Lorenc Vangjeli: Himara, Parajsa e dyshimtė e latifondistėve tė rinj

18.08.2008, 06:37 PM (GMT+1)

Himara
Himara, Parajsa e dyshimtė e latifondistėve tė rinj

Shkruan: Lorenc Vangjeli

Tė shtunėn e kaluar, njė podium i ngritur pak metra larg godinės sė bashkisė sė Himarės priti nė mbrėmje ritme tė nxehta afrikane. Dhjetė pjestarėt e njė grupi me tambure karakteristike nga Kongo kryen njė perfomancė tė jashtėzakonshme. Kishin mbėrritur nė njė turne shqiptar tė sponsorizuar nga deputeti Nikollaq Neranxi dhe Himara ishte njė nga stacionet e turit. Ritmi i fortė tėrhoqi pushuesit dhe njė pjesė e madhe e tyre vėrshoi nė skenėn e drunjtė. Ky ishte prologu i asaj qė do tė ndodhte, protestės pėr pronėn, ndėrkohė qė masakra mbi tė ka vite qė vazhdon. Janė qindra hektarė pranė plazheve mė tė bukur nė vend, ku shumė shpejt njė metėr katror do tė ketė ēmimin e tokės mbi vendburim nafte. Eshtė njė biznes dhjetra milionė eurosh, ėshtė biznesi i tė ardhmes ku pronarėt herė tė rregullt, herė tė stisur, do t“u shesin shqiptarėve dhe tė huajve me rroba banjoje diellin e nxehtė, detin e pastėr dhe pastaj edhe kafen apo peshkun e rezervateve dhe atė tė egėr. Pikėrisht nė kėtė kohė janė shfaqur dhe ata qė nė Himarė i quajnė latifondistė, ku vetėm, njėri prej tyre ka mundur tė sigurojė mbi 850 hektarė tokė. Nė Himarė ka zemėrim, ka protestė, ka xhelozi, ka dhe “gjeopolitikė” provinciale nga njeriu mė i njohur i zonės, Vasil Bollano, kryetari i bashkisė. Tė paktėn sipas kritikėve tė tij, ai ėshtė njeriu qė ėshtė nė qendėr tė kėsaj masakre, sa me padijeninė e tij, po aq dhe me pėrfshirjen nė afera tė dyshimta. Porto Palermo, Jala, Gjipeja e Vunoi janė pikat e nxehta ku ka nisur tė konturohet biznesi i tė ardhmes.

