Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Përjetësi
Kadare
Lushaj
Mani
Ismajli
Kripa
Lamtumirë Reshat Kripa!
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-i dënuari dhe i përndjekuri politik, Reshat Kripa.Shkrimtari dhe Publicisti Reshat Kripa ishte dhe do të mbetet një ndër bashkëpunëtorët tanë më të respektuar.Z. Kripa që në fëmijërinë e tij nuk do të pajtohej me stalinizmin...
Reshat Kripa: Vargje per dashurine
Emrin tënd më s’e kujtoj, emrin tënd të pagëzimit,E kam flakur tej ndër yje, larg në botën e harrimit,Larg në botën e harrimit, jashtë zemrës lozonjare,Zemra ime ziliqare, dita-ditës digjet fare. Dita-ditës digjet fare, dashurinë e munguar,Po kërkon që ta kujtojë, shpirtërisht i dëshpëruar...
Reshat Kripa: Lufta patriotike e Vlorës
3 shtator 2019, nëntëdhjetenëntë vjetori i luftës së madhe patriotike të Vlorës, asaj lufte të madhe në krye të së cilës ishin tre figurat më të shquara të historisë së këtij kombi, Shahin Nuredini, Qazim Koculi dhe Qazim Kokoshi dhe që përfundoi me hedhjen në det të pushtuesve italianë që kishin zaptuar Vlorën e flamurit të 1912-ës...
Reshat Kripa: Genocidi komunist ndaj klerit fetar në Shqipëri
Të flasësh për genocidin komunist të ushtruar nëpër burgje dhe kampe, është njëlloj sikur të përshkruash tmerret e ferrit. Pyetni ata që kanë mundur të shpëtojnë gjallë nga këto tmerre dhe do të mësoni ngjarje të padëgjuara ndonjëherë, të pakonceptuara për një mendje të shëndoshë. Do të mësoni për burgje dhe kampe të krijuara ...
Reshat Kripa: Vargje për shoqërinë
Njëzetetetë nëntori, ditë e rrallë e vendit tonë,E ka shkruar historinë, e ka shkruar përgjithmonë.E ka shkruar në flamurin, në flamurin kuq e zi,E përjetëshme do mbetet, do jetë nder për Shqipëri! ...
Reshat Kripa: Ktheni kryet edhe nga të përndjekurit politikë
Një zhurmë e madhe po bëhet këto ditë rreth ngritjes së një memoriali nga ana e Ambasadës Turke në Tiranë në kodrat e liqenit artificial të kryeqytetit. kushtuar të rënëve në grushtin e shtetit kundër diktaturës së presidentit Erdogan. Çuditërisht në këtë memorial përfshihen...
Reshat Kripa: Masakra e Mirditës
O ti udhëtar, që kalon nëpër atë rrugë të përmasave ndërkombëtare, mos harro se shtatëdhjetë vjet më parë në këtë krahinë kryhej një nga masakrat më të përgjakëshme të historisë së këtij vendi. Kjo masakër nuk ushtrohej nga ndonjë pushtues i huaj. Ishin vetë shqipëtarët që vrisnin shqipëtarë, ishin vetë shqipëtarët...
Reshat Kripa: Havzi Nela
10 gusht 1988. Sistemi komunist kishte marrë rrokullimën. Në të gjithë vendet komuniste të lindjes kishin shpërthyer revoltat që do të shembnin sistemin. Por Shqipëria, si dhe herë të tjera do të ishte e vonuar. Pikërisht në këto ditë komunizmi shqiptar do të tregonte fytyrën e tij të vërtetë...
Reshat Kripa: Sharlatanizmi i të ashtuquajturve historianë
Klithmat e korbave të zinj po dëgjohen gjithmomë e më tepër, me një mllef të paparë edhe sot, për të ringjallur atë epokë që populli shqiptar e përmbysi njëherë e përgjithmonë në fundin e viteve 90-të. Këto klithma vijnë nga “shakaxhinjtë e përparimit” siç i quante Noli këta pelivanë. Flamurin e këtyre klithmave sot e ka marrë një zotni ...
Reshat Kripa: Kush janë fitimtarët?
Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. E majta ngul këmbë se është ajo fitimtarja e kësaj beteje ideologjike. E djathta gjithashtu. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më tepër ndiqen nëpër debatet...
Reshat Kripa: Cikël poezish kushtuar familjes
Kur i vogël isha, kur isha fëmi,Isha djalë çapkën, një i ri rebel.Dhimbje u shkaktova prindërve të mi,Dhimbje shpirtërore, peng seç më ka ngel. Si nuk u mërzitën, si nuk më qortuan,Për ç’ka bëra unë, ndezur nga furitë?Prapa seç më ndoqën, veten s’e lëshuan...
