Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë

QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë, Darlin Dimo vlerësohet “Aktorja më e mirë protagoniste”
Nga Entela Binjaku
Të
hënën e 20 qershorit në mesditë Teatri “Bylis” i qytetit të Fierit do të hapë
dyert për adhuruesit e vegjël. Në skenë do të vihet shfaqja që i dha qytetit
trofeun për aktoren më të mirë protagoniste në Festivalin Mbarëkombëtar të
Teatrove për Fëmijë. Të gjithë aktorët e dramës “Kush e solli Doruntinën” do
t´u japin mundësinë bashkëqytetarëve të shijojnë interpretimin e e kësaj pjese
të njohur.
Edicioni
i dytë i Festivalit Mbarëkombëtar i Teatrove për Fëmijë, 2022 u mbyll në
mbrëmjen e 10 qershorit. Aktiviteti i titulluar “Një mbi një dritaret”i
organizuar nga Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të
Fëmijëve u zhvillua në Kalanë e qytetit. Vlerësimi i fëmijëve ju besua jurisë
së përbërë nga aktorët: Ndriçim Xhepa (pjestar i jurisë edhe në edicionin e
parë) Anila Bisha, Zamira Kita. Nxënës të moshave nga 8-16 vjeç nga shkollat e
10 qyteteve të vendit u paraqitën para publikut me pasionin dhe punën e bërë
bashkë me mësuesit e tyre. Festivali nisi më 1 qershor me fëmijët e Qendrës
Kulturore të Beratit dhe u mbyll me trupën e Durrësit, që ngjiti në skenë 46
fëmijë. Në mbrëmjen e 4 qershorit në skenën e Festivalit u paraqitën fëmijët
fierakë. Qëndra Kulturore e Fëmijëve të këtij qyteti kishte zgjedhur dramën e
njohur me titull: “Kush e solli Doruntinën?” me
interpretimin plot përgjegjësi e pasion nga nxënësit e shkollës
jopublike "Flatrat e dijes". Në skenë interpretuan: Darlin Dimo (nëna
e Doruntinës), Maria Mitro (Doruntina), Darling Vrenozi (Konstandini
interpretuan në), Eljo Lalaj (Kapiten Stresi) Helios Feleqi (Stanishi).
Loja
e tyre teatrore ishte përgatitur me regji të Rajmonda Aliajt e mbështetur nga
aktori dhe regjizori Klajdi Marku. Në përfundim të Festivalit juria
vlerësoi me çmimin e parë fëmijët e QKF në Korçë me shfaqjen “Një ngjarje e pazakontë”, me çmimin e dytë
fëmijët QKF Durrës të cilët u nderuan edhe me çmimin inkurajues për aktoren më
të mire si dhe me çmimin e tretë pjesëmarrësit e QKF-së së qytetit organizator,
Beratit.
Në
mbrëmjen e fundit të Festivalit në prani të artdashësve dhe të kryetarit të
Bashkisë së Beratit, në mesin e fituesve ishte edhe nxënësja Darlin Dimo. Ajo u
nderua nga juria me çmimin e aktores më të mirë protagoniste për rolin e nënës
së Doruntinës. Me marrjen e këtij cmimi Darlin i dhuroi qytetit, shkollës dhe
shokëve e shoqeve të saj të skenës, gëzimin dhe shijen e fitores. Interpretimi
mbresëlënës i nxënëses fierake i kishte bashkuar anëtarët e jurisë që e
vlerësuan atë njëzëri me cmimin e rëndësishëm. Në marrjen e çmimit vetë Darlin
falënderoi të gjithë shokët e shoqet e saj si dhe mësuesit me të cilët kishte
punuar duke e bërë të bukur këtë natë në kalanë plot magji. Edhe pse e vogël
kjo nxënëse ka treguar pjekurinë dhe përgjegjësinë që kërkon një detyrë dhe një
angazhim. Por rruga e saj drejt teatrit ka nisur të marrë formë prej vitit të
kaluar kur në muajin nëntor në konkursin
e "Fjalës artistike" 2021” të
shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Fier shkolla jopublike "Flatrat e
dijes" u nderua me cmimin e parë..
Në mesin e nxënësve të klubit të recituesve
të kësaj shkolle ishte edhe fituesja e vendit të parë Darlin Dimo -
klasa Vic. Një muaj me vonë ajo u shfaq në skenën e Teatrit Bylis para një
publiku të mbledhur me rastin e 50-vjetorin e themelimit të Teatrit. Darlin në
skenën e madhe interpretoi pjesën me të cilën i kishte dhuruar shkollës së saj,
cmimin e madh. Nga ajo shfaqje daljet e
saj në skenë vijuan me prezantimet e që ka organizuar Bashkia, shkolla apo edhe
të tjera institucione të qytetit që ja kanë besuar përkushtimit të peshën e
prezantimit. Siguria në skenë, qetësia, pasioni dhe puna e Darlit janë jo vetëm
duke vlerësuar nga të rriturit, por po kthehen në një model bashkëpunimi edhe
për bashkëmoshatarët e saj.
