Tension i lartė, tension i ulėt

Tė nesėrmen, tė dielėn, grupe polifonikė nga jugu do tė kėndonin kėngėn e Ali Pashės, tė Ēerēiz Topullit, kurse nė sheshin e ngushtė tė qytetit, pushuesit do t“i shoqėronin po duke kėnduar dhe vallėzuar. Nė fund tė koncertit, dy deputetėt Nikollaq Neranxi dhe Spartak Ngjela do tė flisnin fort dhe do tė denonconin kryetarin e bashkisė sė Himarės Vasil Bollano, si njeriun qė mban peng gjithė Himarėn. Vetė Bollano, nė njė hakmarrje tė vogėl e meskine, nė mėngjez herėt u kishte prishur podiumin, por nuk mundi tė pengojė mitingun. Nė tė njėjtin miting atij ju paralajmėruan probleme tė rėnda me drejtėsinė, por dhe me “djalėrinė vlonjate”, siē tha Ngjela. “Kjo tokė quhet Himarė dhe zot tė saj janė himariotėt”, shkruhej nė sloganin e mitingut nė shqip. Protesta denonconte allishverishet me pronat nė Himarė dhe fajtor cilėsohej pikėrisht eksentriku Bollano. Vetėm disa dhjetra metra mė tej, po tė dielėn, Bollano kishte mbledhur tė tijtė po nė miting. Me parrulla nė greqisht, protestohej po pėr pronat, por ēuditėrisht kėrkohej dhe hapje shkollash nė gjuhėn greke dhe natyrisht, nuk mund tė mungonte as shprehja pėr Vorio Epirin. Mbasdite njė grup grek i ardhur nga Janina bėri qė shumė qytetarė tė vallėzonin sėrish nė shesh. Dy mitingjet e shumėpėrfolur kishin ngritur nė ekstrem tensionin. Por tė tensionuar ishin vetėm pak njerėz; pėrtej tyre pushuesit e shumtė, kryesisht tiranas qė tradicionalisht vinin ēdo vit nė Himarė, vazhdonin tė rreziteshin krejt indiferentė. Pak punonjės policie me uniformė qėndronin rreth dy podiumeve. Edhe ata dukej se mezi prisnin qė ato tė mbaronin dhe t“i ktheheshin punės sė tyre tė zakontė: mbushjes sė fletėgjobave pėr parkim tė gabuar tė makinave dhe shpesh edhe heqjes sė targave tė tyre me kaēavida. Kryesisht Benz-a me targa Tirane, makina tė reja me targa italiane dhe tė tjera, pėrgjithėsisht shumė mė tė vjetra me targa greke. Nė mbrėmje, ndoshta vetėm nė Himarė banorėt nuk mundėn tė shohin nė televizor ēfarė kishte ndodhur nė qytetin e tyre. Edhe ata tė cilėt mund tė kapnin me satelit programet e televizioneve tė kryeqytetit, kishin probleme me tensionin e ulėt tė energjisė elektrike. Aparatet ndizeshin dhe shuheshin vetė. Energjia nuk arrinte tė mbante ndezur as aparatet e televizorėve. Pėr kondicionerėt nuk bėhej fjalė.
“Ujin nuk e keni shumė tė ftohtė, nuk punon frigoriferi”, Jani kamarieri i buzėqeshur i lokalit “Magjia e Kimerės”, ndjehej nė faj pėr “hesap” tė KESH-it. Njė tavolinė me tutje Bollano nuk i ngrinte sytė nga filxhani i kafesė, por as nuk kishte hequr xhaketėn e tij me ngjyrė veze. Ndoshta edhe vetė e kishte kuptuar se sidomos nė mandatin e dytė ka shkuar shumė larg. Disa ēėshtje penale tė hapura ndaj tij dhe njė armiqėsi e thellė, gati personale me njė pjesė tė deputetėve tė rėndėsishėm nė Tiranė, e bėjnė qė basti i tij pėr tė nesėrmen tė jetė krejt i paqartė. E vėshtirė tė kuptohet se ēfarė mendon; duket se thellė-thellė ėshtė i bindur se kthimi mbrapa ėshtė shumė mė i vėshtirė se tė ecurit pėrpara nė “trojet” e gjeopolitikės ku kuturis tė lėvizė. Edhe me ndihmėn e njė deputeti grek qė ndoqi me vėmendje mitingun e tij dhe atė qė ai e quajti Kuvendi mbarėkombėtar i shoqatave tė bregdetit.
Nė mitingun e tij, organet e specializuara kishin vėnė re edhe praninė e dy personave tė shpallur nė kėrkim qė prej 14 vjetėsh, por ato nuk ndėrhynė pėr arrestimin e tyre.
“Bollano qėndron mbas gjithė masakrės qė po kryhet me pronat nė Himarė. Edhe mbas prishjeve tė paligjshme qė ndodhėn vitin e shkuar nė Jalė. Ai ėshtė fytyra e korrupsionit dhe paaftėsisė nė kėtė vend”. Nikollaq Neranxi, biznesmeni i suksesshėm dhe deputeti energjik i Kuvendit tė Shqipėrisė ėshtė njė nga kritikėt mė tė ashpėr tė kryetarit tė bashkisė. “E kam denoncuar edhe njė vit mė parė nė foltoren e Kuvendit dhe do ta bėj edhe mė tej pėr veprimtarinė e kėtij burri grotesk”, thotė Neranxi duke treguar dokumenta mbas dokumentash qė sipas tij vėrtetojnė bashkėkomplicitetin e Bollanos me masakrėn e pronave nė bashkinė e Himarės, por dhe me ndėrhyrjen e tij me “gur tė hedhur dhe dorė tė fshehur” nė prishjet e ndėrtimeve tė vitit tė kaluar nė Jalė. Njė ditė mbas dy mitingjeve, Stefan Mato, nėnkryetar i bashkisė i dorėzoi Bollanos dorėheqjen. Ishte njeriu qė kishte dėrguar kėrkesėn zyrtare tė Neranxit pėr tė zhvilluar mitingun.