Reshat Kripa: 'Dasma e madhe'
Nuk është në karakterin tim të zhvillojë polemikë, por nuk mund të hesht kur një grup hijesh të vetëquajtur “veteranë të luftës nacional-çlirimtare”, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me veteranët e vërtetë dhe ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit apo drejtorë të burgjeve komuniste bëjnë deklarata të paskrupullta...
Reshat Kripa: Poeti ''rebel'' Pano Taçi
Sipas mitologjisë Feniksi ishte një shpend përrallor që kur mbushte moshen 500 vjçare bënte çerdhen, e shtronte me bimë aromatike dhe vdiste mbi të. Nga hiri i tij ai rilindte përsëri dhe ushqehej po me bimë aromatike. Ndaj sot, me përurimin që i bëjmë librit me poezi “Muzgu vjen papritur” të Pano Taçit...
Reshat Kripa: Shkallët e Ferrit (4)
Më në fund, pas dhjetë vjetësh, tre muajsh dhe dymbëdhjetë ditësh, erdhi dita e lirimit për Agron Canajn. Ishte dënuar dymbëdhjetë vjet. Ato që kishte fituar nga puna, bënë që të lirohej përpara plotësimit të vuajtjes së dënimit. Atë ditë e kishin lajmëruar të mos dilte në punë...
Reshat Kripa: Shkallët e Ferrit (3)
- Nuse, çfarë i kanë bërë vajzës? - pyeti përsëri nënë Gjyla duke parë gjendjen e Iridës.- Të thashë moj nënë, u trondit tepër kur pa të atin në atë gjendje.- Pse, si ishte ai?Nënën mezi e mbante vendi. Lumtua e kuptonte dhimbjen e saj, por ...
Reshat Kripa: Një përgjigje për zotin Palmer
Dëgjova intervistën e Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Matthew Palmer, dhënë zotit Ilir Ikonomi, gazetar i medias së njohur “Zëri i Amerikës” dhe të them të vërtetën mbeta shumë i deziluzionuar, pasi nuk mendoja kurrë që një figurë e lartë e shtetit amerikan të dilte përkrah një qeverie...
Reshat Kripa: Shkallët e Ferrit (2)
Ora kishte kaluar dy pas mesit të natës. Një trokitje e fortë u dëgjua në portë. Nënë Gjyla u ngrit dhe ashtu e përgjumur u afrua duke pëshpëritur me vete:- Kush do të jetë ky i uruar që na shqetëson në këtë orë?Nuk kishin më shumë se dy orë që kishin rënë dhe ishin ...
Reshat Kripa: Deri kur do të na udhëheqin rrugaçët
Para syve më dalin vargjet e mrekullueshme të Vaso Pashë Shkodranit:“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n'hi? Ti ke pas kenë nji zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.”Dhe më poshtë:“Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?? Po sikur lisi i rrxuem përdhe”...
Reshat Kripa: Shkallët e Ferrit
Robert Krasta e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të prindërve të shkonte në varreza dhe të vendoste një tufë me lule mbi varrin e tyre. Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin...
Reshat Kripa: Foleja e vjetër
Shtrirë në shtratin pleqëror,Kujtoj kohën e kaluar,Nëpër shi, baltë e borëBrenda telave rrethuar. Falmëni, o mëmë e atë,Veç telashe kam shkaktuar...
Reshat Kripa: Shokut tim
Jetën bashkë e filluam, ende kur ishim fëmi,Bashkë luanim sylla mbylla, nuk na trazonte njeri.S’kishim halle as dhe brenga, luanim edhe këndonim,Zërat seç buçisnin fortë, botën donim të pushtonim...
Reshat Kripa: Letër e hapur zonjës Leyla Moses-Ones
E nderuara zonja Moses-Ones,Jam një qytetar që i përkas asaj shtrese të popullsisë së vendit që në periudhën e sundimit totalitar të sistemit komunist, kishte dëshirë për të mësuar dhe nuk e linin të mësonte, kishte dëshirë për të punuar dhe nuk e linin të punonte, kishte dëshirë për të jetuar...
Reshat Kripa: Dashuria ime
Dashuria ime porsi dallgë deti,Porsi një shtërngatë, tufan dhe stuhi,Dashuria ime shkundullim tërmeti,Shkundullim tërmeti, të djeg, të bën hi. Dashuria ime si një melodi...
Reshat Kripa: Zërat që gjëmojnë në shkretëtirë
Para syve të mi qëndron albuni me poezi të zgjedhura i të madhit Ali Asllani. Shfletoj faqet e tij dhe lexoj poezitë. Ndalem para njerës prej tyre, “Hakërrim”. E lexoj dhe e rilexoj dhe më duket sikur autori nuk e ka shkruar për kohën që jetoi vetë por për ditët e sotme. Kjo mund të duket e çuditëshme. Si mundi autori të parashikojë se çfarë do të ndodhte ...
