruar origjinal
ashtu si janë përkthyer në dokumentin propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij
në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u
dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.!
1 Qazim Namani, Trashëgimia kulturore e
historike në Kosovë gjatë shekujve XIX-XX-XXI, Punim doktorate, Universiteti
Publik i Tiranës, 2015, faqe. 80.
2 Po aty, faqe 81
3 Institut za
geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora,
Beograd 1977, Qazim Namani, Trashëgimia kulturore e historike në Kosovë
gjatë shekujve XIX-XX-XXI, Punim doktorate, Universiteti Publik i Tiranës,
2015, faqe. 83
4 Institut za
geopoliti?ke studije Beograd 1997, KOSOVO I METOHIJA Izazovi i odgovori , grupa autora,
Beograd 1977.
5 Po aty
6 Po aty
7 Dokument propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij
në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u
dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.
8 Po aty
9 Po aty
10 Po aty
11 Po aty
12 Emërtimet e objekteve janë marrë sipas raporteve dhe
literaturës që i ka ofruar Beogradi, Emërtimi për Urën e Vjetër të Gurit në
Vushtrri dhe koha e ndërtimit të saj janë të pasakta dhe pa bazë shkencore.
Sipas shumë studiuesve, mendohet se ura është ndërtuar para shekullit XIV.
13 Dokument propozimi që i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, Më 2 shkurt 2007 e dorëzoi propozimin e tij
në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, dokumenti i përkthyer në gjuhën shqipe, që na u
dorëzua në Departamentin e Kulturës, në MKRS.
14 Po aty
15 Marc Weller, Shtetësia e Kontestuar, faqe. 335
16 Jusuf Buxhovi, “Kosova VII”, faqe, 158
17 Jusuf Buxhaovi, “Kosova VII”, faqe, 169
18 Marc Weller, “Shtetësia e Kosovës”, faqe, 331
19 Po aty, faqe 333
20 KIPRED, Centralizimi Etnik dhe
Rreziqet E Zgjidhjeve Të Ndërlikuara,Prishtinë,janar,2007, faqe .8
21 ICG, Kosova: Sfida e Tranzicionit
Raport për Evropë numër 170 – 17 shkurt 2006, faqe.23
22 ICG, Kosova: Sfida e Tranzicionit,
Raport për Evropë numër 170 – 17 shkurt 2006 ,faqe.8
23 ICG, Kosova: Sfida e Tranzicionit,
Raport për Evropë numër 170 – 17 shkurt 2006, faqe.8
24 Propozimi gjithëpërfshirës për
zgjidhjen e statusit të Kosovës 26 mars 2007
25Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të
Kosovës 26 mars,2007
26Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të
Kosovës 26 mars,2007
27 Po aty
28 Jusuf Buxhovi, “Kosova VII”
2002-2008,Faik Konica,(Prishtin:2018), faqe 179
29 Marc Weller,Shtetësia e
Kontestuar:Administrimi Ndërkombëtar i Luftës së Kosovës Për Pavarësi,
Koha,(Prishtinë:2011), faqe, 338.
30 Marc Weller, Shtetësia e Kontestuar: Administrimi
Ndërkombëtar i Luftës së Kosovës Për Pavarësi, Koha,(Prishtinë:2011),341
31 Jusuf Buxhovi, “Kosova VII”, 2002-2008,Faik
Konica,(Prishtinë:2018),179
32 Tim Judah, ‘Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Artini,
(Prishtinë:2020),204-205
33James Pardew, “Paqe bërësit”, (Prishtinë:2021) ,240
34 James Pardew, “Paqe bërësit”, (Prishtinë:2021), 240.