Denoncimi i Neranxit

Dy koncerte tė organizuar njėri pas tjetrit nga deputeti prishėn jetėn drejtvizore tė Himarės. Ka paguar vetė pėr gjithēka, ka mundur tė sigurojė edhe lejen pėr mitingun e tij, ka mundur dhe tė zbrapsė policinė qė tentoi ta pengojė duke i prishur podiumin e mitingut. Madje ai morri dijeni edhe pėr urdhėrin e kryetarit Bollano pėr ndėrprerjen e energjisė elektrike pikėrisht nė kohėn kur do tė mbahej mitingu. “Kishim edhe gjeneratorė me vete”, thotė duke qeshur vetė ai. Deputeti Neranxi tregon pėr tė paktėn tre raste flagrante tė trajtimit tė pronės, me dijeninė e plotė tė Bollanos dhe qė duket se kanė mbėrritur nė duar tė dyshimta. Fillimisht pėr njė sipėrfaqe fantastike prej 856 hektarėsh nė Porto Palermo, pronar i tė cilave u bė Anastas Cani nga Kudhėsi dhe 12 tė afėrm tė tij qė pretendojnė trashėgiminė e gjyshit tė tyre Mihal Cani. Janė dhe 18 hektarė tė tjerė nė Jalė, qė janė marrė nė pronėsi nga Fane dhe Leonard Bala, babė e bir nga Vunoi, i pari kryeplak i kėsaj komune. Po kėtu ėshtė dhe njė individ tjetėr nga Tragjasi qė pretendon tokė dhe qė pėr momentin ka marrė njė sipėrfaqe toke nė Gjipe, pothuaj 50 hektarė. Njė tjetėr pretendim pėr pronė nė Vuno vjen nga Pipo Andoni i cili ėshtė nė proces gjyqėsor pėr tė marrė 100 hektarė tokė qė thuhet se tė parėt e tij i kanė blerė nga Kisha.
“Pėr tė mbėrritur nė plazhin e Gjipesė, Bollano ka paguar 500 mijė euro pėr ndėrtimin e rrugės, ndėrkohė qė vetė Himara ka aq shumė nevojė pėr asfaltin e munguar”, thotė Neranxi. Sipas tij skema pėr tė marrė kėtė pronėsi toke, ka shkuar qė nga sigurimi i dokumentave nė arkiv tė shtetit, njohjen e tyre me vendim gjykate e kthimin e tyre nga komisioni i kthimit dhe kompesimit tė pronave. “Kjo ėshtė njė luftė pėr tė drejtėn, kjo ėshtė njė luftė pėr shenjtėrinė e pronės. Kėtu janė zot himariotėt dhe me pronėn e tyre nuk mund tė luajė Bollano, qė po kryen nė kėtė mėnyrė misionin e dikujt”, thotė Neranxi. Tė martėn, megjithatė, ai mundi tė sigurojė njė “aleat” tė papritur. Vetė kryeministri, nė mbledhjen e qeverisė foli pėr mafian e tokave. “Le ta dorėzojnė vetė tokėn ata qė e kanė marrė padrejtėsisht, nė tė kundėrt, do tė veprojnė fuqishėm tė gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre qė e kanė dhėnė padrejtėsisht, si ndaj atyre qė e kanė marrė abuzivisht tokėn”, u shpreh Berisha. Me siguri, edhe kėto sipėrfaqe tė jashtėzakonshme toke do tė kalojnė nė sitė; natyrisht nėse kryeministri e ka seriozisht dhe nėse nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė qytetarė tė thjeshtė tė Himarės e pėrmendin qartė: “Kėta latifondistė tė rinj kanė vėnė vetėm emrin, ata janė militantė tė PD-sė dhe mbas tyre qėndrojnė tė tjerė nga zyrat e Tiranės”. Nė skajin tjetėr, nė Porto Palermo, pranė kalasė sė Ali Pashės ėshtė ndėrtuar njė restorant i ri. Shet edhe peshk nga njė rezervat i sapo ngritur nė gji. Rruga ėshtė pothuaj nė pėrfundim dhe nė kodrėn pėrballė kalasė, dikush ka ndėrtuar njė shtėpi dy katėshe dhe stalla bagėtish tė imta. Ēuditėrisht, nga ana e detit nuk ka asnjė dritare. Ato shohin nga faqja e zhveshur e malit me ngjyrė tė trishtuar tė verdhė tė bimėsisė sė djegur nga dielli.

