Hazir Mehmeti: Dr. Sabri Kiçmari vjen në Vjenë me ''Fitoren diplomatike të UÇK''
DR.SABRI KIÇMARI VJEN NË VJENË ME “FITOREN DIPLOMATIKE TË UÇK”
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Të
premten, në ora 18 në Kunstagalerinë e njohur të Vjenës promovohet libri
“Fitorja diplomatike të UÇK”. Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe
Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri.
Pritet pjesëmarrje e diplomatëve dhe mërgimtarëve nga gjithë Austria.
Pas
promovimit të librit të tij tri vite më parë në Vjenë “Republika e
Kosovës-Shtetkrijimi dhe struktura sociale”, sërish Sabri Kiçmari kthehet në
Vjenë me librin e ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“. Atëherë,
rreth librit dhe autorit, Prof. Paul Lendvai,
analist i njohur austriak tha“... Autori ishte shumë modest ndaj
vetvetes dhe ndaj njerëzve të vendit të tij të cilët kanë
luajtur një rol shumë më rëndësi në historinë e Kosovës moderne..”
Libri
i ri “Fitoren diplomatike të
UÇK-së“ për nga rëndësia cilësohet me
vlera të mëdha historike, “një lloj letrar, e shkencor i rrallë në traditën
tonë”. Shkrimi i natyrshëm me gjuhë të fakteve i shton vlerat e tij përtej një
vepre kujtimesh apo ditari personal, kur dihet se autori ishte personazhi i
ngjarjeve qe nga vitet e renda për vendin në veçanti pas suprimimit të
autonomisë së Kosovës.
Duke
qenë bashkë drejtues të ilegales që nga viti 1989 autori na sjell kujtime nga
koha e demonstratave kundër pushtuesve serb e jugosllav, atëherë kur ai
përjeton rëndë vrasjen e bashkëluftëtarëve të ilegales, heronj të kombit: Ali
Ajeti, Afrim Zhitia e Fahri Fazlia, Fadil Vates. Ishte kohë kur Lëvizja për Çlirim e Kosovës e
sheh rrezikun nga arrestimi, dhe merr vendim që Sabri Kiçmari të vepron në
Evropën Perëndimore. Ky veprim ishte i
mençur dhe me efekte pozitive të shumanshme të cilat i dokumenton libri.
Autori
bashkëjeton që nga ilegalja e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës,
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeverisë
së Përkohshme pas Rambujesë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga të
cilat Sabri Kiçmari do caktohet në
rolin e tij diplomatik si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës në Evropë, detyrë kjo aspak të lehtë, por e kurorëzuar me fitore diplomatike e cila për rrjedhojë solli fitoren ushtarake dhe
lirinë e Kosovës.
Nga
libri mësojmë sa e vështirë dhe e mundimshme ishte kjo në rrethanat e kohës,
kur diplomacia e vendeve evropiane dhe vendeve tjera vuanin nga sindromi i
koncepteve të të ashtuquajturit “shtetit
sovran” edhe kur ai shtet është kolonizator
e vrasës masiv i popujve siç ishte Serbia dhe Jugosllavia. Argumentet e
shtruar në takime me burra shtetesh, diplomat, media e shkruara dhe elektronike
tregojnë për sukses të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e faktorit të jashtëm
mbi nevojën e përkrahjes së luftës për liri të UÇK-së, si formë e imponuar nga
veprimet kriminale të pushtuesit i cili kishte qellim shfarosjen e shqiptarëve
me pasojë pastrimin etnik.
Studiuesi
Sabri Kiqmari kthehet në Vjenën e tij ku si diplomat dhe veprimtar vazhdoi
rrugën e trasuar nga Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Faik Konica, Eqrem Bej
Vlora, drejtë fitores diplomatike e ushtarake.
Mërgimtarët
në Austri e persin me respekt sikur atëherë kur fjala e tij ishte mobilizuese
dhe drejtuese e veprimtarisë sonë drejtë lirisë!















