| E premte, 10.10.2008, 08:09 AM |
![]() |
Sose Dumani |
Poezi nga Sose Dumani
Për zemrën: Agim Gashi
Në skenën e artit çdo ditë dalin emra të rinjë. Një ndër vashat kurbetqare që një jetë të saj ia kushton poezisë, është edhe Sose Dumani, që jeton dhe vepron në Itali.
U lind më 8.12. 1964 në Kukës. Ka të kryer shkollën e mesme të përgjithëshme në Shkodër dhe Institutin e Kulturës Fizike në Tiranë. Pas punësimit në atëdhe, fati e gjuajti ate jashtë për t’u bërë refugjate. Tani punon pranë një Kolegji të Universitetit të Boconit në Itali. Poezinë e ka si hobi nga e cila vështirë ndahet, por që premton se e ardhmëja e saj do ta bën një poete që do t’i bashkangjitet vargut të emrave të njohur të poezisë shqipe. Nergut për www.zemrashqiptare.net, sjellim disa poezi të kësaj gruaje fisnike nga e cila pritet shumë.
Ku janë bijt e tu nënë?
Kjo dënes e qiellit
dhe ky rënkim i detit,
kjo peshë e rënduar e tokës
dhe kjo varrosje e amanetit.
Këta shkëmbinj inert
që veç panë e panë,
këta lisa shekullorë nga
rrufeja të vrarë.
Ky dhe i bekuar që po kthehet
në shterpë,
kjo hënë qe s'nusëron
veç vajton, vajton me retë.
Këta damarë të prerë në trupin
krejt skelet.
Kjo nënë ikonë, që bijt
po i pret.
Këto kroje mali me lakonit
po flasin,
Këto gregje azat, që s'dinë ku
e kanë stanin.
Këto fusha të begata, që mbushur
me gram janë,
Këto troje të ARBRIT trimat ku i kanë?
Thërret toka mëngjesin, dhe mbrëmja
mbart trishtimin.
Trualli kërkon të bijtë
e rëndë mallkon mërgimin.
Nëna nuk mbyll sytë dhe lëngon
gjatë e gjatë
KTHEHUNI O TRIMA
NË TË SHENJTËN "ITAKË".
CIGARESHITËSIT TË VOGËL
Çdo mëngjes të shikoj
tek endesh i menduar
në ato duar të vockla një kuti
mban shtrënguar.
Nuk është kutia e Pandorës
me shpresën e bardhë.
Por brenda ka urinë dhe fëmijërinë
e vrarë.
Çdo ditë të njëjtat rroba
çdo ditë të njëjtat fjalë
çdo mëngjes i pangrënë
çdo natë i palarë.
Ti “tregëtar" i vogël
që gjithmonë rend e rend
Ti vrapon pas një ylli
por një demon mbas të ndjek.
Ti zemër e vogël me ata sy
të trishtë, mijëra ëndërra të
lëngojnë në këtë botë të pistë
Ti qenie e pafajshme që erdhe në
këtë botë.
Koha përpin fëmijërinë tënde,
dhe të paguan vetëm lot
Të gjitha stinët i përcjell
nëpër trotuare të dridhet
dora e vogel ndërsa shet cigare.
Numron pak monedha me psherëtimat
e pafajsisë,
i burrëruar para kohe në alkiminë
e varfërisë.
Të shikojnë tek çirresh, rrugëve
të metropolit.
Kthejnë kokën me përçmim,
"ETRIT E KORRUPSIONIT"
Ju engjuj të pakrahë
bij të varfërisë,
jeni pasqyrë e turpit
për pushtetarët dështakë,
(PADRONË TË SHQIPERISË).
Fundshekulli
Të krrusur të zuri ky fundëshekull
o hallemadhe!
Mbi kurrizin tënd po luhet loja
e çmendurisë
Mbi kraharorin tënd po hidhen
zarat e kumarit e batakçinjët
fytyrën ta kanë gris.
Në shekuj ky popull po thërret
Liriiiii...
Ky emër qiellor ëndërruar përjetësisht
nga shqiptaria
Mbi qiellin shqiptar u lëshuan
pëllumbat e paqes por të gjakosur
u kthyen për të sjellë mesazhin e kobshëm
se edhe kësaj here abortoi DEMOKRACIA.