Pluhur dhe plehra

Himara ngjan si njė ishull. Nė njė kuptim krejt tjetėr tė kėsaj fjale. Pėr tė mbėrritur aty duhet tė kesh nerva tė forta dhe amortizatorė po tė fortė tė makinės. Njė rrugė e tmerrshme, njėlloj si njė mundėsi pėr tė bindur njerėzit se rruga deri nė parajsė ėshtė e vėshtirė dhe kalon nga sakrifica.
Rruga ėshtė e shtruar deri nė Dhėrmi dhe mė pas fillon tmerri. Ndoshta askund tjetėr nė Shqipėri nuk ka njė rrugė aq tė tmerrshme si ajo qė tė ēon nė Himarė. Vende-vende ajo ėshtė e hapur, por askush nuk punon dhe tabelat qė paralajmėrojnė ndėrtimin, financuesin, drejgtorinė e rrugėve dhe zbatuesit i ka mbytur pluhuri. E tė njėjtės situatė ėshtė dhe rruga brenda Himarės qė parakalon tė gjitha plazhet e saj. Rruga ka nisur tė shtrohet diku pranė kryqėzimit qė tė ēon nė Pilur. “Ēfarė bėn bashkia?”, ankohet njė qytetar. Janė jo mė shumė se 3 kilometra rrugė brenda pėr brenda qė nuk kanė parė asfalt qė nga koha e Enver Hoxhės. Himarioti me banim nė Tiranė, me profesion inxhinier ndėrtimi thotė se nuk duhen mė shumė se 100 mijė euro pėr kilometėr qė tė shtrohet njė tapet asfalti mbi rrugė, i mjaftueshėm pėr tė mbyllur gropat e frikshme dhe pėr tė shmangur pluhurin e pėrhershėm. E njėjta situatė dhe pėr plehrat. Tė paktėn nė dy javėt e para tė gushtit nė asnjė rast ato nuk u tėrhoqėn nga kazanėt e rrallė dhe tė mbushur deri nė majė. Po kėshtu, edhe rrėpirat anės rrugėve ishin mbushur me plehra qė kutėrbonin. “Sikur kanė ngordhur qen dhe mace bashkė”, thotė inxhinieri. Nė Himarė nuk prodhohet asgjė dhe gjithė qyteti jeton vetėm me shėrbimet qė afron gjatė muajve tė verės. Portokallet janė tharrė sepse askush nuk ju bėn shėrbime, kurse ullinjtė e shumtė bėjnė kokrra ēdo vit, por sa vjedhėsit, sa mungesa e punės, i bėn pothuaj tė pavlefshėm pėr himariotėt.
“Po tė mos na japin pronėn, unė them qė tė ndalojmė dhėnien me qera tė dhomave pėr tiransit. Tė mos vijė asnjė kėtu verėn tjetėr”, njė nga pėrkrahėsit e Bollanos qė vazhdon tė komentojė dhe tre ditė mė pas mitingun e kryetarit tė bashkisė jep “recetėn” absurde. Flet greqisht me zė tė lartė, por tė tjerėt e kundėrshtojnė. “Ēfarė do tė hamė pastaj? Zhavor?”

Kulla e Babelit

Gjithė javėn ishte mjaft nxehtė dhe suprina e detit ngjan se pėrton tė lėvizė. Nė tarracėn e njė pensioni familjar nė Himarė, zhurmat e makinave qė lėvizin nė rrugė dėgjohen me vėshtirėsi. Nė rrugė ka shumė pluhur. Por vetėm pak metra mbi tė, nė njė kodrinė tė thyer me banesa qė mbijnė shpatit tė saj, ajri ėshtė krejt i pastėr. Hoteli, pėr tė mbėrritur deri tek ai duhet tė ngjitėsh plot 98 shkallare, ėshtė i rrethuar me gjelbėrim. Njė pjeshkė ėshtė mbushur plot me kokrra tė pjekura, por sa fruta ndodhen nė degėt e saj, po aq janė rrėzuar edhe pėrdhe. “Nuk ja mbajnė degėt, mor bir”, Klementina Mato, e ėma e nėnkryetarit tė bashkisė sė Himarės, Stefanit, njė grua nė moshėn e tretė, 74 vjeē me njė gjuhė plot metafora, thotė se edhe ky vend i ngjan njė peme pjeshke. “Njerėzit shkėputen nga degėt dhe bien nė kėmbė tė njerėzisė sė huaj”, thotė ajo. Nga ballkoni i hotelit ajo ndjek me vėshtrim tetė nipėrit dhe mbesat e saj; nė skaj tė hotelit ėshtė ndėrtuar dhe njė pishinė dhe fėmijėt lahen brenda saj me brohorima. “I kam rritur vetė, janė fėmijėt e tre djemve tė mi. Dy janė nė Amerikė, tre nė Greqi dhe dy kėtu nė Himarė”, thotė Klementina, grua e njė montatori tė vjetėr qė “ka ndėrtuar fabrika dhe uzina nė tė gjithė vendin. Qė nga Fierza e Komani nė veri e deri nė Fier tek Azotiku. Iku shpejt dhe mė la me rroba tė zeza, tė paktėn tė shihte bijtė e bijve”, thotė ajo.
Dhe pikėrisht kėtu zė fill dhe njė ēudi e jashtėzakonshme: komunikimi i shtatė kushurinjve tė parė. Pėrgjithėsisht tė gjithė banorėt e Himarės janė dygjuhėsh, ata flasin shqip dhe greqisht, por nė kėtė rast diēka ishte ndryshe. Dy nga nipėrit e Klementinės, ata janė edhe nipėrit e deputetit Nikollaq Neranxi, flisnin pothuaj vetėm anglisht, tre tė tjerėt tė rritur nė Athinė kishin vėshtirėsi tė komunikonin nė shqip, kurse ata qė banonin nė Himarė, flisnin mrekullisht edhe shqipen, edhe greqishten. Dhe kjo dukej se ishte arsyeja qė pėr fėmijėt e njė gjaku, komunikimi rridhte nė tre gjuhė dhe ata bėnin nė ēdo rast edhe pėrkthyesin e njėri-tjetrit. Kryesisht nė anglisht. Nė hotel ndodhej dhe njė ēift maqedonasish dhe tentativa e tyre pėr tė hyrė nė pishinė, u shoqėrua me njė kėrkesė nė gjuhėn e tyre. Pastaj e njėjta kėrkesė e pėrsėritur nė anglishte tė varfėr. Fėmijėt nuk i kuptuan fillimisht dhe qeshėn, por megjithatė u bėnė vend. Njė kullė Babeli nė miniaturė. Njė portė daljeje pėr tė gjithė; i bashkonte anglishtja. Klementina mbush njė pjatė tė madhe me pjeshkė, i lan dhe ua afron tė gjithėve nė anė tė pishinės. “I kam rritur vetė, pėr Zotin nuk kanė parė kurrė doktor, sepse isha unė doktori i tyre qė kur ishin kėrthinj”, thotė ajo duke pėrmendur Zotin nė ēdo fjali. Edhe Klementina ka jetuar pėr pothuaj 16 vjet nė Greqi, njėlloj siē kishte punuar tėrė jetėn nė ēdo skaj tė vendit, iku atėherė kur njerėzit u shpėrndanė si kokrrat e pjeshkės sepse nuk i mbanin mė degėt.

