Entela Binjaku: Përfaqësueset nga Kosova pjesë e Samitit Rajonal Evropë-Eurazi me temë: “Gratë, Paqja dhe Siguria”

Përfaqësueset nga Kosova pjesë e Samitit Rajonal Evropë-Eurazi me temë: “Gratë, Paqja dhe Siguria”

Më
15–16 shtator 2026, në Jerevan të Armenisë, u zhvillua Samiti Rajonal
Evropë-Eurazi me temë: “Gratë, Paqja dhe Siguria” i organizuar nga Instituti
Ndërkombëtar Republikan (IRI) në bashkëpunim me Rrjetin për Demokraci të Grave
(ËDN). Samiti mblodhi së bashku gra drejtuese, deputete, politikëbërëse,
përfaqësuese të shoqërisë civile, eksperte dhe aktorë të tjerë nga vende të
ndryshme të Evropës dhe Euroazisë. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i
përvojave dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal në lidhje me pjesëmarrjen e grave
në proceset e paqes, sigurisë, qeverisjes demokratike dhe rimëkëmbjes. Gjatë dy
ditëve të punimeve u zhvilluan diskutime në nivele të larta, grupe pune
tematike dhe sesione shkëmbimi rajonal, ku u trajtuan disa prej çështjeve kryesore
të agjendës. Në fokus të diskutimeve ishin pajtimi dhe drejtësia tranzicionale,
mbrojtja dhe reforma e sektorit të sigurisë, fuqizimi socio-ekonomik dhe
rimëkëmbja, edukimi dhe qëndrueshmëria qytetare, si dhe roli i legjislacionit
në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Në takim morën pjesë 5 përfaqësuese nga Kosova duke përbërë edhe grupin me të
madh të pjesëmarrëseve në këtë Samit. Ky ekip përbëhej nga: znj. Visare Berisha
Shabani, nga “Assist” Kosova, Anëtare e
Bordit të ËDN Evropë-Eurazia, znj. Brikena Mujku, znj. Shukrije Gashi nga
“Partners Kosova”, znj. Donika Shahini Lami Drejtore e “Kosovar Center for
Mental Health”, znj. Taibe Canolli Brajshori nga “Ëomen Peace and Security
Center of Excellence”, Policia e Kosovës. Pranisë së rëndësishme të aktivisteve
shqiptare nga Kosova u përforcua edhe nga tri zonja nga Shqipëria dhe Maqedonia
e Veriut.
Samiti
u cel nga Drejtori për Armeninë i Institutit Ndërkombëtar Republikan z. Artak
Shakayran që mirëpriti të ftuarit në këto dy ditë zhvillimesh. Pas fjalëve të
mirëseardhjes mbajtur nga znj. Sonia
Cavallo, Anëtare e Këshillit Këshillimor të ËDN dhe nga znj. Johanna Kao,
Drejtoresha Menaxhere e “Strategjive Institucionale dhe Nismat” pranë
Institutit Ndërkombëtar Republikan dhe mesazhit të Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i
Republikës së Armenisë z. Vahan Kostanyan,
Paraqitja
e delegateve dhe prioritetet e tyre të përbashkëta u krye nën moderimin e
zonjës Visare Berisha Shabani, nga
“Assist” Kosova , Anëtare e Bordit të ËDN Evropë-Eurazia. Dita e dytë nisi me një panel kushtuar
Ballkanit Perëndimor që u mbajt nën moderimin e znj. Arta Bilalli Zendeli,
Zëvendëspresidente e Bashkimit Demokratik për Integrim. Përmes të ftuarave në panel: znj. Jevrosima
Pejovic, Deputete e Parlamentit zë Malit të Zi
Znj. Vesna Marjanovic, Sekretare e Përgjithshme e “Europa Nostra”, Serbia
dhe znj. Taibe Canolli Brajshori, Drejtore e burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës nga “Ëomen Peace and Security Center of
Excellence” u trajtua përvoja e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë tri
dekadave të fundit në kalimin nga konflikti dhe ndarjet drejt bashkëpunimit
rajonal, qeverisjes demokratike dhe integrimit euro-atlantik. Diskutimi u
përqëndrua në qëndrueshmërinë demokratike, bashkëpunimin rajonal dhe mësimet që
Ballkani Perëndimor mund t’u ofrojë Ukrainës, Kaukazit të Jugut dhe rajoneve të
tjera që synojnë ndërtimin e një stabiliteti afatgjatë.
Samitin
e nderoi me praninë dhe fjalën përmbyllëse znj. Lilit Makunts, Shefe e
Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Armenisë. Në fjalën e saj znj. Makunts ju drejtua të
pranishmeve me mesazhet për një paqe gjithëpërfshirëse, për nevojën që paqja e qëndrueshme të
ndërtohet përmes të gjitha niveleve dhe institucioneve të qeverisjes. Në të dyja ditët e Samitit pjesëmarrësit u ndanë
në grupe tematike pune. Në ditën e parë u diskutuan tema të tilla si: pajtimi dhe ndërtimi i
paqes në komunitet; mbrojtja dhe reforma
e sektorit të sigurisë; fuqizimi
socio-ekonomik dhe ekonomitë e rimëkëmbjes;
rrjetet, të rinjtë dhe qëndrueshmëria qytetare; legjislacioni për paqen etj. Në ditën e dytë grupet u mblodhën sërish, përmes një formati
interaktiv për të përzgjedhur tri praktika që mund të ishin me vlerë për shkëmbime
rajonale.





