Kastriot Dervishi: Për Miladin Popoviçin, nacionalistët ishin "qenër" që duheshin prerë me sëpatë
Për Miladin Popoviçin, nacionalistët ishin "qenër" që duheshin prerë me sëpatë
Nga
Kastriot Dervishi
Meqë
në fillim të gushtit 1943 u bë ajo që quhet "marrëveshja e Mukjes"
midis komunistëve dhe nacionalistëve, po kujtojmë traktin nr.1 të Xhelal
Staraveckës:
"Shokë,
e dini pse u prish kongresi i Mukajt, ja pse: Në atë kongres ishte shënuar
fjala Shqipëri etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani e Miladini, banorë
të Metohisë, Fushë Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqet Jugosllavisë. Për
këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt, jam ndodhur vetë me shumë shokë të
Qendrorit në krye të të cilëve ishte druzhe Miladini, kur me një postë të
jashtëzakonshme arriti proklamata e bashkimit të Mukajt. E hapëm proklamatën
dhe e kënduam. Në fytyrën e lexuesit shndriti rrezja e gëzimit për sihariq të
bashkimit, të gjithë u gëzuam. Më vonë e mora atë proklamatë dhe duke e
shpjeguar gjysëm shqip e gjysëm serbisht, pse unë nuk di serbishten, por edhe
ai nuk di shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai e
kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cerge e zezë dhe filloi të thotë:
“Nuk pranohet ky bashkim, ne tani po forcohemi, do të fillojmë nga sëpata, e jo
të bëjmë lidhje me qentë. Pastaj Skipëri etniçka-jebemtimajku”. Neve që qemë të
tërë gjithë gaz morëm ngjyrë serioze duke thënë: “Po këta pizevenër
nacionalistë do ta shohin tashmë sa të organizohemi dhe pak ditë se sëpatën do
t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë se dashkan Shqipëri etnike. Ju e
kuptoni që fytyrat tona ndërronin sipas asaj të druzhes".