Rei, adoleshenti nga Tirana

Dy-tre disko dhe njė shumicė baresh qė pėrgjithėsisht shesin frape dhe jo kafe ekspres, janė argėtimet e vetme nė qytet. Eshtė megjithatė njė parajsė pėr adoleshentėt. Rei ėshtė njė nga ta. Djali i njė pedagogu tė njohur tė historisė, qėndron gjithė ditėn nė njė nga lokalet e qendrės sė Himarės. Dy farmaci, butikė, restorante dhe ushqime tė shpejta shėrbehen kudo. Librat shiten nė minimarkete, kinemaja mungon, godinės sė spitalit i ka dalė pronari dhe ėshtė braktisur. Lokalet i kanė tryezat nė buzė tė detit, kurse banaqet e bareve qė nė darkė shėrbejnė dhe si restorant, ndodhen nė anėn tjetėr tė rrugės. Ka hyrė nė bisedė me kamarieren e tij, njė vajzė simpatike me sy tė mrekullueshėm. Ajo jeton nė Greqi gjithė vitin dhe kthehet tė punojė nė lokalin e tė atit. Pothuaj nuk di fare shqip dhe me Rein komunikon nė anglisht. Ai e pret kur mbaron punėn e lodhshme dhe mė pas shkojnė nė disko deri nė tė gdhirė. Sepse nė Himarė duket se sidomos tė rinjtė nuk flenė fare. Se ēfarė ndodh mes ritmeve tė ēmendura tė verės, mes birrave dhe cigareve tė ndezura fshehur, kjo pastaj ėshtė njė punė qė prindėrit do tė ishte mirė tė mos e mėsonin.
Nė kohėn kur Rei nisej pėr nė disko, nė hotelin nė majė tė kodrės, tetė kushurinjtė e komunikimit nė tre gjuhė, shkojnė tė hanė darkė. Hanė diēka tė shpejtė nė kėmbė tė pjeshkės gjigante, degėt e tė cilės nuk i mbajnė dot kokrrat. Ashtu si dhe vetė Himara nuk mban dot bijtė e saj gjaknxehtė. Qė kanė aq shumė nevojė pėr anglishten. Por qė nė mėngjez mbajnė nė kėmbė atlete plazhi tė prodhuara nė Kinė, shtrihen nė peshqirė qė vijnė nga Turqia e shezlongė italianė dhe lahen pa shumė kokėēarrje nė plazhet e mrekullueshme tė parajsės himariote.

Revista Mapo