Zhgënjim zhgënjim zhgënjim
Urra........jemi të lirë...
menduam kur shembëm idhujt
prej bronxit...
Urra... dhe kur shembëm
djersën e baballarëve
Kjo quhej terapi e shokut
Fitore ... nga tribuna ku u ndërruan
rrolet pesëdhjetvjeçare
Dhe amanetin e tyre po e perqafojnë
BIJ E NIPA
Fitore se arriti çeku i bardhë
Konvertimin qeveria e bën me “piramida".
Zotërinjtë mbollën përçarjen
dhe nga lart shikojnë çmendurinë
masive
Trojet tona u kthyen në arena
antike GLADIATORËSH
dhe ATA në ekstazat skizofrenike
zgërdhihen të dehur nga paturpsia
Vèrshoni vllezër se po na bie jugu
e këtë turp s’e mban dot veriu
O BURRA TRIMA të marrim Tiranën
se qeverisjen e bën vetèm Toskëria
KMBI U NDA NË DYSH!
ARMATOSJE MASIVE
SHTET PA SHTET
Grabitje,vrasje,varfëri...
kufoma pa emër...
ekziston vetëm ligji antinjeri
Bota bën sehir...
Dhe kalvari i dhimbjes vazhdon
Ndërsa rikthehen "shpëtimtarët e kombit"
Nga tribunat e "tribunëve" bëhet thirrje
për qetësi...
Një shpresë duket në horizont
Rruga u hap...
Deti është me ju...
Skvalet jan në pritje...
Spazma pushtetmbajtëse i
kaloi KUFIJTË E LOGJIKËS
Lakmia e parasë shkatërroi
DIAFRAGMËN HUMANE
Mbi OLIMPIN TIRANIK
të fundshekullit
bëhej gjygji pa avokat
i PROMETEUT.
AMANETI i popullit vdiq
Se, diku i kishin prerë
forcën e vetëdijes
HISTORIA u egërsua
pse ATA për të dhjetën herë
FITOREN FALLSO DEPUTUAN
Zëri i impotencës bën përsëri betimin
Populli ftohet dhe njëherë të firmosë
Dështimin
KALVARI VAZHDON...!
Akuzoj
- I –
Kur zgjohet stina më e bukur
letargjia thyhet...
Zgjohen të fortët ,
rizgjohen të dobëtit,
por nuk ka forcë me
rizgjue trollin tim.
Me rizgjue nga zhgënjimi,
nga frymëmarrja ankthore!
Rizgjimi nuk është
pajtuar me heshtjen,
Lotët nuk iu mërguan
kurrë nga syri
edhe pse askush nuk ua
pa sytë të përlotur
Me kockat e thyera
përplasur shkëmbinjve
të dhimbjeve
kaloi nga shekulli në shekull.
ngarkuar me bujari e besë
padrejtësisht i pafat,
s’do të vdes!
-II-
Rrënjët tua truall amtar,
Identiteti ynë i fyer e vrarë !
Trungun e fisit e shpërngule,
e frutet e tua i shpërndave
anë e mbanë !
Dhe fara jote po të kryqëzohet
me hibridet e lajthitjes e të hiçit!
E largimin po e shoqëron
mohimi i gurit e i plisit !
Bijt e tu të pa përkrahje,
e të pa atdhe !
Të huaj këtu, e më të huaj atje !
Të përplasur nga dallgët
Të harruar nga zoti !
Ndersa politika shqyen buzët:
Kombi, Kombi, Kombi!
-III-
Ju përgjegjës të luftës vllavrasëse,
Ju që ndërtuat shëmbjen e Shqipërisë,
Ju, ju të gjithë
Që ngjitet majat e pushtetit
Dhe Olimpit të shpirtit
Vëndit tuaj
I kthyet shpinën
Si Juda Krishtit !
Ju që po shijoni Shqipërinë, pa ne
Një dite do të mbeteni pa varr
Edhe pse nuk e dini, o të vdekur
Të gjallë!
Vendit im
Të kërrusur të zuri ky fundëshekull
Mbi kurrizin tënd po luhet loja
e çmenduris.
Mbi kraharorin tënd po hidhen
zarat e kumarit, e batakçinjtë
fytyren ta kanë gris.
