Shqipëria mposht Norvegjinë
Kombëtarja
shqiptare e futbollit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertën
e vështirë të Norvegjisë. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0
skandinavët me golin e shënuar nga Hamdi Salihi.
Me këtë
trepikësh, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit E, me pikë të
barabarta me Islandën (9 pikë).
Kombëtarja
jonë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në një terren të vështirë dhe shënoi
golin e vetëm të takimit me një skemë të interpretuar në mënyrë të përkryer.
Ervin
Bulku luajti shkurt një goditje dënimi kur të gjithë prisnin krosimin dhe
Salihi u shkëput nga markimi duke goditur fuqishëm aty ku bashkohet shtylla me
traversën e duke mos i lënë asnjë shans portierit norvegjez.
Në
ndeshjen tjetër të grupit E, Islanda fitoi 2-3 në fushën e Sllovenisë dhe
tashmë renditja e grupit ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë është e tillë:
Zvicra 10
pikë
Islanda 9
Shqipëria
9
Norvegjia
7
Sllovenia
3
Qipro 3
Lajme të tjera
-
Florim Zeqa: Noli Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024” (18.06.2024, 07:00 PM)
-
Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni (15.06.2024, 06:55 PM)
-
Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime (28.08.2023, 07:53 PM)
-
Gëzim LLojdia: Në Finlandë me këpucë të grisura (15.09.2017, 08:01 PM)
-
Gëzim Llojdia: Kur rrëzuam 'Partizanin' e Beogradit (31.08.2017, 08:02 PM)
-
Bajram Çeliku: 40 vjetori i themelimit të KF Bashkimi (24.07.2016, 03:35 PM)
-
Liman Zogaj: Monaliza në shtigjet e dritës (24.07.2016, 02:01 PM)
-
Histori: Goli i parë, pikët e para, fitorja e parë (19.06.2016, 10:11 PM)
-
Historike! Shqipëria në EURO 2016 (11.10.2015, 09:37 PM)
-
Humbet kombetarja e futbollit, por fiton Shqiperia (08.10.2015, 10:05 PM)