Jakup Gjoça interviston Reshat Kripën: Regjimi i Ramës na kthen në 1951-shin
A është vepër penale të shkruash në murin e shtëpisë së një ambasadori një fjali me përmbajtje politike?Absolutisht jo! Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë nen që e konsideron krim një veprim të tillë. Nëse ka ndonjë jurisat që kundërshton këtë, i lutem të ma thotë...
Reshat Kripa: Përjetësisht (4)
Një vend të veçantë në jetën e Arbërit të atyre viteve burgu zuri figura e Xhavitit, mitralierit trim të forcave nacionaliste në krahinën e tij. Ai u bë si një vëlla i dytë për të. E donte aq shumë sa ishte i gatshëm të sakrifikonte çdo gjë për ta ndihmuar. Hanin bukë bashkë dhe kishin shtretërit ngjitur...
Reshat Kripa: Kori i korbave të zinj
Mbështetur në ofensivën e madhe që po zhvillojnë mbeturinat e hienave komuniste që, të bashkuar në një kor korbash të zinj, me të cilët, ditët e fundit, është bashkuar edhe kryeministri i Shqipërisë dhe që janë vërsulur kundër çdo zëri të lirisë së mendimit dhe të zbulimit të së vërtetës së historisë së Shqipërisë...
Reshat Kripa: Përjetësisht (3)
Një natë më parë. Arbëri po kthehej në shtëpi pas takimit me Blerinën. Gjatë gjithë rrugës nuk i hiqej nga mendja biseda që kishte bërë me të. I dilte para syve fytyra e Ibrahimit dhe i dukej sikur ajo i buzëqeshte por në atë buzëqeshje shikonte një ironi që ai mundohej ta fshihte. Hyri në rrugicën e shtëpisë. Edhe pak hapa dhe do ...
Reshat Kripa: Përjetësisht (2)
Ora e historisë. Profesori po shpjegonte temën mbi Konferencën e Labinotit në shtator të vitit 1943. Ligjërata e tij vazhdonte:Me ardhjen e pushtuesve nazistë, i gjithë reaksioni u bashkua rreth tyre.Kuislingët e kallëpeve të ndryshme...
Reshat Kripa: Një ditë e shënuar e lënë në hije
Lexova në median online Alb.Spirit.Com artikullin: “Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi: Kështu hoqëm yllin nga flamuri, del dokumenti i parë” në të cilin përshkruhej që në fillim të muajit prill 1992, me propozimin e zotit Meksi dhe firmat e 25 deputetëve u miratua ligji ...
Reshat Kripa: Përjetësisht (1)
Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me rradhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier...
Reshat Kripa: Homazh për mikun tonë Teki Gjonzenelaj
Ike i dashur vëllau ynë Teki, ike duke na lënë një boshllëk të madh brenda vetes. Donim të të kishim gjithmonë pranë, të dëgjonim zërin tënd, mendimet e tua. Ti ishe burri me një karakter të fortë, i pathyeshëm para tiranisë së diktatorëve dhe i papajtueshëm me ...
Reshat Kripa: Koha e maskarenjve
Kohët e fundit një fushatë e shfrenuar e disa prej hienave të zeza të së kaluarës ka shpërthyer në vendin tonë. Në qoftë se do t’i shikosh me vëmendje do të kuptosh se ato janë një thirrje që të mundurit e epokës së përmbysur kërkojnë ta ringjallin. Përse u ringjallën? Atë e...
Reshat Kripa: Zemër e dëshpëruar
O moj zemra ime, zemër pikëlluar,Çfarë ke pse rënkon, zemër dëshpëruar?Unë po vajtoj, kohën e kaluar,Kohën e rinisë, kohë hidhëruar. Atë kohë mizore që ne e jetuam,Kjo rini e sotme, nuk e ka menduar...
Reshat Kripa: Kërkoj varr për tim atë
Përse vashërri trishtuar,shpirtin tykush ta lëndon,pse je kaqe dëshpëruar,syri ytpse po loton? Mos vallë zemrënty ta theri,flak’e zjarrtëe dashurisë,mos vallë shpirtin...
1
2
3
4
5
Në Fokus
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Maqedoni – Ridefinimi i Maqedonisë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte ithtar i filozofisë skolastike dhe model i mençurisë së thellë politike dhe patriotizmit
Resmi Osmani: Natyra dhe peisazhi në krijimtarinë e Ndre Mjedës
Idriz Zeqiraj: Kundërshtarët e Vjosës amnistojnë shkakun, akuzojnë për pasojat!
Fejzulla Berisha: Simulimi i kompetencës dhe pushtetet e personalizuara në Kosovë
Kadri Tarelli: Lushnjë – Konkurs letrar “Ngjyra në Vargje”
Aurel Dasareti: Qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë plot me të vdekur të gjallë
Albert Vataj: Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët
Gani Pllana: Prof. Dr. Inxh. Arqile Teta – që shkëlqeu në Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë
Albert Zholi: "Ti mund të dashurosh sërish" një thirrje për ringritje shpirtërore
Zemra Shqiptare