Në shekuj vendi im po thërret
Liriiiii !
Kjo fjalë qiellore ëndërruar përjetësisht
ne Shqipëri!
Mbi qiellin shqipëtar u lëshuan
pëllumbat e paqes, si korbat
vetem për të marrë nga ti, Shqipëri
u kthyen për të sjell mesazhin e kobshëm
se, edhe kësaj here, abortoj
Fjala “ DEMOKRACI”.
Zhgënjim zhgënjim zhgënjim
Urra... jemi të lirë...
menduam kur shembëm idhujt
prej bronxit...
Urra... dhe kur shembëm
djersën e baballarëve
me “terapinë e shokut"
Fitore ... nga tribuna ku u ndërruan
rolet pesëdhjetvjeçare
Dhe amanetin e tyre po e perqafojnë
"BIJ E NIPA"
Fitore se arriti çeku i bardhë
I konvertuar në piramida!
Zotërinjt mbollën përçarjen
dhe nga lart shikojn çmëndurin
masive
Trojet tona u kthyen në arena
antike" GLADIATORESH"
dhe" ATA" në ekstazat skizofrenike
zgërdhihen të dehur nga paturpësia!
"Vërshoni vëllezër, se po na bie jugu
e këtë turp se mban dot veriu"
"O BURRA TRIMA“ të marrim Tiranën
se qeverisjen e bën vetëm Toskëria
Kombi u nda në dysh
Dhe ju, paturpësisht, pyesni:
Qysh?!
ARMATOSJE MASIVE
SHTET PA SHTET
Grabitje,vrasje,varfëri...
kufoma pa emër...
ekziston vetëm ligji antinjeri!
Bota bën sehir.....
Kalvari i dhimbjes vazhdon
Ndërsa rikthehen "shpëtimtarët e kombit"
Nga tribunat e "tribuve"bëhet thirrje
për qetësi...
Një shpres duket në horizont
Rruga u hap…
Deti është me ju...
Skualet jan në pritje...
Spazma pushtetmbajtëse
kaloi KUFIJT E LLOGJIKES
Lakmia e paras shkatërroj
DIAFRAGMEN HUMANE
Mbi OLIMPIN TIRANIK
të fundshekullit
bëhej gjygji pa avokat
i PROMETEUT.
AMANETI i popullit vdiq
Se, diku i kishin prerë
forcën e vetëdijes
HISTORIA u egërsua
pse "ATA" për të dhjetën herë
"FITOREN FALLSO DEPUTUAN"
Zëri i impotencës bën përsëri betimin
Populli ftohet dhe një herë të firmos
Dështimin.
KALVARI VAZHDON...!
MAJ'99
Kur linda unë
Kur linda unë.....
thone se gjyshja mallkoj shumë
askush s'më dha një emër
se shpresuan ,të largohesha
nga kjo botë ,e quajtur anonim...
Por, un nuk ika
qëndrova këtu, për të falur
për të vuajur,për të qenë
edhe e lumtur...
Nuk di ç'farë ndjej sot..
të them urrejtje?!
Mirësia ime nuk mund
të urrej
Të them dashuri?!
Do të ishte madhore
po ta ndjej.......
Të them asgjë?
Kjo nuk do të ishte ndjenjë!
Një pështjellim.......
Dashuri,urrejtje,nostalgji,
vërejtje,soditje?
Eh....dhe në fund
një ofshamë nga shpirti
për këtë fat të pafat
të largimit, të ikjes,të humbjes.
Sot dyshoj ......
nuk e di nëse jam vetvetja.
Sot
Sot kam kohë të lirë të mendoj me nge
Po kush jam unë sot,dhe ç'bëj në këtë dhe?
Kur të shkoj te varri i gjyshit
Kur ta prek emrin e tij
Kur t’ia laj faqet atëdheut.
Ti them diellit “mirëmengjes”
Ta prek pragun dhe të vdes!
Se po shkoj vetëm në ëndërra
Gjumi me çon në Shqipëri
Zot mi thuaj nënës sime
Se një ditë do te vi…
Këtu dielli nuk shkëlqen
Ikën dita, nata vjen
Se prek hënën se s’me gjen
Ajo është te kulla ime
ku dhe nata atje ndrinë
ketu veç, rutinë,
Zürich ´98